KULTURA

Post festum i sesionit shkencor “At Gjergj Fishta”

Shkruan: Nue Oroshi

Dita e fundit e Korrikut e vitit 2016 ishte nje ditë e veçantë për kulturen shqiptare. Aty mbi tetëdhjetë studiues nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare ishin tubuar për t’i dhënë nderimin e madh vizionarit të kombit Shqiptar Atë Gjergj Fishta. Madhështinë e këtij sesioni shkencor ja rritën 22 studiues disa kishin ardhur personalisht ndërsa një pjesë kishin dërguar edhe temat për kontributin atdhetar dhe vizionar të Atë Gjergj Fishtës. Sesioni shkencor përfundoj me mjaft sukses. Në pjesën e dytë të këtij sesioni madhështor u mbajtën edhe tri ligjerata me rastin e shtatëdhjetë vjetorit të lindjes së prof.dr.Muhamet Shatrit. Madhështin këtij sesioni ia shtoj edhe Filmi dokumentar mbi atë Gjergj Fishten të autores Lule Nela. Shoqata “Trojet e Arbrit” tani më është në përfundim të përgaditjes së librit te veçantë për atë Gjergj Fishtën. Pas përfundimit të sesionit shkencor u mbajt edhe kuvendi zgjedhor i Shoqatës ” Trojet e Arbrit “ku u zgjodh edhe kryesia e re. Për këtë eveniment shumë shpejt do të njoftojmë me një shkrim të veçantë opinionin e gjerë gjithshqiptarë.Për fund i falënderoj të gjithë pjesmarrësit të cilët ishin nga të gjitha Trojet Shqiptare dhe Diaspora atdhetare. Fishtën e bojkotuan sërish me mospjesmarrje Televizionet Shteterore si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë duke treguar edhe njëherë se këto televizione fatkeqësisht ende janë nën ndikimin e djajve të kuq siç na thoshte Fishta ynë i madh. Patër Gjergj mbahu i fortë se vepra e jote atdhetare, shkencore dhe kombtare është më e madhe se e të gjithë atyre kolupuqave komunist të cilët sikurse zvarranik po e brejnë trupin e shëndoshë të rinisë shqiptare.Rrnoftë Shqiperia Etnike që shumë shpejt do ta bëjmë me djelmnin dhe vajzerin shqiptare dhe me përkrahjen e miqve tanë tradicional.

Leonora Laçi

Sesioni Shkencor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *