POLITIKA KOMBËTARE

Mirësevjen z. Biden!

Vizita e zv. Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Joe Biden, është një moment shumë emocional për popullin shqiptar të Kosovës. Kjo vizitë po vjen në një nga momentet më delikate të zhvillimeve politike në rajon dhe më gjerë.

Kryesia e Organizatës Balli Kombëtar Demokrat në Republikën e Kosovës, e përshëndet dhe i uron mirëseardhje në tokën shqiptare, zv. Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Besojmë se kjo vizitë e mikut të madh të shqiptarëve, do t’i shërbejë thellimit të mëtejshëm dhe zgjerimit të bashkpunimit mes SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës.

Balli Kombëtar Demokrat shpreson në mbështetjen e zv. Presidentit Biden për procesin e domosdoshëm dhe të pashmangshëm të rishikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin e Republikës së Kosovës me Malin e Zi.

 

One thought on “Mirësevjen z. Biden!”

  1. KOSOVA PO TE KET PATRIJOT DUHET TE BASHK PUNOJ ME VENDIMIN QE MER AMERIKA PER JU MBASI ESHTE I VETMI KOMB QE MUNDOHET PER BASHKIMIN KOMBETAR, KU DJEMT E AMERIKES DHAN DHE JETAT E TYRE PER KOSOVEN QE GEZONI SOT SE PA VEND BANIM TIM NUK DO KISHTE REPUBLIK KOSOVE, MBASI ENVER HOXHA JA DHURIJ MARSHALL TITOS QE TI CFAROSTE, SIC BERI AY DHE MILLISHOVICI,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *