HISTORIA

“Ballë për ballë me UDB-në”, si u likuidua Hasan Remniku

Shkruan: Nafi ÇEGRANI

Rrëfimet e papublikuara gjer më tani mbi misterin e likuidimit të Hasan Remnikut dhe grupit të tij kanë një histori të veçantë agjenturore, për këtë dhe për shumë arsye të tjera, mbeten enigmë deri në ditët tona. Dihet se në ato vite UDB-ja dhe KOS-i si në Kosovë, ashtu dhe në vise të tjera të banuara nga shqiptarët, janë zhvilluar mori operacionesh të përgjakshme në zbulimin, kapjen dhe vrasjen e shumë veprimtarëve e grupeve të rezistencës shqiptare.

Tërë arsenali operativ dhe njësitë speciale ishin vënë në frontin e heshtjes, dhe në sajë të metodave dhe të eksperiencës në futjen e spiunazhit, duke përdorur në terren “Falangën e tradhtarëve”, me shqiptarë dhe përmes besës, u thurën kurthe, zhvilluan lojëra me prapavijë dhe mashtrime, u përgatitën edhe skenarë të veçantë, në zbulimin, kapjen dhe likuidimin e Hasan Remnikut, u shpik dher sajua plani kinse Hasan Remniku u ,, helmua me tradhti,, gjë që ishte vetëm një gënjeshtër për të future huti,grindje dhe për hakëmarrje mes shqiptarëve dhe familjeve të njohur për trimëri të cilët e kishin strehuar Hasan Ali Remnikun. Udbja, në fakt kishte bërë planin e saj secret, të organizuar dhe koduar me emrin: “Prita e Bistricës”.

Por kush ishte Hasan Remniku?

Lindi dhe u rrit ne fshatin tipik të pasmaleve, në Remnik të Anamoravës së Epërme me të gjitha traditat dhe virtytet fisnike të burrërisë dhe guximit të shqiptarit të vërtetë, fshatarët e kësaj ane jetonin tejet të varfër dhe mundoheshin ta punojnë tokën e me të mbjellat të siguronin bukën dhe ekzistencën e jetës. Me plot halle e telashe jetonin shqiptarët e kësaj ane, me baticat dhe zbaticat e jetës së tyre larg rrëmujës e rrëmetit, edhe pse të varfër jetonin me ndershmëri, me djersën e ballit, dhe me zakonet e tyre. Hasan Remniku që në vitet e rinisë vërente padrejtësitë dhe tmerret që i bënin këtij populli hordhitë sllavo-çetnike, madje nuk ndalej keqtrajtimi i shqiptarëve. Shqiptarët vuanin shtypjen dhe terrorin, skamjen e cila nuk mori asnjëherë fund.

Madje pas Luftës së Dytë Botërore njësitet komuniste serbo-çetnike e bullgaro-maqedonase bënin presion, plaçkitnin, vrisnin e digjnin fshatarë të vuajtur. Bënin përdhunime vajzash dhe nusesh të reja të Anamoravës e deri në Preshevë. Hasan Remniku, ende i ri, nuk mundi të duronte, nisi të sillej si një kreshnik i vërtetë, ua mbante anën të varfërve dhe atyre qe ishin më të dobët, shumë familjeve të cilat vuanin për bukën e gojës. Ky u siguronte drithëra dhe miell. Herët doli kaçak në mal dhe gjatë gjithë kohës veproi si të ishte një Robin Hud shqiptar.

Ai i njihte tanimë rrethanat në të cilat jetonin shqiptarët dhe si kaçak malesh, i njihte shumë tradhtarët dhe spiunët, të cilët i dërgonte UDB-ja në terren dhe në qarqet e veta, për interes të saj, gjithnjë në dëm të veprimtareve dhe të popullit shqiptar në këto anë e më gjerë. Kishte një eksperiencë të hidhur që nga vitet kur ishin bërë dredhi e tradhti mes shqiptarëve duke u bërë disa prej tyre edhe masha të çuditshme tinëzare, e të ndryshkura në duart e armikut. Kishte njohuri mbi tradhtitë që i bënë luftëtarit të Spanjës Emrush Miftarit, Abdullah Preshevës, komandantit legjendar të Brigadës “Çlirimi” në anët e Preshevës, (personazhi kryesor i romanit në dorëshkrim të Mahmut Dumanit, të cilin më vonë UDB-ja e përdori në operacionet e veta agjenturore duke ia dhënë të nënshkruhej si autor Kapllan Resuli). Abdullah Persheva, si emër nuk ka të bëjë fare me komunistin antishqiptar Ahdulla Persheva, avokat nga Shkupi, babai i Vullnet udbashit dhe mik i Evzi Mehmetit.Por, të gjitha këto janë rrëfime tjera ndryshe…

Megjithatë, të kthehemi në temë, rastit të likuidimit të H.Remnikut, cili bëri bujë të madhe ndër shqiptarët por edhe në tërë Jugosllavinë titiste.

Kështu në vjeshtën e vonë, kur gjethet kishin filluar të zverdheshin, e në malet e Lubotenit dhe të Korabit dëbora i zbardhëllente si qeleshe të bardha. Ishte vjeshtë e vonë e vitit 1949. Një burrë me mustaqe të dredhura ishte ulur në ballin e një kepi, i thelluar. Ai mendohej dhe vështronte larg tej në horizont ku dukej se dielli, që ulej nga perëndimi do t’i puthte me mall ato maja malesh si kurorë. Ky ishte Hasan Remniku, ai Robin Hudi ynë i gojëdhënave të popullit të Anamoravës. Me vete në grupin e tij kishte edhe dy burra besnikë; Agush Mehmetin me bashkëshorten Qibrien dhe mësuesin e devotshëm e trim Mustafë Koka me nusen Raben. Kurse dy të tjerët ishin spiunë të infiltruar me instruksione sekrete të UDB-së, se gjoja edhe ata do të iknin në Shqipëri së bashku me grupin.

Por Hasan Remniku e kishte kuptuar qëllimin e tyre, ndaj edhe i mbante në shënjestër. Këtu fshihet dhe e gjithë Saga e tmerrshme e misterit për ,,vrasje,, me tradhëti ose ,, helmimin,, e Hasanit dhe grupit të tij. E në fakt, qëllimi I spiunazhit jugosllav ka qënë që të njolloste familjet aq heroike që e ndihmuan dhe mbajtën me bukë burrin e maleve me shokë.Në vallen e kësaj,, tradhtie,, agjentura e fshehtë duke bërë propagantë të ndyer, kanë përfshirë edhe disa persona të tjerë, të cilët kanë qënë të familjeve të mira që I ka njoh Hasani dhe ka pas besim të plotë kur është strehuar. Në raportet e veta zyrtare dhe perms rrjetit të spiunazhit karshi popullatës nisën t’I quanin si: “Falangë tradhtarësh”, kinse shqiptarët e shkelën në besë shqiptarin. Këta trillime dhe mashtrime i udhëhoqi famëkeqi Mehmet Cukulli- Maliqi (babai i analistit Shkëlzen Maliqi), i cili idhull kishte Rankoviçin dhe për çdo lëvizje informonte krye eprorët e UDB-së së Kosovës. Informacionet mblidheshin dhe përpunoheshin në raporte analitike nga dy qendra kryesore nga fshati Remnik dhe nga tereni që mbaheshin në vëzhgim dhe survejim permanentë Arif Syla dhe nga qendra e Bresalcit me Tahir Sokolin, komandant milicie për rrethin e Kamenicës, i cili mbante në lidhje operative Ismail Zenunin me pseudonimin “Kapetan Lleshi”, e këta i raportonin Beogradit.

Por edhe këta ishin në vëzhgimin syshqiponjë të mësuesit Mustafë Koka, i cili nga kontaktet me Skënder Kosovën, Hysen Thaçin dhe Qerim Ukën, oficerë të përgatitur të SHISH-it, kishte fituar përvojë të zbulimit dhe kundërzbulimit, që më pas e kishte vënë në veprim, dhe për të gjitha këto e informonte Hasan Remnikun, që vinte natën i hipur në kalë deri në fund të fshatit ku edhe takohej me mësuesin në ato shtëpi të strukura si koshere bletësh. Planet dhe kurthet për kapjen e Robin Hudit shqiptar ishin bërë gati. Operacioni zhvillohej në mënyrë shumë konspirative, por e tera e bazuar, duke përhap lajmin se ëdo gjë bëhej në,, shkeljen e besës shqiptare,, dhe me shqiptarë!!!. Çfarë ironie, çfarë kodoshllëku! Tanimë edhe Hasan Remniku ishte nisur në drejtim kah sytë e tij prej skifteri i kishin derdhë shikimet, drejt horizontit, drejt maleve kah kufiri shqiptaro-shqiptar, të ikte në Shqipëri. Ishte vjeshtë e vitit 1951. UDB-ja inskenoi “ikjen nga burgu” të Agush Mehmetit.

Ky shërbim bëri si pjesë të lojës edhe disa arrestime, vuri në pranga disa persona se gjoja kishin ndihmuar të dilte nga burgu, të ikte, Agushin. Nga ana tjetër përmes kanaleve “underground” (të nëndheshëm), përsëri përmes fakirëve hapën lajmin se gjoja “i dënuari me vdekje Agusha Mehmeti” do të bashkohej me kriminelin Hasan Remnikut. Kështu edhe nisi ajo lojë e ndyrë. Por, Agushi duke qenë i vetëdijshëm për këtë, iku në mal bashkë me gruan dhe ia rrëfeu fije për pe Hasanit. I dha fjalën dhe besën se nuk do ta tradhtonte kurrë dhe së bashku me të do të arratiseshin për në Shqipëri. Këtë UDB-ja dhe masha e saj Maliq Cukuli i Prizrenit nuk e prisnin. Bënë edhe disa likuidime të tjera në disa fshatra të Drenicës, të cilët kishin qenë miq të Skënder Kosovës. Kjo vazhdë operacionale i drejtoi operativët; Xhafer Lila dhe Vojo Taliqin në Remnik, te mësuesi i fshatit Mustafë Koka. Biseduan me të dhe aty nga mesi i natës bisedat u shndërruan në zënkë dhe shamatë (këtë e ka rrëfyer më pas i zoti i shtëpisë Ahmet Neziri). Mësuesi i priti mirë udbashët i qerasi edhe me kafe me sheqer, por ata kërkuan që kafet tua sillte nusja e sapomartuar e mësuesit, Raba!

-“Ku e ke nusen o Mustafë? Pse nuk na qeras ajo me kafe?”, -i thanë dy udbashët duke qeshur me të madhe.

-“Nuk e kam në shtëpi, -tha mësuesi fisnik. Ka shkuar tek të vetët”.

-“Ajo është bijë Remniku”, -tha Xhafer Lila.

-“Po si ta quajnë gruan, Mustafë”, -pyeti oficeri jugosllav.

-“Rabe, Rabije! Kështu e quajnë”, -u dëgjua zëri i mësuesit.

Ai i skuqur prej turpit i pyeti nëse mund t’ua shtronte dyshekët për të fjetur. Ishte thuajse mesi i natës. Yjet xixëllonin ne qiell. Fshati flinte, thuaj se po bënte një gjumë të rëndë. Pas një parmaku të çardakut me dërrasa, qëndronte i heshtur dhe vëzhgonte si skifteri Hasan Remniku. Mustafë Koka doli me ngadalë nga oda duke u thënë natën e mirë. Udbashët vazhdonin të zgërdhiheshin duke thënë: “Hhhhh Rabija, Rabija!”

Mësuesi Mustafë Koka i ofenduar ia rrëfeu gjithë, Hasanit, gjithë ç’ka i kishte ndodhur në dhomë me Xhafer Lilën dhe Vojën, me dy maskarenjtë e UDB-së.Si e kishin fyer për Rabën, dhe se këtë ai nuk mund ta durronte dhe se do t’i vriste aty për aty.

-“Më kanë prekur në nder. Më kanë ofenduar rendë o Hasan! Sot nuk i lë pa i vra”. Ai nxori shpejt nga vendi ku e kishte fshehur një pushkë të gjatë, prodhim bullgar, kurse revolen e kishte në brez.

Hasani itha se çfarë duhej të bënte, dhe se pos a të futej përsëri në dhomë, do t’u bërtiste:,,çohi, maskarenj,, dhe t’ua spraste patllaken të dyve, sa që të mos kishin më kohë të kapnin armët. Dhe ashtu ndodhi, Mustafë Koka futet me revolen në dorë dhe u bërtet qëtë çoheshin në këmbë, dhe ua lëshon plumbat si breshër…U dëgjuan edhe dy krisma të tjera njëra pas tjetrës që ushëtinë nata dhe mallet. Ishte martina e Hasan Remnikut…

Malësorët e lodhur nga hallet dhe telashet e ditës, nga rrëmuja e jetës së përditshme, kush e di se ç’ëndërr do të kenë parë atë natë me gjysmë hënë. Dikur u duk një hije bri parmakëve të çardakut. Ai, “Robin Hudi”, hapi me ngadalë derën e odës ku gjendeshin të shtrirë , të vrarë dy “miqtë” udbashë të paftuar në këtë shtëpi. Qëndroi si shkëmb mali në prag të derës dhe u lëshoi edhe një britmë burri: “Çohi, çohi he burra të ligj!” Por, ata ishin të vdekur, nuk lëviznin dot. Më pas që të dy trimat, ,,Robin Hudi,, dhe Koka ikin në mal…

Të nesërmen, pasi agoi dita, u mësua se dy oficerë të UDB-së ishin vrare me një breshëri plumbash dhe nga një plumb pushke i kanë marrë njërin në ballë e tjetrin në qafë. Prej asaj nate, mësuesi Mustafë Koka bashkë me nusen e tij, Raben, nuk iu ndanë Hasan Remnikut, Robin Hudit të Anamoravës.

***

Vera ka kapluar çdo anë, e vetëm në bjeshkë ndjehet freski, e një puhizë e lehtë malesh që fryn dhe bashke me të një aromë ahishtash dhe bar i pakositur. Kryeshefi i një sektori të UDB-së, Aleksa Vuçiniçi, i cili e kishte në dorë rastin e Grupit të Hasan Remnikut sa i kishte lexuar dy dosjet personale, të cilat UDB-ja, e më herët OZN-a, ia kishin sajuar dhe formuar Hasan Alisë nga Remniku, të cilit në male i ishin bashkuar edhe Agush Mehmeti e Mustafë Koka dhe nuset e tyre. Grupi përparonte ngadalë dhe me kujdes drejt kufirit. Një udbash tjetër i quajtur Tahir Sokoli, i ndiqte këmba këmbës dhe po ashtu në vëzhgim i kishte edhe Cukuli i Prizrenit. Thurja e rrjetit të merimangës udbashiane ishte vënë në realizim të operacionit ogurzi, ku u përfshinë edhe Ismail Zenuni, Rexhep Xhiha, Shaban Kajtazi etj., etj., të cilët duke u bërë masha në duart e Aleksa Vuçiniçit, po e çonin çdo gjë sipas planit. Emrat e “Falangës tradhtare” të shqiptarëve ishin të koduar me shifra të veçanta, si; “Musa”, që i korenspodonte emrit të Sylë Mehmetit nga Vraniqi, të cilin në kurth e kishte futur me mashtrime Ismail Zenuni me pseudonimin “Rakipi” (këtë të fundit më vonë Mehmet Maliqi e kodoi me pseudonimin “Kapetan Lleshi”). Pseudonime të tjera të tyre ishin edhe “Shefiti”, “Shabani”, ky i fundit ishte Mazllum Nimani, dhe kështu me radhë.

Kështu kaloi vera e vonë edhe pas saj vjeshta e vonë e vitit 1951. Tanimë Grupi i Hasan Remnikut ishte vendosur fshehurazi në shtëpinë e patriotit Daut Kepës. Prej atje do të pushonin një ditë dhe një natë e të nesërmen me të rënë terri do të niseshin ngadalë maleve e grykave, në drejtim të kufirit me shpresë të kalonin në Shqipëri. (Skenari, bërë gati për kapjen dhe eliminimin e këtij grupi, ishte identik me atë që realizuan për kapjen e Sulë Hotlës, në radhët e të cilit ishin infiltruar oficerë të OZN-as që flisnin shqip si Arizan Nesterovski, Marçe etj). Po kështu do të rridhnin situatat edhe në ngjarjen e për eliminimin e Grupit të Hasan Remnikut, i cili parashikohej në dy variante, në atë “A”që ishte plani i vërtetë i studjuar mirë ,,Prita në Bistricë,, dhe ai “B”,që ishte gënjeshtra e stërhulluar që e përhapnin përmes rrjetit të agjneturës të fitohej përshtypja se Hasan Remniku me shoku ,,u helmua,, dhe u ,,tradhëtua,, nga ata që e mbajtën në shtëoi. Qëllimi i kësaj gënjeshtre kishte domethënie strategjike dhe armiqësore ndaj shqiptarëve që kurdiste UDBJA..

Edhe Hasan Remniku kishte planin e vet, ku parashikonte ecjen vetëm natën e rrugë pa rrugë deri sa të dilte në kufi me Shqipërinë. Parapara tij lëviznin Sylë Mehmeti dhe Ismail Zenuni, të cilët gjoja ishin lidhje të personit “N.N”, që do ti nxirrte matanë kufirit. Pas Hasanit ecnin me kujdes Agushi dhe Mustafa, e në fund do të ishin dy gratë e këtyre të fundit. Të gjithë ecnin në kolonë njeri pas tjetrit. Hasani e parandiente tradhtinë por mendonte se e kishte detyrim t’i nxirrte njerëzit matanë kufirit e pastaj do të shihte. Mendonte për anëtarët e grupit, por edhe për vete. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Basriut” të Lanavicës, Hasani ishtei kujdesshëm por edhe nuk kishte shkas për të dyshuar se mund të ndodhte diçka jo e mirë, ndaj dhe fliste i çlirshëm.Sidomos kishte nis të nevrikosur gjatë natës së dytë, sepse nuk dëshironte që UDB-a të kapte në kohë. Kishte vendosur që pasi të anin mirë bukë, djathë, kos dhe mish, që i kishte përgatitur i zoti i shtëpisë e do të merrnin edhe me vete diçka prej tyre,pasi për rrugë u kishin përgatit me bollët, do të ngjiteshin në bjeshkët e Dragashit.

Dhe kështu zhvillohej kjo ngjarje, e cila edhe sot mbeti aq misterioze, aq enigmatik dhe e përfolur, sepse spiunazhi udbashian e futi në popull intrigën dhe gënjeshrtën, kinse gjithandej ishin Hasani me shokë të ,,helmuar,,! Pasi hëngrën të gjithë mirë e mirë, kanë rënë në gjumë vetëm për dy-tri orë, sepse do të niseshin ngadalë njëri pas tjetrit në kolonë dhe në heshtje. Në dhomën e miqve flinin burrat ndërsa në një dhomë tjetër dy nuset e reja. Pas pak u dëgjua zëri i Hasan Remnikut: O burra, nisemi! Pas pak u dëgjuan edhe disa zëra të tjerë dhe ra një heshtje e rëndë si nata e asaj vjeshte të vonë tetori të vitit 1951, kur kolona shkonin ahishteve me kujdes. Dy ditë ecën maleve dhe kreshtave të thyera…Për tërë natën e fundit, oficerët e UDB-së dhe shërbëtorët e ishin vendos në pusi sipas planit dhe skenarit të parapërgatitur të operacionit “Pritë në Bistricë”, aty buzë Bistricës, në një lëndinë prej nga ku ngjitesh në pyll, kolona e Hasanit ecnin në heshtje dhe me kujdes, kur papritmas, përballë tyre u hapën drita të forta nga kamionët e fshehur, kurse ushtarët dhe policia të fshehur pas kaçubash gjatë pellgut të lumit hapin zjarr, u dëgjuan disa të shtëna armësh dhe rrafale ku Hasan Remniku me shokë mbetën të vrarë!

…Edhe sot e kësaj dite kjo histori ka mbetur mister, pasi është një Sagë e pastër ballkanike me ngjyrat e një spiunazhi, vrasje me prapavijë dhe plan të atij Shërbimi famoz… Kapitull ky, i veçantë, i sagës ballkanike…

***

… Hasan Remniku me shokë, u likuidua në “Pritën në Bistricë”! Lëtu dilemma nuk ka, por kjo mund të ndodhte gjithandej Kosovës, ngase e tërë kjo ishte si rrjedhojë e një grumbulli rrethanash që shkonin në dëm të lëvizjes dhe të luftës së Hasan Remniku me shokë, që zhvilloi ato vite…

Pas likuidimit të grupit të atdhetarëve të Hasan Alis Remnikut me shokë, nga ana e policisë dhe ushtrisë jugosllave, udbashët nuk u kënaqen me aq. Pas kësaj ngjarjeje të dhembshme e tragjike për popullin shqiptar, nga ana e pushtetarëve pasuan masat ndëshkuese ndaj të gjithë atyre që e njohën ose patën kontakte bashkëpunimi me të. Popullata e Anamoravës pas ngjarjes që tronditi këtë anë, ditët pas kësaj i kalonte në ankth. Pa paralajmërim filluan arrestimet e njerëzve në çdo kohë dhe në çdo fshat të kësaj ane.Filluan bastisje e provokime, arrestime e rrahje nga më të ndryshmet,të cilët akuzoheshin se kishin strehua, ndihmua dhe mbrojtur Hasan Remnikun.

U dënuan me shumë vite të rënda burgu:

1. Arif Sherif Selmani, bujk, (1932), Bresalc, 4 vjet burg

2. Arif Sylejman Çollaku, Remnik, u dënua me 101 vjet burg

3. Ajdin Ali Shabani,me vdekje – pushkatim

4. Azem Kadria, 101 vjet burg

5. Baki Ali Aliu, bujk, (1901), Remnik, 7 vjet burg

6. Baki Maloku, Remnik, 7 vjet burg

7. Qazim Ismaili, me vdekje- pushkatim

8. Daut Jakupi-Kepa, bujk, (1891), Livoqi i Epërm, 7 vjet burg

9. Destan Muharremi, bujk, (1920), Lybishtë, 4 vjet burg

10. Elez Kadri Elezi, 8 vjet burg

11. Fetah Xhelë Haradinaj, 13 vjet burg

12. Hajdar Hajdini, bujk, (1911), Gumnisht, 3 vjet burg

13. Hajdin Ali Godeni, 101 vjet burg

14. Hamdi Hajrush Hajdari, bujk, (120), Remnik, 1,6 vjet burg

15. Haqif Uka, 8 vjet burg

16. Ibush Hetem Bresalci, 7 vjet burg

17. Isak Hazir Smaka, 1 vit burg

18. Ismail Deli Muja, Bresalc, bujk, (1911), Bresalcë, 7 vjet burg

19. Ismail Qorrolli, bujk, (1906), Bresalcë, 3 vjet burg

20. Jahja Selim Halimi, bujk,(1906), Remnik, 1 vit burg

21. Kadri Uruqi, 20 vjet burg

22. Latif Hetem Haziri, bujk, (1923), Bresalcë, 7,6 vjet burg

23. Mehmet Imer Çallaku, 4 vjet burg

24. Murat Limon Abazi, 8 vjet burg

25. Mustafë Rahimi, bujk, (1918), Lybishtë, 4 vjet burg

26. Namon Beqir Qorrolli, bujk, (1911), Bresalc, 3 vjet burg

27. Ramadan Hoxha, Cërnicë, 20 vjet burg

28. Ramiz Fazli Misini, bujk, (1917), Remnik, 9 vjet burg

29. Sabedin Uka, 8 vjet burg

30. Sadik Vranoci, bujk, (1921), Cërrnicë, 3 vjet burg

31. Sahit Abaz Rexha, bujk, (1914), Bresalc, 3 vjet burg

32. Sali Ferizi,i falet dënimi

33. Sejdi Selim Halimi, bujk,(1908), Remnik, 1,6 vjet burg

34. Selim Ali Godeni, 101 vjet burg

35. Selman Ramë Selimi, Bresalcë, lirohet dhe shumë të tjerë që merren në pyetje, torturohen dhe lirohen pa pikë të fajit.

36. Selman Sherif Selimi, 2,6 vjet burg

37. Sylë Fazlia, 15 vjet burg

38. Shaip Hajdin Dauti, Livoq i Poshtëm, 8 vjet burg

39. Shefket Mustafë Bunjaku, rrobaqepës, (1919), Gjilan, 4 vjet burg

40. Shukri Hajriz Hajrizi, bujk, (1920), Goden, 5 vjet burg

41. Sylejman Ymer Çallaku,

42. Xhavit Qerim, bujk, (1914), Remnik, 4,6 vjet burg

43. Xhymshit Bilinica, 4 vjet burg

44. Veli Ibrahim Ymeri, me vdekje -pushkatim.

7 thoughts on ““Ballë për ballë me UDB-në”, si u likuidua Hasan Remniku”

  1. Po i përgjigjem Z. Fehmi Halimit në dilemat e tija, unë Mejdi Asllani i lindur në vitin 1940. në Gjilan. I kam qëndruar pran kokës së Heroit Hasan Alisë dhe shokve dhe dy nuseve të reja, të gjithë të vrarë dhe të ekspozuar në pazarin e vjetër të perimeve që në atë kohë i thonin Loma e drithit. Tri ditë të plota ndërsa në natën e katërtë me që kufomat filluan të marin errë, i kishin tërhjekur dhe vorosur diku ku as sot nuk dihet. Hasan Remniku nuk ka pasur vetim një vrimë në gjoks por shumë vrima dhe shenja të barotit. trupi i Hasanit ishte i çveshur deri në brez dhe mund të shifeshin dhe numroheshin vrimat hyrse të plumbave. njerzit flisnin se qenkan vrar nga afër. Edhe pse Hasani e kishte gjoksin të mbuluar me lesh të dendur të vetin, goditjet e plumbave dukeshin. Mustafa pos plagve të tjera e kishte edhe kafkën e çarë dhe i dukeshin trut. nëse dikush do ta dija, pse unë si fëmi 11 vjeqar paskëm qenë aq i interesuar për ta. U them; Unë e kam pasur shtëpinë afër lomës së drithit, dhe aty kam qenë kur me shqelma i zbarkonin nga kamioneti 2.5 ton. Dhe se unë Qibrijen, nusën e Agushit e kam takuar në shtëpinë e vetë në Pozharan vetëm një muaj para se të bashkohet me të fejuarin e vetë në male. Çibrija dhe Rabija të ndjera kishin vetëm nga një plumb që me zor vërehej nga se ishin të veshura me Uniformë të gjelbër dhe nga një pshtjellak përparse. të cilin kur erdhë Xhela babai i Sinan Hasanit ja hoqi dhe ja mbuloj fyterën Çibrijes Nga se e kishte të fisit të vetë. Kjo ka qenë ato që unë i kamë parë. Nafiu e ka përshkru bukur mirë ndodhinë gjerë të bistrica por aty nuk përputhet, unë kam informacion se në atë pritë janë slellë kufomat e jo të gjall. nga se në bisedë me disa ish polic të asaj kohe, më vonë nuk ishin polic, që kanë qenë në prritë, as njëri nuk më ka thënë se u kan leju që të afrohe e të shohin se në çka kanë shtënë. kjo për ta kursyer familjen bashkëpuntore të UDB-së nga hakmarja. E që unë besoj që janë vrrarë në konakun e tijë. Një veprimtar nga Prizereni me gisht ma ka pas tregu fshatin mbi Bistricë-Lumbardhë ku janë egzekutu në pabesi, nga vendi ku është inskenu prita në Lum.

  2. Është për t’u habitur, se si grupi i Hasan Remnikut ra në pritë ne Bistricë ( Lumbardhë) afër qytetit të Dushanit, kurse natën e kanë kaluar në Landovicë afër Drinit!?

  3. Më gjerësisht, mund të lexoni në librin tim monografik “Hasan Ramniku – luftëtar për etninë shqiptare”, Prishtinë, 2011, ku për këtë vrasje ka edhe detaje të tjera.

  4. SA BUKUR E KE LIDH E NDERLIDH, I NDERUAR NAFI ÇEGRANI, DHE KY ESHTE NJE SHKRIM QE TE ÇON DISA HERE TA LEXOSH ME VEMENDJE, SEPSE TE RRALLA JANE SHKRIMET E TILLA, SIDOMOS PER RASTE TE KESAJ NATYRE QE NE SHQIPTARET KEMI NEVOJE PER DIJE, SEPSE KESHTU SHKRUHET HISTORIA JONE KRENARE DHE E PERGJAKUR.DHE NE FUND NJI PYETJE Z. NAFI, KU MUND TA GJE LIBRIN TUAJ ,,BALLE PER BALLE ME UDBN,,? QOFSH I NDERUAR DHE I RESPEKTUAR, ZOTI TE DHENT SHENDET E GUXIM PER KETO QE NA SHKRUAN. VETEM SUKSESE

  5. Ne Lubishtë është denuar edhe Riza Shaban Shabani i cili e ka pasur djal teze Hasan Remnikun,por nuk e di sa ka qen i denuar,veq babai im tregonte se e kan marr disa here ne pyetje dhe ma ne fund e kan qu te shkolla dhe e kan lan ne pranga,ne nje natë te ftohet dimiri,qe te kujtohej deri te nesermen dhe t’i jepte pergjigjëje UDB-es. Rizahi ashtu i prangosur ka ikur gjatë nates dhe ka humb cdo gjurmë duke mbrri ne fshatin Selishtë tek familja e Sylë Selishtes.Kete rast mund ta dokumentojë se ne shenjë respekti per mikpritjen qe i kan bere n’at familje ma von ja ka dhan Syles edhe vajzen Sabrien qe ende eshte gjallë dha tani jeton ne Zheger….kush eshte i interesuar mund leht ta verifikoj kete shkrim timin.

  6. E vërteta përnjëmend e vërtetë mbet e panjohur pasise nuk ka dëshmi e fakte, kurse këtë verzion-që është kryesori, -edhe kë,-të e ka dhënë UDB -ja vetë, përmes partisë në teren.Dosido, ata u likuiduan nga Shërbimi Sekret Jugosllav, -kjo dihet.E një plak më tregoi njëherë, kur isha me të në Qendër të Qytetit në Gjilan, -tek përmendorja partizane,-si paska qenë i ngritur një shator atëherë në atë vend ku është përmendorja ende dhe ku ky plaku, -atëherë i ri, -kishte futur kryet dhe kishte parë Hasanin vetëm të vrarë me vetëm një plumb…-Nga kjo, mendoj se nuk përputhet tregimi për Pritën në Bistricë, sepse në pritë dhe të shumë pritësve, e sidomos natën,viktima merr shumë e shumë goditje…mendoj se tregimi kryesor është sajim, që të zhvendosej e vërteta më larg, që nga ky rajon mos të kërkonte kush hëpërhë “hak” prej ndokujtë!? Për fund, kush qe ai që përshkroi kaq detajisht marshin për drejt kufirit,…me Ismajl Zenunin e tjerë udbashë, kur të gjithë që ishin me Hasanin, u vranë!?…0Për të mirë!

  7. Nafi Çegrani , ti qe u bere balle dhe sfide prangave te udbs qe nga vitet 1981, na shkruaj e vetem na shkruaj per keto gjera qe jane aq tragjike per fatin e shqiptarit, e qe ne, e sidomos brezat e rinj nuk i dime. Shkruaj he, dora mos t’u ndalt.Uroj shendet i jete dhe te fala nga anet e Anamoraves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *