POLITIKA KOMBËTARE

Vetem dy fjalë juve që insistoni ti falni kufijtë shekullorë

Shkruan: Çun Lajçi

Edhe fëmijtë 8 vjeç i dinin kufijtë e Jugosllavisë. Sllogani “od Trigllava do Gjevgjelije” dhe “od Hogošta do Dragaša” tingëllonte si kambanare dhe s’kishim se si mos ti dinim. 

E si mos ta dinim edhe slloganin tjetër të Pokrajinës ku jetonim “Od Çakora pa do mora”
Kush mund të bante harta për kufijtë administrativ dhe shtetnor pos asaj Jugosllavie. 

Ne shqiptarët? Jo!

Pra i banê ata që na sunduen dhe njeni nga ta ishte Gjillasi. Ai kishte shumë ma arësye me ia falë Çakorrin e Kullën vllaut të vet Cernagorës por nuk e bani. Serbinë e kufizoi aty me vllaun e vet dhe gjatë shekullit nëse i lëvizi, kend nga neve na pyeti? Ai mund t’ia ket falë edhe Pejën pa na pyetur fare. Qytetet emnoheshin me emnin e Titos. Ju kujtohet?

Pse tash Kadri Veseli deklaron ” unë nuk u besoj hartave Jugosllave” Pse, cili shqiptar paska ba harta zyrtare të ish Jugosllavisë qê Veseli u dashka me i besue?

Si asht e mundun që Kryeministri që punoi tan jetën me Rrahman Morinën të thotë” unë nuk muj me ia marrë tokat M.Zi!
Cilat toka po i quen të M.Zi o Isa Mustafa, tokat e Rugovês?

Mund të falet ara, mali, livadhi por jo HISTORIA o njerëz!!! Çakorri asht histori e Shqiptarisë qe nga 1877 dhe si doni t’ia falni historinë anmikut. A keni dinitet apo jeni frustru???

Kurse Ju që si rriçnat i jeni kap pushtetit, bollni ma me at patriotizmin tuej të rrejshem ” kufini asht në Vermosh e Berane dhe Plava e Gucia asht e jona” e Jona asht edhe Çakorri e Kulla por ju po i falni, qysh i falën paraprakët tuej Plavën me Guci e sa e sa katunde dhe letrat / tapiat që po i kerkoni/ nesër do ti gjeni në Cetinë.

Unë kurrë ma nuk ju shkruej. Kurrë ma nuk ju lus për Çakorrin as Kullën.Mund të me shani sa të doni. S’jam i as nji partie dhe i as nji lideri. Isha vetëm i z. I. Rugova dhe i popullit dhe kurrë s’u pagova për xhirimet lidhur me Demarkacionin. E bana se e pata detyrë me i dalë zot Atdheut.

Tani mund ta votoni TRADHËTINË ju deputet që i moret votat e Dukagjinit.
Por mallkimi do t’bie mbi fëmijtë tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *