POLITIKA KOMBËTARE

Ligji i Dosjeve pastron administratën nga bashkëpunëtorët e sigurimit

Intervistoi: Klaudia Malaj

Ligji i dosjeve është i fokusuar tek gjetja e bashkëpunëtorëve të sigurimit, por ky ligj është fokusuar për pastrimin e administratës. Pra, në Parlamentin që vjen të mos ketë bashkëpunëtor të sigurimit. Ministria nuk duhet të japi lista emrash përderisa fondi nuk kalon në mirin e llogarisë, qoftë të trashëgimtarëve qoftë të burgosurve që janë gjallë. Duke parë ngadalësimin e këtij rritmi neve ju drejtuam ministrisë së financave për dijeni edhe kryeministrit.

Sepse drejtoresha që merret me dëmshpërblimin në sektorin e dëmshpërblimit te ish-të përndjekurit deklaroi që: “Brenda këtij viti do të merren dy këste, kësti i gjashtë dhe kësti i shtatë”. Por ligji thotë se nuk mund të filloj kësti i gjashtë pa mbaruar kësti i pestë. Dhe unë do të insistoj dhe do t’i bëj thirrje Ministrisë së Financës që ta fillojnë sa më shpejt. Të paktën me këta që janë mbi 80 vjeç, si mbas fondit që kanë. Përshpejtimi të jetë tek kjo moshë.

Si po ecën procedura e shpërndarjes së dëmshpërblimeve?

Simon Mirakaj – Desha të bëj të qartë, në vazhdimin e Ligjit të Dëmshpërblimit nga Partia Socialiste, për hir të së vërtetës e quajtëm një risi sepse vite më parë Partia Socialiste ka deklaruar që ne, nuk do të merremi me shtresën e të përndjekurve dhe me ish-pronarët. Pra vazhdimësia e Ligjit të Dëmshpërblimit ne e quajtëm një reflektim të PS me qëndrimin e shtresës së të përndjekurve politik. Mirë po edhe kjo bie ë kundërshtim sepse në një anë vazhdoi ligjin e dëmshpërblimit, nga ana tjetër shumë janë hequr nga puna, edhe pse ishin profesionist edhe pse nuk kishin shkelur ligjet.

A kishte ndryshim fondi që caktoi Partia Socialiste nga qeveria e mëparshme?

Simon Mirakaj – Në lidhje me ligjin e dëmshpërblimit ne e pritëm mirë sepse edhe fondi për hir të së vërtetës nuk kishte ndryshime me fondet nga qeveria e kaluar. Pothuajse ishin të njëjtat fonde nga 20 milion dollar. Pati një ritëm të kënaqshëm deri në shtator të 2015-ës. Ata që nuk kishin marrë marr këstin e dytë, trashëgimtarët, morën këstin e dytë, ndërsa me ndryshimin që bënë në ligj PS, që kryeson aleancën e majtë, i dhanë prioritet të burgosurve që janë gjallë. Dhe ritmi ishte i kënaqshëm. Morën pothuajse të gjithë këstin e pestë, e theksoj, pothuajse. Dhe ky rritëm vazhdoi deri shtatorin e 2015-ës. Në median e shkruar u tha se: “Ka mbetur një fond prej 4 milion dollarësh dhe ky fond do të harxhohet, do të konsumohet deri në fund të vitit 2015, për trashëgimtarët që nuk kanë marrë këstin e dytë dhe për të burgosurit që janë gjallë dhe që nuk kanë marrë këstin e pestë”. Nga shtatori deri në këtë moment që po flasim filluan gazetat duke end emrat qoftë të trashëgimtarëve, apo të burgosurve që janë gjallë dhe që nuk kanë marrë këstin e pestë. Kërkoheshin certifikata për trashëgimtarët dhe numri i llogarisë. Po kështu kërkoheshin certifikatat e lindjes për ata që nuk kishin marrë këstin e pestë. Dhe njerëzit duke lexuar nëpër gazeta, të cilat me tituj të mëdhenj shkruanin: “Ja emrat që do të marrin këstin e dytë, apo të pestë”. Njerëzit në bazë të gazetës shkonin në banka ku kishin hapur numrin e llogarisë.

A u shpërblyen këta persona?

Simon Mirakaj – Vetëm emra se lekë nuk kishte. Pra nuk kishin kaluar lekë.

Atëherë përse publikoheshin këto lista? 

Simon Mirakaj – Publikoheshin emrat, si duket gazetat bëjnë biznes. Por për mendimin tim përgjegjësia nuk bie të gazetat por tek Ministria e Financave. Ministria nuk duhet të japi lista emrash përderisa fondi nuk kalon në mirin e llogarisë, qoftë të trashëgimtarëve qoftë të burgosurve që janë gjallë. Duke parë ngadalësimin e këtij rritmi neve ju drejtuam ministrisë së financave për dijeni edhe kryeministrit. Ministria e Financave na u përgjigj konform ligjit që përcakton përgjigjen e shkresave zyrtare brenda afatit.

A morët përgjigje?

Simon Mirakaj – Përgjigja erdhi me shumë rreshta por pa përcaktuar asgjë konkrete, se kur do të filloj kësti i dytë për trashëgimtarët dhe kur do ta marrin kësti i pestë për të burgosurit politik që janë gjallë ata që kanë mbet pa e marrë. Njëkohësisht në shkresë neve kërkuam edhe kur do të filloj kësti i gjashtë. Sepse drejtoresha e që merret me dëmshpërblimin në sektorin e dëmshpërblimit te ish të përndjekurit deklaroi që: “Brenda këtij viti do të merren dy këste, kësti i gjashtë dhe kësti i shtatë”. Por ligji thotë se nuk mund të filloj kësti i gjashtë pa mbaruar kësti i pestë. Dhe unë do të insistoj dhe do ti bëj thirrje ministrisë së financës që ta fillojnë sa më shpejt. Të paktën me këta që janë mbi 80 vjeç, si mbas fondit që kanë. Përshpejtimi të jetë tek kjo moshë. Ne kemi edhe njerëz që janë mbi 90 vjeç, dhe unë i uroj të kenë shëndet dhe jetëgjatësi. Por kur mbërrin në një farë kufiri…kur do ta marri dëmshpërblimin. Kur do e marri këstin e gjashtë. Kur çdo e papritur mund të ndodhi.

Pra ju propozoni që nga mosha më e madhe të fillojë shpërndarja e dëmshpërblimeve….

Simon Mirakaj – Të fillojë sa më shpejt dëmshpërblimi nga kjo moshë. Pastaj të vazhdoj edhe me moshat e tjera si e parashikon ligji. Po kështu edhe për këstin e dytë për trashëgimtarët, sepse ka edhe trashëgimtarë që janë në moshë të madhe.

A duhet të paguash që të vendoset emri në këto lista, për të marrë dëmshpërblimin që të takon? 

Simon Mirakaj – Jo, këto janë fjalë që enden, nuk është e vërtet. Ne nuk kemi raste të tilla pavarësisht çfarë shkruajnë gazetat ne nuk na ka ardhur njeri qofshin trashëgimtarë apo të burgosur që janë gjallë që të na kenë thënë që na janë kërkuar lekë për të marrë këstin. Nuk ka ndodhur.

Ç’është ligji i dosjeve? 

Simon Mirakaj – Ligji i dosjeve është i fokusuar tek gjetja e bashkëpunëtorëve të sigurimit, por ky ligj është fokusuar për pastrimin e administratës. Pra, në Parlamentin që vjen të mos ketë bashkëpunëtor të sigurimit. Shpresojmë që sipas informatave nga media e shkruar me zgjedhjen e një anëtari të zgjidhen edhe anëtarët e tjerë dhe të gjej zbatim ligji i dosjeve dhe ti jepet një fund Odisesë, pamundësisë së ligjit të dosjeve. Sepse ka pasur iniciativa në 1995 është krijuar një komision, i quajtur “Komisioni Mezini”, i cili u ndërpre për ngjarjet e ’97-ës. Pastaj në 2001 u krijua një komision tjetër i quajtur “Komisioni Bezhani”, por asnjëherë nuk i shkoi deri në fund. She kanë kaluar 25 vjet sot, dhe përsëri diskutohet për ligjin e dosjeve. Shpresojmë që t’i jepet fund këtij kalvari të gjatë Odiseje të ligjit të dosjeve.

Përse u krijua ligji i dosjeve?

Simon Mirakaj – Ky ligj, u aprovuar nga Qeveria sepse, dolën dy projektligje: një projekt ligj i cili u mbështet edhe nga ne, i hartuar nga Shoqëria Civile, dhe një projekt ligj i cili u bë ligj me 30 prill të 2015-ës i hartuar nga Qeveria. Megjithatë, për t’i dhënë fund Odisesë së Dosjeve e pranuam ashtu siç e aprovoi ligjin në Parlament Qeveria. Dhe ajo që ne jemi të shqetësuar është mos zbatimi i ligjit.

A është zgjedhur autoriteti, siç është i parashikuar në ligj? 

Simon Mirakaj – Ligji i dosjeve u aprovua nga parlamenti me 30 prill të 2015-ës. Sipas këtij ligji numër 45 të 2015 një muaj pas aprovimit të ligjit, parlamenti duhet të zgjidhte autoritetin i cili është i përcaktuar në ligj. Një propozohet nga shoqatat, një nga të drejtat e njeriut, një e zgjedh Qeveria dhe dy Parlamenti. Me njëherë pa aprovimit të autoritetit me pesë persona Qeveria nxjerr aktet nënligjore për kompletimin e këtij institucioni. Fakti është, ne jemi në korrik të 2016-ës, pra ligjvënësit, ligjprodhuesit, nëse mund ti quajmë edhe kështu, kanë shkelur vetë ligjin. Sepse ligji është aprovuar në Parlament, e ka të përcaktuar se kur votohet Autoriteti për Informimin me Dosje të Sigurimit, dhe sipas medias së shkruar, që nuk e dimë a është zyrtare apo jo, që në kalendarin e punimeve tre javore është futur zgjedhja e një anëtari të propozuar nga Këshilli i Ministrave. Përderisa ligji e ka të përcaktuar zgjedhjen e pesë anëtarëve që quhen Autoriteti për Informim me Dosjet e Sigurimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *