POLITIKA KOMBËTARE

Krejt Kosova Adem Grabovca!

Shkruan: Kimete Berisha

Le ta gjuan i pari me gurë Adem Grabovcin ai i cili e ka kryer një punë në këtë vend ‘pa të ngjofshëm’.

Prandaj, nuk protestojnë shqiptarët. Sepse, korrupcioni këtu nuk është fenomen, por është mënyrë e jetës, është sistem!

Shumica absolute i shfrytëzojnë ‘të ngjofshmit’ për me mbijetu.

As në operacion nuk i shtijnë ‘pa të ngjofshëm’!
Dhe, në rendin ‘e vdekjes’ presin vetëm të ‘pakrahët’

Nuk ka këtu tjetër mënyrë me mbet gjallë, përveç ‘me ja gjet njerin’ atij që varet ‘prej tij’!

Kështu ka qenë gjithmonë.

Është shumë me rëndësi me qenë i zgjut’, me ditë me kë po shoqnohesh e mos me shkel n’dërras të kalbtë.

Edhe këta të shoqërisë civile, edhe këta të sektorit privat edhe të mediave, të gjithë pa përjashtim shkërryhen me ja ‘gjet njerin’ atij që varet prej tij.

As rrogtar në ‘ETC’ nuk mundesh me hy ‘pa të ngjofshëm’!

Edhe opozita njësoj vepron aty ku i ka njerëzit e vet!
Krejt-krejt, pa përjashtim!

As kryeprokurorit nuk i ndihet zani sepse edhe ai është aty ‘me t’ngjofshëm’!

Madje edhe ai që e ka siguruar dosjen e përgjimeve, e ka siguruar ilegalisht, me ‘t’ngjofshëm’!

Ata që nuk kanë ‘të ngjofshëm’ dhe nuk i kanë ‘dajtë e fortë’, identifikohen shumë lehtë-ata bredhin rrugëve, të papunë dhe të pashpresë!

Ata, janë aq të pashpresë sa që nuk e shohin të arsyeshme as me protestu kundër atyre që i kanë ‘dajtë e fortë’, sepse edhe ata e kanë dikë në familje që ‘i ka dajtë e fortë’ dhe edhe vet e hanë bukën e tyre!

Kështu, të gjithë heshtin, sepse askush nuk ka hesap me ja prish askujt, se është në pyetje ‘buka’!

Dhe, meqenëse është puna kështu si është, shumë veta, duke i parë familjarët e tyre, shokët dhe shoqet në gjendje të mjerë, mendojnë se nëse do të kishin diçka në dorë do t’ia bënin si Adem Grabovci, dhe do t’u ndihmonin të gjithëve me dalë nga mjerimi.

P.S. Të vetmet pyetje që nuk arrin njeriu t’u gjejë përgjegje këtu, janë:

1. Pse Adem Grabovci vetëm Ilhaminë e thërret ‘pëllumb’, e të gjithë të tjerët i thërret me emër;
2. Pse Adem Grabovci ka qenë kaq budalla dhe ka folë në telefon, në vend se këto biseda m’i zhvillu si krejt bota e mençur ‘në mal’!
3. Përse Kadri Veseli është kaq i mençur, dhe askund deri më tani nuk iu përmend emri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *