POLITIKA KOMBËTARE

Besa Gaxherri: Kufiri ka qenë në Çakorr

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së, se ka dyshimet e veta në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi dhe se ka thënë se kufiri ka lëvizur.

“Prej fillimit të këtij procesi, e kam dhënë mendimin tim dhe qëndroj prapa tij. Ne kemi pasë dyshimet tona. Unë e kam ngritur këtë çështje. Nuk guxoj të them se kam kompetencë profesionale të gjeodezisë, gjeografisë,…, por në bazë që jetoj në atë zonë dhe leximit të literaturës, unë për veten time, nuk pajtohem me këtë kufi, kufiri ka qenë në Çakorr dhe tash ka lëvizur”, ka thënë Gaxherri, transmeton Koha.net.

Gaxherri ka thënë se kjo çështje është dashur diskutohej në Kuvend të Kosovës dhe të zgjidhej në debat me opozitën.

“Ka ndodhë e kundërta. Është më e dëmshme që ka dalë në rrugë kjo cështje, që ka bërë të krijohet komision ndërkombëtar dhe të ketë raport nga DASH-i. Kemi krijuar kundërshtime më të forta”, ka shtuar Gaxherri, teksa ka shtuar se nuk duhet ngutur as nga liberalizimi e as nga qeveria për këtë çështje, që sipas saj është e rëndësisë së veçantë.

One thought on “Besa Gaxherri: Kufiri ka qenë në Çakorr”

  1. Besa ma mir von se kurr mos e votoni ju lutem deputet te nderuar se akademija e shkences nuk genjen jan njers te aft dhe te rryer ne shkenc.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *