POLITIKA KOMBËTARE

Në LDK shtohet pakënaqësia

Shkruan: Petrit Bicaj

Si delegat i kuvendit qendror te LDK-se, krenohem qe jam “rebel” kunder ketij demarkacioni qe fale token e Kosoves. Me mire “rebel” e me faqe te bardhe, se sa shites apo fales i tokes se Kosoves. Shpresoj qe shpejt do te vie dita kur edhe ju, disa deputet te LDK-se, qe ende hezitoni, apo ju te cilet jeni per kete demarkacion, i tille siq eshte tani, do e shihni se me voten tuaj mund te beheni hisedare te tradhetise qe po i behet Kosoves sone! Po e perseris, krenohem qe i takoj atij grupi “rebelesh” siq na quan Kryeministri dhe njerezit rreth tij, sepse jam me popullin dhe ashtu do te mbetem gjithmone. Thuaj JO faljes se tokave tona, thuaj JO tradhetise qe po tentohet te behet, me vetedije apo pa vetedije.

Ne nuk jemi zedhenes te askuj, ne jemi vetem zedhenes te elektoratit te vertete te LDK-se!
Thuaj JO sot, se neser do te jete vone.

Petrit Bicaj

Delegat i Kuvendit Qendrore te LDK-se
Kryetar i nendeges se Ulpianes ne Prishtine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *