POLITIKA KOMBËTARE

Balli Kombëtar Demokrat – Deklaratë për Shtyp

Sot (12 Gusht 2016), z. Artur Roshi kryetari i Ballit Kombetar Demokrat te Shqiperise priti ne nje takim pune z.Gazmend Islami kryetarin e Ballit Kombetar Demokrat te Kosoves.

Ne kete takim z.Roshi kishte bashkpunetoret e tij z.Xhemal Shkiau, zv.kryetar i PBKD, z.Besnik Troplini n.kryetar i PBKD,z.Edi Belishova sek.i Diaspores se PBKD, ndersa z.Islami shoqerohej nga delegacioni i kryesisë së Ballit Kombëtar Demokrat të Kosovës.

Në këtë takim dy palësh u diskutua dhe u ra dakort:

  • Për koordinimin e veprimeve politike të dy Partive tona në Shqipëri dhe në Kosovë në përputhje të plotë me programin konservator modern europian të ideuar nga Mid’hat Frashëri dhe të modeluar në përputhje me problemet e ditës të shqiptarëve në vendet respektive.
  • Për kontakte dypaleshe ne menyre periodike nje here ne 6 muaj
  • Për unifikimin e qëndrimeve tona në raport me interesat kombëtare, por jo jashtë rregullave të qytetërimit euro-atlantik.
  • Të ndikojmë në politikat që prodhojnë stabilitiet dhe zhvillim në vëndet respektive në Shqiperi dhe Kosovë.
  • Të jemi të hapur për kandidatura në zgjedhjet legjislative të radhës, që vijnë nga diaspora dhe duan të integrohen në vendin tonë.
  • Të shkojmë drejt vendimeve të përbashkëta të dy partive tona në “Këshillin Koordinator për Shqiperi Etnike” dhe ti japim këtij Këshilli rolin e politikbërësit.

Zyra e shtypit të PBKD-së

Nini Dede

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *