POLITIKA KOMBËTARE

Pse Marrëveshjet e Brukselit janë tradhti kombëtare

Kryeministri dhe Presidenti i Republikës, me nënshkrimin e tyre në Marrëveshjet e Brukselit kanë shkelur rëndë Nenin 124 dhe 125 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për hirë të njoftimit të drejtë të opinionit publik dhe për të shmangur dykuptimësinë e qëllimshme të cilën po e imponon propaganda komuniste e Radiotelevizionit të Kosovës, më poshtë po e japim të plotë tekstin integral të Nenit 124 dhe 125 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës:

KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

NENI 124
TRADHTIA NDAJ VENDIT

  1. Kushdo që në cilësinë e Presidentit të Republikës nënshkruan pranimin e okupimit apo aktin e kapitullimit të shtetit dënohet me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm.
  2. Kushdo që në cilësinë e Presidentit të shtetit nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare ose ndonjë akt me të cilin pjesë të territorit të Republikës së Kosovës jepen apo lihen nën sovranitetin e ndonjë shteti tjetër dënohen me burgim së paku pesëmbësdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm.
  3. Kushdo që në cilësinë e Presidentit të Republikës së Kosovës braktisë vendin gatë kohës së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme duke lënë forcat e armatosura pa sistem koordinimi dënohet me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm.

NENI 125
RREZIKIMI I TËRËSISË TERRITORIALE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

  1. Kushdo që me përdorim të dhunës apo me kanosje të dhunës tenton të shkëpus një pjesë të territorit të Republikës së Kosovës apo që ndonjë pjesë të territorit të saj t’ia bashkojë ndonjë shteti tjetër, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *