POLITIKA KOMBËTARE

Pera i “LNÇ”-së

Shkruan: Rrustem Bajraktari

Në mes viteve 1949-52, Titoja detyrimisht aplikoi kolektivizimin total në Kosovë dhe pikësëpari në Junik, si lokalitet rezistent që më në kryre Ali Bajraktarin, në luften një mujore kishte bërë kërdi mbi brigadat partizane në tetorin 1944.

Ky fshat me 12 lagje e fise, gjithmonë jeton nën hijen e krenarisë së flamurit të parë kombëtar i cili kishte themeluar Odën e Junikut, qysh në shek XII, si interprete mbarëshqiptare e normave kanunore, andaj edhe ministrat Titistë ishin kurreshtar ta vizitojnë, për shkak të namit të madh që gëzonte…

Në vitin 1952, Kardeli bëri demokratizimin dhe kooperativat bujqësore i shëndrroi në koperativa fshatare. Këto ndryshime i bënin REVIZORËT. Në Junik e sollën revizor PERA PERISHIQIN,qe disa muaj rresht bëri kalkulimet e pasurive në një zyrë me kontabilistet Qaush Bajraktarin dhe Sefer Gacaferrin. PERA gjatë punës tepër lavdrohej për heroizmat e tij kunder gjermanëve gjatë “LNÇ”-së, sa që kolegët i kurdisën një sprovë, me Asmon Llollunin, i cili kishte ruajtur uniformen verore t’ESESVE dhe perkrenaren e hekurt, e madje gjermanishten e theksonte me ton karakteristik.

Në këtë lojë hyri edhe polici Hilmi Drenica që për një çast ia huazoi automatikun, të cilin Asmoni e vuri trupaz para kraharorit. Ai bëri shamatë gjermanisht para zyres, e hapi derën rrëmbyeshëm dhe u çfaq para Peres, i cili porsa e pa, ra n’agoni të thellë.

Heroin e “LNÇ”-së, e kthjellën përmes frymdhënjes dhe farkimit me ujë të ftoftë, n’ambullanten e fshatit…Ndonëse kjo shkaktoi një aferë, Heroi PERA u miqasua me ASMON LLOLLUNIN DHE kjo kaloi lehtë…

One thought on “Pera i “LNÇ”-së”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *