SPORTI

Kastriot, Ballisti dhe Majlinda janë krenaria e shqiptarëve

Prononcimi kontraverz i Kastriot Myftarajt është një dëshmi shtesë e sëmundjes kolektive që quhet komunizëm. Shqipëria nuk është shëruar ende dhe Kastriot Myftarajt duhet thënë troç, se komunizmi është sëmundje, ndërsa Ballist Morina dhe Majlinda Kelmendi janë heronjtë e botës moderne të shqiptarëve.

Shoqëria shqiptare, e veçanërisht “elita intelektuale” duhet t’a kuptojë se nuk është detyrë ekskluzive e Ballist Morinës e as krenarisë sonë kombëtare, Kampiones Olimpike Majlinda Kelmendit, t’a bashkojnë shtetin e shqiptarëve!

Kjo detyrë e shenjtë për secilin shqiptar, ka mbetur peng e politikës shqipfolëse, sepse po të ekzistonte një politikë e mirëfilltë shqiptare, atëherë gjendja e organizimit politik dhe shoqëror të shqiptarëve do ishte krejtësisht ndryshe.

Para se të ofendoj ndjenjat e një kombi të tërë, Kastriot Myftarajt i sugjerojmë të shërohet nga sëmundja e komunizmit dhe t’a shijojë gëzimin e shqiptarëve për fitoren historike të zonjës Majlinda Kelmendi.

Me kampionen shqiptare Majlinda Kelmendi krenohet Janina, Gjirokastra, Follorina, Mallakastra, Tirana, Prishtina, Peja, Ferizaj, Shkodra, Shkupi, Ohri, Ulqini, Tivari, Plava, Gucia, Tetova dhe të gjitha viset tjera shqiptare në Siujdhesën Ilirike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *