SPORTI

Fitorja e Majlindës është më shumë sesa fitore

Shkruan: Fidan Zejnullahu

Majlinda sot është aty, në dorë e mbanë medaljen e artë olimpike, jep nënshkrime për të tjerët, ka lot gëzimi, pastaj buzeqesh lehtë. Jemi dëshmitarë të asaj që gjatë kohërave të vështira gjithmonë kemi pasur heronj, njerëz që i kanë dal vendit zot, por ajo çka na ka munguar deri më tash është një hero në kohën e paqes. Sot e kemi, është heroinë, quhet Majlinda. Është e jona, është nga Peja. E mban flamurin tonë, në zemër i ka ngjyrat tona. Këtë vajzë duhet të jua paraqesim fëmijëve tanë si model. Pas kësaj vajze duhet t’i emërtojmë fëmijët tanë, shkollat tona, palestrat tona. Njëkohësisht duhet ta kemi shembull për vete se si një vajzë arrin t’i çajë çizmet e shtypjes nga të huajt, shtypjen nga politikanët tanë duke mos i ofruar kurrfarë ndihme e përkrahje, e në fund ta fitoi medaljen e artë para gjithë botës. Fitorja e Majlindës është më shumë sesa fitore e një medalje të artë olimpike, është fitore e gjithë shqiptarëve përballë shteteve që pa pushuar na kanë luftuar në mënyra të ndryshme, dhe vazhdojnë ta bëjnë. Ky tregim i ngjanë një përrallë të bukur, përrallë që ne sonte po e jetojmë në realitet. Kam bindjen që Majlinda sado që është gëzuar, nuk ka mundësi ta kupton rëndësinë e kësaj fitoreje. Si është ndjenja t’i gëzosh dhjetë milionë zemra? Huh.. Duhet t’i organizojmë pritje madhështore. Faleminderit Majlindë. Zyrtarisht të duam. Ndoshta jam i pari që e them, por mburrem për këtë: Ti je shembulli im! ‪#‎RIO2016‬ ‪#‎KOSOVA‬ ‪#‎goldmedal‬

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *