Balli Kombëtar Demokrat në qytetin e Shkupit
POLITIKA KOMBËTARE

Më 19 Gusht, protestë kundër qeverisë dhe presidencës

Më datën 19 Gusht 2016, duke filluar nga ora 14:00, në qendër të Prishtinës, afër Kuvendit të Republikës së Kosovës mbahet protesta e organizuar nga Balli Kombëtar Demokrat.

Kufijtë ndarës mes shqiptarëve nuk e kanë asnjë vlerë të vetme

Qytetarë të Republikës së Kosovës

Kryesia e Ballit Kombëtar Demokrat, në mbledhjen e mbajtur më 7 gusht 2016 në Prishtinë, vendosi që të thërras qytetarët e Republikës në një protestë paqësore kundër koalicionit qeverisës dhe kundër presidentit, i cili me nënshkrimin e tij mbi Marrëveshjen për Demarkacion dhe me sjelljen arrogante kundër fakteve të prezntuara nga ekspertët e fushës, së bashku me kryeministrin dhe kabinetin qeveritar, po e sfidojnë sovranin e këtij nënqielli, kombin shtetformues, shqiptarët e Kosovës, duke e cënuar rëndë integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës.

Të dashur qytetar të Republikës, ju bëjmë thirrje vëllazërore, që masovikisht të vini në Prishtinë dhe të mbështesni kërkesat kundër ratifikimit të Marrëveshjeve të Brukselit.

Konfirmoni pjesmarrjen në Protestë dhe shpërndajeni informacionin te miqtë e juaj. Ju faleminderit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *