POLITIKA KOMBËTARE

Kosove shkretes po i del tymi

Kosove shkreta t`u gjemu
Thiken n`trup po dojne me ia vu
Me i pre pjese me i lujt kufi
Prap ai i njejti, Mali i Zi

Kosov`s shkretes po i del tymi
Prap nji thike te kufini
Kral Nikolla i Malit t` Zi
Rrin nen hije, ne nji skamli
Meze t`shtrueme, pine raki
Mark Milani, ule pran tij:
Bravo djema, ju bijt e mij
Mire e lujt, me kete kufi
Dalnga dal e kurr pa u ndale
Kqyrni n`Peje n`mujshi me dale
Por edhe keshtu, kete kufi te ri
Mire e bate qe e keni shty!

Ibrahimi kish ndegju
N`shpirt e n`zemer ish ligshtu
Vuri shallin, me trishtim
ÇKA po ndodh prap n`vendin tim?!
U trishtu nga sikleti
Si e duron kete pune mileti
Thrret urtesisht, por me za t`forte
A ka gja ma turp n`kete bote
Me dhane toke e vaten
Per do poste qe i kane nxane?!

I merzitur, t`u mendu
Therret Ademin, me bisedu
Bisedojne per kete „vaki“
Thike kufinit na i paskan hy!

Kur Ademi kete ndigjoj,
Rroku pushken, shume gjemoj
Tym e flak nga goja leshoj
Te gjithe herojt ne kuvend i ftoj.

Erdhen gra, e erdhen burra
Ne Kuvend, turra , turra
Hyne e u ulen, e nxunen vend
Hap Rugova ate Kuvend
Foli Rugova dhe Adem Jashari,
Vellazen e motra, ketu asht halli:
„lajme te keqija na kane mberri
Keshtu po thon, ky Mali i Zi
N`toka tona prap po don me hy
Jo me pushke por me dredhi
Kufi-shejtin, po don me shty”

Pllakoj heshtja dhe pikellimi
T`gjithe herojt i kapi trishtimi:
I madhi Zot, ty te kofshim fale
A s`ka mbete n`Kosove ndonji djale
A s`ka mbete n`Kosove ndonji burre
Malazezit me ia ndale kete turr?!

Gjergji plak kur ndjeve ket gjame
Mblodhi veten, u ngrit ne kambe
Shkoj e hyri ne log t`Kuvendit
Pas zakonit, n`kry te vendit:
C`keni vellazen e ju motra
C`ka Kosova, c`kann ato Toka
Kush ju prap ju ka lendu
Pse kaq shume jeni pikellu?!

Adem trimi, me hidhrim
Baca Gjergj, kemi nji trishtim
Thon se prap ky Mali i Zi
N`toka tona po don me hy!

Pastaj foli Ibrahim Rugova
Nga merzija, iu dridhej goja
Mbreti yne, o Skenderbe
Dikush n`bese, ne don me na pre
Kan ba hile dhe ligesi
Tokat tona po i ndajne me fqi!

Kastrioti t`u ndegju
Nji trishtim e kish kaplu
Zot i madh, tha me m`ndihmu
Kete hidhrim si me e kalu
Skenderbeu, leshoj kushtrimin
O shqiptare, ruane kufinin
Se mjaft ne, na kane nda
Ne shume shtete, na kane shpernda
Bahi bashk, burrat e dheut
Per nder t`kombit dhe te atdheut
Leni hile e zili
Hije te keqe mos leni ne femij

Anton Kolaj
Gjermani
07.08.2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *