POLITIKA KOMBËTARE

Zot ruana nga përgjimet…

Krerët e UDB-së së integruar në BDI, partisë më të madhe komuniste që përfaqëson shqiptarët etnik në Maqedoni, janë kritikuar prej kohësh për bindjen e thellë dhe servilitetin ndaj Nikolla Gruevskit e Sasho Mijalkovit.

Vendimi i shokut komunist, Ali Ahmeti, për të mos u përzier në skandalin e përgjimeve masive, e që çoi Maqedoninë në krizën e pazgjidhur politike, ka ngritur shqetësime të mëdha te partitë simotra në Tiranë (PS), Prishtinë (PDK e LVV) Beograd (SP) dhe Moskë (PK). Me anëtarët e larguar nga UDB-a e integruar në BDI, pozicioni i liderit të trashëgimtarit shpirtëror të shokut Enver, Ali Ahmetit, po vihet në sprovë.

Siç njoftojnë qarqet e informuara mirë, Ali Ahmeti, në njërën nga mbledhjet e kryesisë së BDI-së, ka deklaruar me sa vijon: “Zot ruana nga përgjimet…”! Hap i vogël ky për Aliun, por i madh për komunizmin, sepse Aliu ka hezituar sërish të komentojë se cilit Zot i besojnë komunistët dhe cilin Zot e pranon komunizmi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *