POLITIKA KOMBËTARE

PRESIDENT, E JO MAHI!

I pari pas lufte! I pari në qeveri! I pari në Rio de Janeiro dhe i pari me pasuri!

Meqenëse Hashim Thaçi po na del gjithmonë i pari, kjo na bënë të mendojmë, që me siguri ma tepër se çdo kush prej nesh, ai e ka në zemër Kosovën!

Pse jo!? Ai posedon edhe fakte per atdhedashurinë e tij! Më poshtë po i japim disa prej tyre:

  1. Kur të tjerët u vranë, ai mbeti gjallë për ta mbjelë Kosovën.
  2. Kur paramilitarët e Arkanit plaçkitjet e tyre i bartnin në Serbi, Hashimi me vëllezërit e tij investoi në Kosovë!
  3. Për dashurinë e madhe ndaj shtetit, ishte në gjendje t’i vrasë të gjithë!
  4. Tani, nga pozita e Presidentit, Hashimi filloi t’a dojë edhe më shumë Kosovën!

Se a do i sjellë Hashimi Kosovës dhe shqiptarëve ndonjë medalje të kontrabanduar nga Rio de Janeiro, pritet të shihet! Jemi me fat, sepse në disiplinën sportive të “KUNKURIMIT”, nuk kemi fare konkurrencë!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *