POLITIKA KOMBËTARE

Kush është “Krushku i Evropës” që abuzon me shqiptarët?

Shkruar nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Më shumë se 140 vjet më parë filloi të ekzistojë dhe të funksionojë me sukses diplomacia e “krushkut të Evropës” në Gadishullin Ballkanik. Bëhej fjalë për vendin dhe popullin më të vogël në këtë nën-rajon të Evropës – për diplomacinë e Malit të Zi.

“Krushku i parë”, Krajl Nikolla

Mbreti i Malit te Zi, Krajl Nikolla eshte krijuesi i “krushkut te Evropes” ne pjesen e dyte te shekullit 19-te. Me nje mençuri te ralle dhe zhdervjelltesi unike, Krajl Nikolla iu bashkengjit “aleances pansllave” per te perfituar nga rritja e Rusise dhe dobesimi i Osmaneve (1877).

Mbasi siguroi mbeshtetjen e Rusise, Krajl Nikolla ktheu syte drejt Fuqive te Medha Evropiane. Ne Kongresin e Berlinit (1878) Krajl Nikolla iu ofrua Gjermanise se Bismarkut dhe Monarkise Dualiste te Franc Jozefit.

Kur vendimet e Kongresit te Berlinit u ndeshen ne rezistencen e jashtezakonshme shqiptare ne Hot, Grude, Plave, Guci, Ulqin e Tivar, Krajl Nikolla perdori Konferencen e Budapestit, Konferencen e Stambollit dhe Konferencen e Berlinit per te nxitur aleancen e Fuqive Navale si Franca e Britania e Madhe per te sulmuar nga Dubrovniku keshtjellat shqiptare ne bregdetin Ulqinak, me qellim per te realizuar permes fuqive Evropiane ate qe nuk e merrte dot me sponzorizimin territorial Ruso-Serb.

Me kete diplomaci, ”krushku i Evropes”, Krajl Nikolla jo vetem siguroi shpalljen e pavaresise te shtetit me te vogel Ballkanik te kohes (1878), por edhe zgjeroi dukshem kufijte territoriale te tij ne kurriz te shqiptareve (1880-1883).

Madje per zgjerimin territorial “krushkut te Evropes” i nevojiteshin edhe territore shqiptare, qe asokohe njiheshin si ”ottoman territory of Balkans“. “Krushku i Evtopes” arriti te gezonte edhe sigurimin e “neutralitetit” te Osmaneve, qe i dhane atij si shperblim lufte territore te populluara me shqiptare.

“Krushku i Dyte”, Milovan Gjilasi

Kur bota ishte perfshire ne Luften e Dyte, sllavet e jugut u perçane nga kaosi gjeopolitik midis serbeve dhe kroato-slloveneve. Çetniket serbe ishin proruse. Ustashet kroate ishin pronaziste. Ndersa partizanet e Josip Broz Titos ishin pro Aleances Antifashiste Botetore. Ne kete lufte te vertete civile Mali Zi po shuhej buze Adriatikut.

Pikerisht ne kete moment kritik u aktivizua institucioni i “krushkut te Evropes” ne Malin e Zi, komunisti internacionalist Milovan Gjilasi. Ky pasues diplomatik i Krajl Nikolles nuk humbi kohe luftrave, por iu pervesh diplomacise me Stalinin. Ne memoriet e tij “Conversation with Stalin” ky neokrajl malazez tregon sesi e njohu Stalinin me Malin e Zi dhe sesi siguroi mbeshtetjen e tij per shpalljen e Malit te Zi, Republike brenda Federates Jugosllave te AVNOJ-it. Ne kete perpjekje Gjilasi gjeti mbeshtetjen ne heshtje edhe te Britanise se Çërçillit… ”Krushku i dyte i Evropes” e realizoi qellimin e vet. Mali i Zi mbijetoi si Republike Jugosllave gjate Luftes se Ftohte (1945-1991).

“Krushku i tretë”, Milo Gjukanoviç

Kur Jugosllavia e Titos u fut ne kolaps, dy qendrat e saj, Serbia centraliste nga njera ane dhe Kroato-sllovenet federaliste nga ana tjeter, Republika e Malit te Zi vendosi nje neutralitet midis ketyre dy qendrave. Soditja e “krushkut te Evropes”, postmodernistit Gjukanoviç kishte nevoje per kohe. Balancat ishin kritike.

Ne fazen e pare “krushku i Evropes” ndoqi sjellje jugosllave pa jugosllavi (1991-1995). Mbas katastrofes se B&H, “krushku i Evropes” u be pjese e marteses ne Unionin Serbi-Mali i Zi. Kur Serbia e Milloshit ktheu ushtrine nga Kosova dhe Perendimi nisi aksionin kunder Beogradit, “krushku i Evropes” nisi punen per divorcin me Serbine.

Mbas vitit 1999 dhe sidomos mbas dergimit te Milloshevicit dhe pasuesve te tij ne Hage, “krushku i Evropes” kerkoi shkeputjen nga Unioni dhe ktheu aksin gjeopolitik te Malit te Zi drejt euro-atlantizmit. BE i kerkoi referendum me mbi 55 perqind te votave. Keshtu Mali i Zi shpalli pavaresine e tij me referendum popullor. Si u fitua pavaresia me mbi 55 perqind?

Abuzimi me shqiptarët

Milo Gjukanoviçi eshte krajli malazez postmodern. Ai zoteron shkollat e “krushqise evropiane” te Krajl Nikolles dhe te Milovan Gjilasit. Meqenese ne kohet e sotme demokratike, loja nderkombetare realizohet nepermjet lojes politike te brendshme, “krushku i Evropes” kishte nevoje per mbeshtetje elektorale.

Ekulibret serbo-malazeze mund te ndryshoheshin vetem me ane te pakicave. Mirepo jo gjithe pakicat jane proevro-atlantike dhe antiserbe. Nder keto pakica, vetem shqiptaret jane pro euro-atlantike dhe antiserbe per shkak te Kosoves. Shqiptaret arrijne deri ne 7 perqind te elektoratit malazez. Per “krushkun e Evropes” pakica shqiptare ishte aq sa i duhej per te fituar pavaresine si dhe aq sa per te mos rrezikuar per levizje separatiste shqiptare. Ne keto margjina “krushku i Evropes” mori votat shqiptare per pavaresi( 7 perqind), duke ia keputur pas referendumit shqiptareve cdo enderr per te drejta te avancuara postpavaresie.

Duke qene midis dy shteteve shqiptare “krushku i Evropes” Milo Gjukanovic pas pavaresimit te Malit te Zi ka arritur te siguroje neutralitet te Tiranes per te drejtat e shqiptareve si dhe te siguroje mbeshtetje apriori te pakushtezuar nga Shqiperia per cdo aspekt bilateral dhe multilateral. Keshtu vota shqiptare brenda per referendum dhe per pushtet si dhe vota e Shqiperise jashte per integrim ne NATO kane punuar per “krushkun e Evropes”.

Abuzimi me Kosovën

Demarkacioni duket te jete abuzimi i radhes i “krushkut te Evropes”, Milo Gjukanoviç. Negociatat per demarkacionin u bene gati-gati konspirative si ne kohen e Koncertit te Evropes. Palet u sollen si ne ilegalitet. Politika, diplomacia publike dhe media e Malit te Zi nxirrnin “argumente gjeopolitike” per “rendesine e Malit te Zi ne NATO” dhe “domosdoshmerine e vizatimit te kufirit me Kosoven”.

Presioni gjeopolitik mund te arsyetohej nese Kosova nuk do ishte nje vend me orientim gjeopolitik Rus ose Euro-Aziatik. Por Kosova nuk eshte e tille. Kosova eshte pjese e sigurt e euro-atlantizmit nga çdo pikpamje. Argumenti gjeopolitik dhe gjeostrategjik per rastin e Kosoves nuk ka baze. Aq me shume kur edhe Shteti Shqiptar eshte antare i NATO.

Eshte e lexueshme qe “krushku i Evropes” ka dashur te kape momentin diplomatik e antaresimit ne NATO per t’i zhvatur ca mijra hektare toke Kosoves.

Kur “argumenti i NATO-s” nuk funksionoi per demarkacionin duket se “krushku i Evropes” eshte aktivizuar si Krajl Nikolla (shek.19) dhe Milovan Gjilasi (shek.20) nepermjet diplomacise se terthorte te aktivizoje zerat e ish Jugosllavise ne BE per t’i bere presion Kosoves per demarkacionin si “kusht per liberalizimin e vizave”.

Presioni mbi Kosoven per demarkacionin si kusht per liberalizimin e vizave eshte NJE LOJE DIPLOMATIKE PA BAZE JURIDIKE. E themi kete sepse baza juridike per liberalizimin e vizave buron nga Marreveshja Shengen. Nga kerkesat juridike te Marreveshjes Shengen perpilohet “Udherrefyesi” per çdo shtet aplikues. “Udherrefyesi” eshte standart. “Udherrefyesi” i Kosoves NUK PERMBAN DETYRIM PER DEMARKACION.

Duket se diplomacia e BE, me sakte disa zera individuale te saj po inflirtojne me “krushkun e Evropes” Gjukanoviç, per t’i bere nje “transferte te konsiderueshme territoriale” Malit te Zi.

Kosova lypet te mos i nenshtrohet presionit diplomatik pa baze juridike te zerave nga BE per demarkacionin. Gjithashtu, diplomacia e Prishtines dhe Tiranes lypet te zhveshin diplomacine e “krushkut te Evropes” nga lojrat e shumefishta, kryesisht abuzuese ne kurriz te shqiptareve ne Mal te Zi dhe te territorit te Kosoves.

Koha e “krushqive të Evropës” ka kaluar…

6 thoughts on “Kush është “Krushku i Evropës” që abuzon me shqiptarët?”

  1. Pse nuk ke shkruj se “Krushku I Europes” jan te tan politikanet Shqiptar qysh at’her e deri me sot, qe kan shit e po e shesin Shqipnine, e na kan coptue, e s’ka djale nane qe na mbledh bashke…e te tjera e te tjera.

  2. Lisen BashKurt ,
    A na tregon pse Shqiperia nuk bene demarkacion me Serbine, sepse njeteritor i madh Shqiptar ka mbete nen Serbi(Kosova dhe Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe Sanxhaku), pastaj ka mbete 30% Te teritorit Malazez qe eshte teritor Shqiptar, pastaj ka mbete 45% Te teritorit Shqiptar ne Maqedoni? Pse nuk po e bene DEMARKACION O lisen Analfabeti Funksional…….komunist.

  3. Po USA-n ku e ka lënë ky ish-sekretar i BRPSH-s ? A kupton ky ndopak nga hartat apo hajt të shkruaj edhe unë e ta tregoj veten patriot …

  4. bukur e keni permbledhur kete ceshtje,keto teritore qe na i kane marre e po na i marrin nuk po dime si te manovrojme,ata kane mbeshtetjen e madhe sllave,ndersa ne kemi mbeshtejen e dobet turke qe ne nuk duhet ta pranojme . neve na duhet mbeshteja amerikane,pot ambasadoret e saj ne kosove po terhiqen,kam lexuar se ne dokumentat e shtabit tepergjithshem jugosllav eshte e vertete se ai teritor eshte i kosoves,por keto mbeshteten tek kufijte e vitit 74 kur kosova u njoh si krahine autonome brenda federates,por sido qofte ai eshte teritor shqiptar.ju qe merreni me ketostudime duhet te gjeni menyra per ta vertetuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *