POLITIKA KOMBËTARE

Rama përgatit ministrinë e kanabisit

Fushata e korrjes së kanabisit po sjell probleme në segmentet e caktuara për magazinimin dhe ndarjen e tregjeve. Ulja e çmimit dhe marrëdhëniet e ndërlikuara me ortakët në Perëndim po sjellin nevojën e krijimit të një ministrie për koordinimin e gjithë kësaj problematike. Nga financat e këtij dikasteri shpresohet të kapërcehet kriza ekonomike e oborrit familjar, por edhe të garantohen fondet për blerjen e votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Harlisja e kanabisit me dekret qeveritar ka sjellë nevojën për të menaxhuar tanimë pa dorashka këtë aktivitet kriminel. Edi Rama do ta ngrejë në një nivel qeveritar menaxhimin e kanabisit në Shqipëri, duke ngritur Ministrinë e Kanabisit.

Fushata e korrjes së kanabisit po sjell probleme në segmentet e caktuara për magazinimin dhe ndarjen e tregjeve. Ulja e çmimit dhe marrëdhëniet e ndërlikuara me ortakët në Perëndim po sjellin nevojën e krijimit të një ministrie për koordinimin e gjithë kësaj problematike. Nga financat e këtij dikasteri shpresohet të kapërcehet kriza ekonomike e oborrit familjar, por edhe të garantohen fondet për blerjen e votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në 3 vitet e qeverisjes të Edvinit, Rilindjen e ka parë vetëm narko-trafikun madje vetë qeveria ka dalë me një qëndrim politik pro drogës. Ndërkohë, janë kapur me qindra ton drogë nga fqinjët, ndonëse propaganda thotë se “e hoqëm qafe Lazaratin”.  E vetmja që është hequr qafe duket se është konkurrenca. Tepelena e Tahirit është shndërruar në një kryeqendër të kanabisit ndërsa territore të tjera të Shqipërisë janë mbushur me parcela droge, të cilat mbrohen me një siguri të tillë që ia parakalon edhe kasafortave shtetërore. Në disa raste madje, është vënë re një prezencë e policive si për të çuar mesazhin se kjo apo ajo parcelë ka garancinë e qeverisë. Por, asgjë s’mund të fshihet as në qiell e as në tokë, sidomos një avion. Fantazma e vetme është kinse lufta kundër narko-trafikut, pasi vetë droga është bërë një realitet që për ta parë mjafton të ngresh kokën. Asgjësimet e kanabisit që njoftohen nga Tahiri në fakt janë luftë kundër konkurrencës. Vetëm bandat e Tahirit duhet të mbjellin drogë. Edi Rama nxjerr në ekran disa bimë të kapura diku, në një përpjekje për të mashtruar shqiptarët e për të mbuluar të vërtetën që e dinë të gjithë. E vërteta është se pakti i trafikantëve me Tahirin është ky; bandat qeveritare japin 30 për qind të parave, në këmbim të garancisë për të mbjell, korrur e transportuar drogën. Është kjo arsyeja pse Rama nuk i përgjigjet letrës zyrtare që Partia Demokratike i ka dërguar, ndërkohë që droga vazhdon të pushtojë vendin. Nuk përgjigjet Edi Rama sepse droga është biznesi i tij. Me drogën mban bandat e tij. Me drogën shpreson të blejë votat nesër.

Sezoni i mbjelljes së parcelave të reja me kanabis vietnamez dhe refuzimi i qeverisë për të angazhuar çfarëdolloj strukture për kontrollin e territorit flet për një angazhim qeveritar nët ë gjithë këtë biznes. Që të kemi parcela me kanabis fillimisht duhet të kemi shitësin e farës. Shitësi që pasuron “vitrinën” e tij me fara vietnameze dhe që i shit ato lirshëm nuk e gjen në qoshe të rrugës, porse në kabinet qeveritar, në konferenca e lloj-lloj aktivitetesh shtetërore. Ky shitësi e krijon përfitimin tek akti, se çfarë i ndodh pastaj kanabisit të mbjellë është punë tjetër. Pra, malet me blerim…kanabis mbuluar është poezia e drogës së qeverisë, e cila rimon përditë në veshët e shqiptarëve. / Gazeta55

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *