POLITIKA KOMBËTARE

Me pas ditë për “qishtu”, kurrë s’kisha folë…

Adem Grabovci, super ylli i LPK-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës, njeriu i cili hapë dyert e zgjidhjes së shumë krizave mes shokëve të acaruar. A do t’a mbijetojë aferën e përgjimeve arteria kryesore e krimit në PDK?

Kosova është duke e kaluar një prej fazave më kritike në historinë e saj më të re, sepse asaj i mungon një politikë e përgjegjshme kombëtare, e bazuar në vlera të pranuara dhe mbështetëse të shtetit ligjor. Kjo gjendje ka bërë që, qytetarët e Kosovës të ndjehen të zhgënjyer, të tradhtuar, të lënë pasdore, tërësisht në mëshirën e fatit dhe vullnetit të strukturave mafioze! Së fundi, edhe përgjimet po e nxjerrin lakuriq fytyrën e vërtetë të secilit politikan të Kosovës. Megjithatë, këta politikan, në vend se të reflektojnë seriozisht dhe të largohen vet nga skena politike duke kërkuar falje, e ndoshta edhe të përballen me ligjin dhe drejtësinë, ata jo vetëm se nuk e mendojnë largimin, por edhe gjejnë mbështetje të madhe politike e mafioze te subjektet politike që i përfaqësojnë!

Pra, para qytetarit shtrohet pyetja, se a kemi të bëjmë ne si shoqëri me struktura të përgjegjshme partiake, ashtu siç duhet të jenë realisht partitë politike në një vend demokratik, apo kemi të bëjmë me banda mafioze, ashtu siç po shpërfaqen realisht para opinionit publik?! Nëse i referohemi realitetit të cilin po e jetojmë, atëherë jemi të detyruar t’a pranojmë botërisht se shtetin tonë po e drejton mafia politike, vrasësit e perspektivës kombëtare, kriminelët e kapur nga shërbimet e huaja dhe krimi i organizuar. Qytetari i Kosovës, duke u ballafaquar me një gjendje të tillë, po e ndjen se rreziku për eskalim të situatës është jashtëzakonisht i madh. Ai është plotësisht i vetëdijshëm se çmimin më të lartë të pastrimit të politikës nga mafia do ta paguajë shoqëria jonë dhe nuk pret zgjidhje nga partitë politike, qoftë të pozitës apo të opozitës parlamentare. Një rirreshtimi i ri kombëtar është mëse i domosdoshëm, nëse vërtetë duam ta shpëtojmë shtetin dhe shoqërinë tonë nga shkatërrimi total.

One thought on “Me pas ditë për “qishtu”, kurrë s’kisha folë…”

  1. Afera Pronto…ok

    Por aferat e stailinisteve te komunes se Prishtines jane me mbi 210 punetor te pranuar ne stilin Grabovcian…….afera quhet Zdrafstfuj………..apo Tovarish…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *