POLITIKA KOMBËTARE

Thuajuni grave, vajzave e motrave tuaja ta fshehin bukurinë…

Shkruan: Kimete Berisha

Hoxha nuk ka thënë asgjë që nuk shkruan në K’uran.

Suret 33 dhe 34 ta spjegojnë ty fort mirë kodin e veshjes së femrës myslimane.

Ti s’guxon m’u duk provokative, s’guxon m’i josh njerëzit në rrugë, nuk bën me t’u duk asnjë copë mishi, as kurrësesi nuk guxon m’u vesh’ ngusht’.

Femra myslimane nuk guxon t’ia zbuloj trupin e saj asnjë mashkulli tjetër përveç burrit të saj.

Femra myslimane është e urdhëruar nga Zoti që ta fsheh bukurinë e saj.
Ky nuk është lajm.

Nuk ka këtu asgjë për t’u habitur.
Feja nuk ka ndryshuar.
K’urani nuk ka ndryshuar.
Shqiptarët po ndryshojnë.

I habitshëm mbetet vetëm fakti se si shqiptarët nuk e njohin fenë e tyre, dhe presin nga K’urani që për hatër të shqiptarëve të rishkruhet dhe t’i adaptohet mënyrës së tyre perendimore të jetesës.

Shqiptarja i thotë vetes myslimane, e vishet si vajzë perendimore, plus çuditet kur hoxha ia tërheq vëmendjen.

Një pyetje për të gjitha femrat shqiptare që deklarohen myslimane: Ju a përnjëmend pajtoheni që burrat tuaj të martohen edhe me nga tri gra tjera, krahas juve?
Jo nuk pajtohet me ortake, njeri i lemë që ka mend në kry.
Atëherë, pse ti i thua vetes myslimane kur nuk pajtohesh me fenë tënde!

Hoxha u është drejtuar femrave myslimane. Jo juve.
S’kemi pse çuditemi ne me kodin e tyre të veshjes.
Ju duhet të çuditeni me veten që deklaroheni myslimanë, por ndjeheni si evropianë. Me juve diçka nuk është në rregull.

Të ishin shqiptarët has myslimanë nuk do të ishin çuditur kur hoxha u thotë se s’duhet të tregoni bukurinë tuaj para burrave të huaj. Se kaq punë duhej ta kishin mësuar me vakt!

Bukuria jote i takon vetëm burrit tënd, kupto. Eventualisht edhe familjarët me të cilët jeton mund të kenë çasje në hjeshinë tënde.
Sura 33 thotë, edhe djemtë e burrit tënd (që i ka me ortaken tënde), kanë të drejt të të shohin kryshtruar.

Ky hoxhë ka ndikuar që shqiptarët myslimanë të frikësohen, të çuditen dhe të habiten nga feja e tyre, të cilën në imagjinatë e kanë krijuar si fe ‘liberale’, fe e lirisë dhe demokracisë, e cila u përshtatet shqiptarëve, e jo shqiptarët fesë së tyre.

Jo. Këtu ka rregulla.
Nuk është lehtë me qenë femër myslimane. Lëri ti shqiptarët laramanë për të cilët feja është vetëm folklor.

Çdo femër pa shami, për myslimanët është e pavlerë ose e padenjë.
Kështu i urdhëron kodin i tyre i veshjes.

S’ka islam tradicional e islam modern. Modern jemi vetëm ne që frustrohemi pse islami nuk modernizohet baras me ne.
Islami nuk është reformuar asnjëherë, interpretoje ti si të duash, por fjalët e tij kanë mbetur të njejta.

Vet tha hoxha: femrat që vishen shkurt, meshkujt mysliman i marrin për prostituta. Punë për ta.

Ju qetësohuni se nuk keni ju problem me hoxhën. Keni problem me fenë e cila në esencë nuk u flen në shpirt.

Nuk mund të jesh pak mysliman, e pak ‘modern’, e andej-këndej, ose je mysliman, ose s’je.
E nëse je mysliman, nuk mund të jesh ‘trendi’ e të kesh kodin tënd personal të veshjes e të mirësjelljes. Jo baco.

Ti u dasht me mendu mirë e me mat veten mirë para se m’u deklaru mysliman!

Kryesore meshkujt nuk janë të obliguar ta fshehin bukurinë e tyre nga sytë tanë dhe nga sytë e meshkujve të tjerë.

P.S. Shko tash merr leje te hoxha në fjalë, para se të shash këtu. Nëse hoxha të jep leje me m’sha, eja shaj sa të mundesh.

17 thoughts on “Thuajuni grave, vajzave e motrave tuaja ta fshehin bukurinë…”

  1. Po shihet qartë tendenca juaj Kimete Xharra Berisha Islamofobe”moderne”!
    Por kotë e më kotë e ke,se ato që e quajnë veten muslimane pas pak kohe po udhëzohen si duhet dhashtë Zoti ti udhëzoj të gjitha sa më shpejtë,e vërtetë po i udhëzon qdo ditë e më shumë,per fatin e zi tuajin e të Xharrajve të tjerë!
    ”Nuk mund te jesh pak musliman e pak moderrn” nëse mendon se zhveshja,lakuriqsia eshte moderrnizim ather une ta them se kafshet qenkan më të moderrnizuara se ju sepse kafshët për dallim nga ju qe i keni të mbuluar 15-20% të trupit tuaj të pa turp,janë të zhveshura tërësisht!

  2. E verteta qendron se shqiptaret ne pergjithesi nuk e kan praktikuar fene islame me perjashtim te nje mase te vogel, vetem disa burra pleqe qe te premteve kan shkuar nr gjami sa per t’u pare ne sy te popullit se filan-filani po falet sa per kurreshtje. Pastaj kane te rrall jane kane hagjite ata qe kane shkuar ne hagj. Tash pas luftes fillimisht disa njerez me parate e Europes,filluan te shkojne ne hagj sa per tu ngritur e te thene se filan-filani prej sodit duhet te thirret Hagji si mburrje dhe lavd.Mirepo kjo filloi te rritet me te madhe nga vet tregtaret hogjallar si p.sh. Naim Terrnava,njenjeri i lidhur mire me tregtine turko-arabe kjo gje filloi te rritet dite e perdite.Miliona te diaspores shqiptare jane derdhe ne tokat e shkretuara te arabve.Dhe e gjithe kjo shumica jane kethyer ne tregtar duke thene po shkoj per baben rahmet past, po shkoj per nanen,rahmet past etj. etj. Pra cili eshte shqiptari dhe perkatesia e tije fetare.Ashtu siqe na e mbolli turku per 500 vjet me dhune islamin,tashi pas luftes agjenturat serbo sllavo-greke perseri permes Turqise financuan dhe na mashtruan aqe lehte sa pothuaj se ne cdo fshat ne Kosove ndertuan nga nje e dy xhami.Dhe ne ato xhami sollen njerez te dresiruar dhe pergatitur mire e mire sa qe tani edhe haptas deklarojne se ne nuk jemi shqiptare,por mysliman qe i perkasim lindjes dhe kultures mongolo-arabe. Kete ne xhamia e thone tani haptas shume predikues hogjollar. Vertet kjo eshte shemti dhe asgjasim i hapur kunder kombit shqiptar.Tani cka te i themi Kimetes pos se Kaberle nje pershkrim te vogel real dhe objektiv,ngase Kurani pikerisht thot ashtu ne te dya suret e permendura nga Z.Kimete.Shqiptare,mblidheni veten se ne jemi shqiptare dhe pike. As nuk jemi turk,as arab dhe as kultur turko-arabe te orientit. Z.Kimete ka elaburu pak por ka thene shume,kust e merr vesh. Besoni se feja eshte nje kostum -veshje per aqe sa ju pelqene apo nuk u pelqene.Kurani eshte i shkruar (dhe jo i zbritur nga qielli,kurrrr) nga shume ata dijetare te kohes se para tashme mbi 1400 vjetve dhe asnjehere nuk eshte ndryshuar apo reformera sikur Bibla qe eshte ndryshuar nga gjermanet dhe anglezet gjate viteve 1517 me Martin Luterin ne krye,dhe keta qe prej atehere ecen perpara drejt zhvillimit dhe civilizimit njerezor dhe shifeni se ku jane sot. Ne shqiptaret nuk guxojme te kthehemi prapa ne pazhvillim dhe civilizim. Ne jemi ne Europe dhe i perkasim asaj e kursesi kultures se tokave te shkretuara. Une e zgjata shume por ka ende per te thene edhe me shume. P.s.Mos e harroni edhe prof.Dr.Mustafe Ibrahimin nga Gjilani kur edhe ai mohon Skenderbeun-si hero dhe kerkon qe te ulen edhe njehere e te gjykojne se a eshte Gjergji hero i shqiptareve ? Keni mendjen se sa larg kan shkuar keta disident dhe tradhtar te kombit njerez te shitur tek agjenturat sllave dhe turke.

  3. Nuk i heq asnjebpresje artikullit te mesiperm. Ndaj une personalisht kam lindur nga dy prinder musulmam por qe skan praktikuar asnjeher e une skam praktikuar. Tani kam marre vendimin qe eshte feja qe si pergjigjet lifestyle qe kam dhe jeten e cmoj me shume se fene.
    Se dyti dhe me e rendesishmja, nje zot qe me paska krijuar, e qe me ka dhene te flas nje gjuhe, nderkohe me kupton vetem po ti lutem ne gjuhe te huaj ska shans te jete zoti im. Zoti im eshte energjia pozitive brenda qenies time.

    1. Zotikupton necdo gjuh edhe pa fjale fare kjo blen per njerezit qe kan llogjike per sa i perket gjuhes arabe eshte gkuha e kiranit .e xhenetit ajo eshte me e vecant ka specifikat e saj qe si ka asje hjuh teter ne bote

    2. Zoti e di cdo fjale qe ti e thua qofte ne gjuhen tende apo ne gjuhe tjeter. Mislimanet here luten ne gjuhen e tyre e here ne gjuhen ne te cilen eshte shpalle Kurani. Te jeni te sigurt se edhe peshperitjet e shpirtit tend Zoti i di. Madje cdo gjeth qe bie, bie veç me lejen e Tij. Zoti eshte i Gjalle dhe Superiori. E nji ashtu siç thoni ju. Ai i jep njeriut cdo te mire, e furnizon, i jep jete, trashegimtar, e mban me fryme etj. Andaj si ja kthen shpinen Krijuesit tend?!Lexo Kuran dhe do kuptosh shume pikepyetje qe mban brenda vetes.

    3. Jeten si ta qojsh shkon edhe un jam per ta shijuar jeten por jeta ka kufizumet e veta she mos te bjem ne at nivelin nder njerzor edhe me posht se kafshet ne jo vetem si fetar w perkasim fes Islame por edhe si komb shqiptar edhe kur ka qen kombi yn pagan shqiptaret nuk e kan pas ttadit ti bjen popullit morali se pa moral nuk ka shoqeri te ahendosh por ju bej apel motrave shqiptare te gjithave feve mos ta zhveshin trupin e tyre dhe mos mendojn se bukuria nuk eshte ne trup te zhveshur por femra eshte shum ma e qmueshme se sa mendon ajo

  4. Jeta eshte dhurate e natyres. Pamja ,me bukurine dhe ..ndoshta me shemtine e saj,e humbet pataqitjen e saj nga shperthimi i bukurise e madheshtise shpirterore .Cdo kufizim ,mendoj ,eshte tutele,heqje e mundesise per te qene i lire e i pavarur.Le ta gezojme JETEN!

  5. AO hoxha qenka nje kokrra legenit se Shqiptar nuk eshte. Feja e shqiptarit ska qene kurre Islami. Ajo fe ju fut me dhune dhe Shqiptaret e pranuan se jane frikacake e dembela. Plus qe jane hipokrite. Jam dakort.me artikull shkruesen.

    1. O Albi ti mendon se shqiptaret ishin frikacak dhe e pranuan Islamin nga froga jo aspak nuk esht e vertet nga me dhun nuk mundesh edhe nji femie me ja imponuar por shqiptaret e pan te arsyshme se ishin shum afer si komb me fen Islame me bujarin qe kishin .100vjet nder serbi e nuk e pranuam fen e tyre por perkundrazi edhe me shum shtohej morali dhe besimi e tash 15 vjet demokraci as moral as besim vetem degjenerim.Jo albi gabim e ke mos ishte Islami nuk ishte shqiptaria dhe krenaria dikush don a nuk don Islami edhe pa ju shkon para por ata qe humbin jeni ju .Vetem ne Amerik sejcilin vit nga 10000 njerez pranojn Islamin nga deshira

      1. Nexhat rrenci islamik,
        SHQIPTARET sikurse edhe kombet tkera nuk e prNuan Islamon…por me duhe u oslamizuan….2.5 Milion Serb jane konvertuar ne ‘Musliman…ne Bosnje.
        Ne Kosove ka 28-30 mije musliman…qe nuk jane Shqiptar por jane Musliman…prej tyre afersisht 5000 jane MuslimanHashkali, Magjup. tyrqeli….dhe 20 -25 mije jane Shqiptar te konvertuar ne Musliman.

    2. Feja e shqipetarit eshte leku interesi dhe tuta.,kurse ti rrin ndonje mbi koke shqipetarit dhe ti flet serbishte ja ban meniher molim,kurse me i fole shqipe trimerohet dhe vret e pret patrioti

  6. Me ne fund ia ke filluar te kuptosh se OSE JE MUSLIMAN-e ose SHQIPTAR-e. Pik.

    Shefqen krasniqi eshte nje musli,an i rregullt si qdo muslima tjeter…edhe ai nuk e ofendoi asnje SHQIPTARE, por ua perkujtoi Muslimaneve qka me bo qysh mu vesh. Pik.
    Fatmiresisht ne Kosove jane jo me shum se 2000-3000 femra muslimane …tjerat jane SHQIPTARE.

    UNE PERSONALISHT E QMOJ SHEFQETIN SEPSE AI PO U TREGON MUSKIMANEVE QKA ESHTE ISLAMI NE MENYREN ME TE MIRE.
    Sepse muslimani duhet te jete sikur Shefqet Krasniqi, Lavdrim Muhaxheri, Naim Trrnava, Xhabir Hamiti, Ferid Agani, Lutfi Haziri, Nexhmedin Spahiu, …krejt keta jane musliman te rregullt, normal….keta nuk jane wehabista por musliman. Pra Shefaeti ka arrite qe me Kosove te zvogelohet ne me yre drastike numri i muslimaneve….sepse sot me Kosove ne baze te vijishmerise apo praktimikit te Islamit ne faltore Islame ……ka afersisht 25-28 mije musliman. Ndersa tjeret jane SHQIPTAR………

    Ose je SHQIPTAR ose Musliman….sepse Islami ndalon kombe pik.

    Ti Kimete nderroje ate emer sa me shpejt beje VLERA BERISHA….dhe mos u merrr mo me muslimant….se ata me kosove jane pakice 1.89%…….
    Po te informoj se edhe une e kam pase emrin Mahmut Gllavurda ….dhe me 32 euro e mderrova ne AGRON KRASNIQI

    1. Ju “muslumanët” keni për t’ia vënë zjarrin këtij vendi, pak ka vuajtur ky komb por duhet të ndahet dhe më katërsh, katolik, ortodoks, shqiptar musliman, dhe “musulman”.

      1. Jo muslimanet nuk jan ata ce vjen zjarin por jaemi ky popull ce e ruajtem kombin ahqiptar pa dallim feje dhe besimi dhe kur nuk e tradhetuam kombin ton edhe pse ishin mbi90%musliman kur skemi bere dallime dhe ndarje e perqarje por cdoher ne ishim te paret ne zjar kunder armikut per ceshtje kombetare e ju doni me na e vesh petkun e huaj jo at film nuk keni me e pare bac Adem Jashar kur dha jet me familjen e vet ishin ninushem duke mar abes per me fal sabahun e per ate arsye i beni ball armikut dhe ajo familje ishte familja e dalluar sepse kishin iman ne zemrat e tyre dhe dhan jet e sju nenshtruan armikut ja vdekje ja liri ashtu feje dhe kombi na ka mesuar me ket moral

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *