EKONOMIA

Koncesioni i “Rrugës së Kombit”, aferë korruptive

Partia Demokratike akuzoi qeverinë për koncesionin e “Rrugës së Kombit”, duke theksuar se faktet e reja të dala në dritë tregojnë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive.

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, tha se skandali është akoma më i thellë pasi qeveria ka shpallur fituese kompaninë turke, megjithëse i ka kërkuar 600 mijë euro më shumë fond rimbursimi.

“Thellohet skandali me taksën 10 euro që Edi Rama ka vendosur mbi kurrizin e shqiptarëve për një kalim në ‘Rrugën e Kombit’. Përveçse një barrë e re mbi qytetarët e xhepat e tyre të lodhur e të varfëruar, fakte të reja tregojnë se kemi të bëjmë me një aferë të pastër korruptive.

Qeveria ka shkelur kriterin ligjor në tender, kriter që vetë e kishte vendosur, ku u përcaktua se firma më e favorizuar në garë do te ishte ajo që do kërkonte me pak fond rimbursimi nga qeveria. Ndërkohë, Edi Rama shpalli fituese kompaninë turke, edhe pse ka kërkuar 600 mijë euro më shumë fond rimbursimi se sa operatori tjetër në këtë garë”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *