POLITIKA KOMBËTARE

DEA: Në Shqipëri ka rilindur mafia e drogës, narko-trafiku po përdor edhe avionë të vegjël

Mediat italiane japin alarmin: Trafikantët me 1.2 ton kanabis u nisën me skaf nga Shqipëria

“Ngarkesa e fundit prej 1.2 ton kanabis sativa e nisur nga Shqipëria që u kap dje në brigjet italiane, ka bërë që mediat e vendit fqinj të shkruajnë sërish për trafikun e drogës nga trafikantët shqiptarë”

Policia italiane vazhdon hetimet dhe kërkimet për gjetjen e dy trafikantëve që transportonin dje me skaf 1.2 ton kanabis nga brigjet shqiptare drejt Italisë. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se nuk ka asnjë të dhënë rreth identitetit të trafikantëve, por besohet se janë shqiptarë. Trafikantët u diktuan dje nga policia kufitare italiane dhe hodhën në det ngarkesën e drogës për t’u larguar me shpejtësi. Ata ndaluan skafin në një prej brigjeve italiane dhe më pas u larguan me këmbë. Kanabisi i hedhur në det u sekuestrua nga policia italiane, ndërsa në videon e mëposhtme duken trafikantët që po arratisen me skaf.

Mediat italiane: DIA amerikane ka thënë që trafikantët shqiptarë janë specializuar në trafikun e drogës/Ngarkesa e fundit prej 1.2 ton kanabis sativa e nisur nga Shqipëria që u kap dje në brigjet italiane, ka bërë që mediat e vendit fqinj të shkruajnë sërish për trafikun e drogës nga trafikantët shqiptarë. “Il Giornale” shkruan se janë shumë kanale që bëjnë të mundur funksionimin e transportit të drogërave të ndryshme, si heroina, kokaina dhe marijuana. Interneti luan një rol jo pak të rëndësishëm, shkruan media italiane, ku bëhen porosi online për sasi të ndryshme droge e që më pas trafikantët shqiptarë i trafikojnë me rrugë detare por edhe ajrore vitet e fundit. “Rruga e Ballkanit” është një nga korridoret më të përdorura nga trafikantët. Rolin kryesor e kanë shqiptarët, si furnizuesit më të mëdhenj të drogës në këtë rajon, shkruan SYRI.net. Shkrimi bazohet mbi një raport të Antimafias italiane. Në atë që thekson gazeta italiane, përveç dy rrugëve kryesore atë tokësore dhe detare, tani është dhe rruga nga ajri me avionë të vegjël. Po ashtu një tjetër veçori është për përdorimi i internetit, sidomos për të bërë porositë. “DIA amerikane e ka bërë të qartë, shqiptarët janë specializuar mjaftueshëm për t’iu mos u frikësuar distancës së madhe të ngarkesave nga njëra pikë në tjetrën. Bandat shqiptare kanë përdorur edhe metoda të tjera transporti, mjaft të zgjuara, duke modifikuar avionë të vegjël për të transportuar drogën”, shkruan ndër të tjera “Il Giornale”.

Gazeta italiane Giornale.it: Mafia shqiptare, kineze dhe rumune, më të rrezikshmet/ Gazeta italiane Giornale.it ka shkruar një artikull në lidhje me mafiet më të rrezikshme që po qarkullojnë për momentin në Itali dhe me aktivitetet kriminale të tyre. “Shqiptarë, kinezë, rumunë. Madje edhe libianë e gjeorgjianë. Në Itali operojnë dhjetëra grupe kriminale të përbërë nga të huaj,” shkruan Giornale.it ndërkohë që jep një përshkrim të shkurtër për secilën organizatë kriminale. Mafia shqiptare ka konsoliduar me kalimin e kohës, aktivitetin e saj dhe ka filluar procesin e zhvendosjes së krimit të Evropës Lindore në një lloj menaxhimi të fitimeve të mëdha ekonomike nga shfrytëzimi i prostitucionit si dhe import-eksporti i drogës. I njëjti proces ka filluar të ndikojë edhe krimin rumun, mafie e cila në biznesin e saj përveç prostitucionit, ka futur edhe vjedhjen e makinave si dhe falsifikimin e kartave të kreditit. Ndërkohë që si më të rrezikshmit aktualisht në Itali po shihet mafia kineze gjithnjë e më në rritje. Triadat, ose siç quhen ndryshe grupet aziatike të pushtetit, kanë arritur të bëhen sipërmarrës dhe të menaxhojnë trafikun e falsifikimit, mbi të gjitha atë të veshjeve. Por tani, sipas Giornale.it kanë filluar ndjeshëm edhe trafikun e barnave të rreme dhe kimikateve të falsifikuara, që janë të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *