EKONOMIA

Kuçedra e ujit, drejt rritjes së çmimit edhe për konsumatorët familjarë

Shkruan: Meli Fasko

Pyetja e Ditës: A do t’i dënojë Rama shqiptarët me etje vdekjeprurëse, njëlloj siç i dënoi me errësirë?

Pas reformës për rritjen e çmimit të dritave për 95% të familjeve shqiptare, kuçedra e ujit, Edvin Rama synon rritjen e çmimit për qytetarët shqiptar. Për Ramën reformë nuk do të thotë investime në shërbim. Reformim do të thotë një rritje e konsiderueshme e tarifës së ujit të pijshëm duke rënduar edhe më tej xhepat e qytetarëve. Një goditje e rëndë për ekonominë e brishtë familjare të shqiptarëve të papunë dhe në varfëri. Enti Rregullator i Ujit ka nxjerrë së fundmi një udhëzim të ri, në të cilën thuhet se do të ketë çmime të reja për ujin e pijshëm, duke u konsultuar më parë me grupet e interesit. Ashtu sikundër ndodhi me energjinë. Rama u shpreh se nuk do të ketë rritje të energjisë, por në fakt zhyti në varfëri 95% të familjeve shqiptare.

Në një vend ku rezervat hidrike janë të pashterueshme, nuk mund të flitet kurrsesi për rritje të mëtejshme të çmimit të ujit. Sistemi i ujit ka gjithmonë nevojë për përmirësime, por të fillosh të rritësh taksat pa investuar asnjë qindarkë në të, kjo ndodh vetëm me Ramën. Qytetarët shqiptar si pasojë e reformave gjysmake dhe për interes të xhepave të Qeverisë po vuajnë tanimë mungesën e dritave, duke sjellë kësisoj dhe një mungesë të furnizimit me ujë në këto ditë të nxehta korriku. Nën mungesën e transparencës, Rama u fsheh për muaj të tëra në reforma që do të sillnin përmirësim në jetën e qytetarëve, por që në fakt ajo me të cilën po përballen për çdo ditë qytetarët është një varfëri e tejskajshme, duke mos përballuar as nevojat më minimale. Përveçse i zhyti në varfëri me rritjen e çmimit të energjisë, nga prerja e saj Rama mori jetë njerëzish. Disa persona humbën jetën në përpjekje për të rilidhur energjinë, ndërsa të tjerë u burgosën, pasi nuk kishin mundësi të paguanin faturat e fryra të energjisë. E njëjta situatë pritet edhe me ujin, por këtë herë gjendja rëndon edhe më.

Një njeri kurrsesi nuk mund të rrijë pa ujë, pasi do të thotë t’i ndërpresësh vet jetën. Njeriu nuk mund të rrijë pa ujë qoftë edhe për një orë të vetme, ndërsa Rama pret vjeshtën për të rinisur aksionin. Dështim fund e krye po njeh kjo qeveri, ndërsa në shënjestër janë vënë qytetarët shqiptar. Edhe pse në këto dy vite asnjë vend pune nuk u hap, edhe ato që ishin u mbyllën, sërish Rama synon rritje të tarifave. Një vend që numëron numrin më të lartë të qytetarëve në kërkim të azilit, nuk mund të flas kurrsesi për rritje çmimesh. Në këto dy vite shqiptarët u përballën me rritje të energjisë, të taksave, të çmimeve, por kurrsesi me përmirësime të shërbimeve apo vende të reja pune. Rritja e çmimit të ujit që ka planifikuar Edi Rama, vjen në një kohë kur mijëra vende punë janë humbur, kur varfëria është rritur, kur taksat janë rritur, kur çmimet janë rritur dhe jetesa është shtrenjtuar.

Rrritja e cmimit të energjisë, vjen në një kohë kur pagat dhe pensionet kanë mbetur po ato, madje mund të thuhet se janë ulur për shkak të rritjes së kostos së jetesës. Kjo është një padrejtësi që i bëhet qytetarëve. Në fakt Ramës aq i bën kjo pjesë. Për çdo ditë ai u shtrëngon lakun në fyt qytetarëve. Rëndësi ka që nga kjo rritje e çmimit të ujit, të mbushë arkën e boshatisur si pasojë e reformave dështake. Një ekonomi në prag kolapsi për vetëm dy vite. Qytetarëve u mbetet vetëm revolta popullore ndaj kësaj qeverie që synon zhvatjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *