OPINIONE

FILOZOFIA RUGOVIANE SIPAS FILOZOFISË SË Albert Camus TE MITI I SIZIFIT

Shkruan: Sefedin Krasniqi

“Absurdi lind nga konfrontimi në mes të thirrjes njerëzore dhe heshtjes së paarsyeshme të botës”, ka thënë Camus. Kështu, shtohet pyetja, a duhet kërkuar rrënjen e absurdit në teprimin e dëshirës njerëzore, të cilën dëshirë duhet t’i jap kuptimin një bote që duket iracionale? Për Albert Camus, nuk bëhet fjalë kapitullimi përballë absurdit, as të kërkuarit ndihmë nga çfarëdo transcendence (feje), ose ideologjie (ekzistencializmi). Vetëm Revolta i jep kuptimin jetës dhe çmimit të madhështisë së saj. Prandaj, duhet kapërcyer absurdin me mjete thjesht njerëzore. Fillimi i kësaj filozofie është Shakespearean ( “të jesh apo të mos jesh”):”Duke gjykuar nëse jeta është apo nuk është me vlerë për ta jetuar, do të thotë t’i përgjigjesh pyetjes themelore të filozofisë.” Kur shtrohet pyetja thelbësore, kur “pse-hi” lind, ne duhet të zgjedhim të jetojmë në mes të një jete të pakuptimtë, absurde dhe të dorëzohemi para absurditetit të jetës, sepse, thotë Camus, ” është vetëm një problemi i vërtetë filozofik dhe serioz e kjo është – vetëvrasja “. Dhe duke marrë pozicion për vetëvrasje zgjidhim, një mënyrë apo një tjetër, problemin e karakterit të jetës.

Spjegim : Kjo do të thotë shqip, në proverbin popullor : « Rrugë pa shtegdalje nuk ka ». Pra, për t’i shpetuar vetëvrasjes duhet të kërkojmë rrugën që na shpie kah shtegu. Shqiptarët e Kosovës, në fund të shekullit njezet, fillimisht, zgjodhën Revolten e butë (pasive). Kjo Revoltë përfaqësohet me Ibrahim Rugoven, i cili në sytë e të gjithëve dukej (edhe në sytë e mi në fillim) sikur një punë Sizifi. Të shtyejsh Kosovën drejtë pavarësisië me Revoltën e butë përballë një regjimi gjakatar sikur ai i Millosheviqit ka qenë njësoj sikur puna e Sizifit për ngritjen e shkëmbit në maje të malit. Sadoqë duket qesharake dhe e pakuptimt, Rugova në prak të shthurjes së Perandosrisë Jugosllave duhet të ketë kërkuar « shtegun » e shpetimit nga kthetrat e këtij regjimi, në fillim me mos dëgjueshmëri qytetare dhe në të njëjtën kohë kishte filliuar t’i sfidojë perenditë (Fuqitë e mëdha botërore) që i kishin denuar shqiptarët, në të gjitha kongreset botërore, me coptimin e tokave të tyre. Duke i njohur fort mirë shqiptarët për karakterin dhe mentalitetin e tyre si dhe mundësit, Rugova me filozofinë e tij rugoviane, e mbështjellur me petkun e trashë të këshillëtarëve amerikanë, zgjodhi rrugën e « heroit absurd », por jo « vetëvrasës » (suicidaire). Dramen e thirrjes njerëzore të shpirtit të shqiptarëve gati në agoni vendosi t’ia rrëfej heshtjes së paarsyeshme njerëzore të botës që krijon rende të reja botërore. Përballë kësaj bote (këtyre perëndive tokësorë) që i kishin harruar shqiptarët, apo bëheshin se i kishtin harruar, Rugova me Revoltën e butë, por konsistente, duhet të ketë vendosur ta « kapërcej absurdin me mjete thjesht njerëzore ». Dhe ia doli ! Armiqtë i bëri miq, miqtë i bëri vëllezër, vëllezërit i bëri hesedarë. Megjithatë, do “miq të ri” që dikur ishin armiq të përbetuar të shqiptarëve, as nuk i bëri miq as vëllezër, as hisedarë. SK

Përcaktimi i kategorive të njerëzve sipas Camus
I ballafaquar me një bote që nuk përputhet me kërkesën e sensit, njeriu ka dy opsione: ose koherencën ose arratisjen (ikjen). Kështu, duke refuzuar vetëvrasjen, Camus përcakton tri kategori të njerëzve: heroi absurd, i cili përballet me absurditetin e jetës, pajtohet në një farë mënyre me absurdin ; vetëvrasësi, i cili vendos për të bërë “hapin e madd “dhe kështu i shpëton absurdit të ekzistencës ; besimtari, i cili refuzon të pyes vetëveten çka i torturon mendjet e të tjerëve.

Rugova ishte pra : hero absurd, « i cili përballet me absurdin e jetës pajtohet në njëfarë mënyre me absurdin që mos të shnderrohet në vetëvrasës dhe përplaset me jetën deri ne gjetjen rruges që shpien kah shtegu. Ky absurditet pozitiv i Rugovës, kur e gjithë Jugosllavia kërkonte futjen e Kosovës në luftë, e ka shpetuar e Kosovën nga vetëvrasja. Pikërisht ky absurditet i pengonte të gjithë një Jugosllavi, sepse kur ata prisnin ditën D dhe fillimin e luftës nga shqiptarët duarthatë të Kosovës, Rugova me Revolten e butë, thoshte, « unë kam vendosur ta ruaj substancen kombëtare ». Ky sllogan u bë ankth për të gjithë ata që luteshin për mortjen e shqiptarëve. Por, kjo fjali e torturonte në veçanti heroin vetëvrasës (suicidaire) Millosheviq. SK

Camus shtyn qëndrimet e arratisjes, duke preferuar konfrontim me dramën e ekzistencës. Vetëvrasja duke qenë shtypja e ndërgjegjes, duhet përpjekur për t’i dhënë jetës zgjidhjen e vet logjike dhe për të jetuar vetëm me atë që ne dimë, pra me koshiencën e konfrontimit të pashpresë në mes botës dhe mendjes. “Të jetosh një përvojë, një fat është që të pranosh atë plotësisht. Por, ne nuk do ta jetojmë këtë fat, duke ditur për absurdin, në qoftë se nuk do të bëjmë gjithçka për të mbajtur përpara këtë absurd duke përditësuar (updated) nga vetëdija … Të jetosh do të thotë të jetosh absurdin. Të bësh të jetojë (absurdin) është në radhë të parë ta shikosh në … Njra nga të vetmet pozicione koherente filozofike është revolta. Kjo është një konfrontim i përjetshëm i njeriut dhe i errësirës së vet . Revolta vë botën në pikëpyetje në çdo sekund… Nuk është aspiratë, është e pashpresë “.

Rugova hero besimtar
Revolten e butë (spias filozofisë së Camus te Sizifi), Rugova nuk e kishte zgjedhur si aspiratë, por si gjendje të pashpresë të një populli që nuk dinte çfarë të kërkojë-që i kishte « humbur rruga n’oborr » Pse ? Grupe dhe lëvizje të të gjitha llojeve, që nga mbarimi i LDB, në Kosovë kishin lindur dhe shuar shpesh në embrion. Burgjet e ish-jugosllavisë ishin mbushur me të burgosdur politik shqiptarë. Demonstratat e vitit 1968 dhe dhe ato të vitit 1981 kishin krijuarmë shumë bajraktarë se politikanë e ushtarë. Burgjet nuk zbrazeshin kurrë, por vetëm ndërroheshin banorët. Shpesh, banorët e rinj ishin po ata të dikurshmit (vjetrit). Aspiratat e tyre ishin nga më të ndryshmet, por Kosova Republikë brënda Federaten Jugosllave dominonte. Kishte të tjerë që e kanë kontestuar këtë fomulim. Madje ishte vështirë të shfaqësh ndonjë formulim personal. Mendjet e « ndritura » të shpallin spiun e UDB-ash sa qel e mbull sytë. Mëngjesi të zbardhte patriot e mbrëmja të gjente tradhtar e spiun ! Në këtë gjendje, vërtetë absurde, Rugova vendosi ta luaj edhe heroin besimtar (jo në kuptimin e fesë), por gjithmonë të filozofisë së Camus. Heroi besimtar « refuzon të pyes vetëveten çka i torturon mendjet e të tjerëve ». Kështu Rugova duhet të ketë vendosur të refuzojë të pyes vetëveten se çka mendojnë të tjerët. Në konferencat (Biblike) formuloi kërkesa të qarta dhe pa ekuivoke. Formuloi kërkesen se « nëse Jugollavia mbetet e bashkuar, çka s’kishte gjasa, Kosova do të jetë republikë në Federaten Jugosllave, nëse Jugosllavia shpërbëhet (ishin gjasat reale) Kosova do të jetë e pavarur, por fillimisht me nje protektorat nderkombëtar. Dhe, thoshte, « Kosova e pavarur, e hapur ndaj Shqiperisë dhe Serbisë është mediumi i kërkesave të shqiptarëve të Kosovës » Si hero besimtar, Rugova me këto kërkesa nuk u merzit se çfarë do të thonin dhe sesi do ta shanin dhe denigronin kundershtarët politik, të cilët i kurdisën edhe vrasje ! SK

I kundërti i vetëvrasësit, besimtari – duke muns mundur të kënaqë ndjenjën e kërkesës – do të vendos në pafundësi në tokën e premtuar, një parajsë të humbur në hyjni; dhe ai zgjedh një jetë pa shtruar pyetje dyshimi për të mos vuajtur padurueshmërinë e ekzistencës. Nëse revolta, pozicionin që merë njeriu absurde, është kërkimi i koherencës, feja është një qëndrim zbavitës që e shtrinë jashtë kësaj bote arsyet dhe shpresat që i japin kuptim jetës. Njeriu absurd nuk pranon perspektivën hyjnore, ai kërkon përgjigje njerëzore që feja nuk mund t’i ofrojë: “Unë nuk e di nëse kjo botë ka një kuptim përtej kësaj. Por unë e di se nuk njoh këtë kuptim dhe e kam të pamundur tani për tani ta njoh. Ç’do të thotë për mua një kuptim jashtë gjendjes time? ” Sizifi një hero absurd Sizifi, hero i mitologjisë greke, u dënua pasi përçmoi vullnetin e perëndive për të rrokullisur një shkëmb vazhdimisht kah maja e një mali, prej nga guri binte përseri. Detyra e tij, e pafund dhe e rëndë, është simbol i ekzistencës njerëzore në vetvete të pakuptimtë dhe të papritur. Sizif megjithatë vendosi që të pranojë ndëshkimin e tij dhe të pranojë fatin e tij. Dhe, pikërisht kjo zgjedhje që e bëri mësues të fatit të tij që eshe bëri atë një hero absurd. “Perënditë e kishtin dënuar Sizifin për të shtyer pa ndërprerje një shkëmb në majë të një mali, nga ku guri binte me gjithë peshën e vet. Zotat kishin menduar me shumë arsye se nuk ka dënim më të keq se sa puna e kotë dhe e pashpresë. ” Për Edipin – tragjedia fillon pasi ai mëson të vërtetën dhe bëhet i vetëdijshëm për fatin e tij – “fitoreja e absurdit” (që do të thotë, lumturia që lind nga absurdi) është dora e vajzës së tij, Antigonë, e cila ia shtrinë dorën. Sikur ky, Sizifi në fund pohon se “gjithçka është mirë”. Ky pohim për lumturinë e tij jetës zhduk nga jeta e vet deshirën e perëndive dhe e bën “mësues të jetës së vet.” Camus na tregon në esenë e tij që Sizifi e gjen lumturinë në kryerjen e punës së tij shkëmbi duke u bërë jeta e tij, është jeta e tij, bota e tij: “Çdo kokërr e atij guri, secila shkëndi minerale e malit plot terr, në vetvete përbën një botë. Lufta në vetvete drejt lartësive është e mjaftueshme për të mbushur zemrën e një njeriu. Duhet imagjinuar Sizifin të lumtur. ” Kështu ky persaonazh kënaqet duke jetuar një jetë në rritje të përkohshme kah majat ! Ai është pajtuar me këtë karakter të jetës dhe me dëshirë e pranon absurdin.

Revolta e butë absurde ose vetëvrasja (suicidi)
Edhe Rugova me Revolten e butë kënaqej duke jetuar jetën (kohën) që ngadalë por sigurtë e shtynete Kosovën kah PAVARËSIA. Ai me deshirë e pranoi këtë absurd, s’e detyroi askush. Në fakt, duhet të ketë menduar, zgjedhja është e thjeshtë: ose duhet të pranojmë të jetojmë si Sizifi dhe të kryejmë detyrën e nisur, ose vendosim për t’i dhënë fund gjithçkaje dhe të shkojmë drejtë vetëvrasjes (suicidit).
———
Bibliographie et sitographie :

– Albert CAMUS, « Le mythe de Sisyphe« . Éditions Gallimard, Folio essais, 1985

– Jean-Claude BERTON, « Histoire de la littérature et des idées en France au XXe siècle« . Profil histoire littéraire, collection dirigée par Georges Décote

– Paolo Flores d’ARCAIS, « Albert Camus, l’écriture et l’engagement« . Publié en italien sous le titre « Albert Camus, filosofo del futuro », Turin, Edizioni Codice

– « Camus et l’absurde » :http://mael.monnier.free.fr/bac_francais/etranger/abscamus.htm –http://www.wikipedia.com

SK: Sefedin Krasniqi, Filozofia Rugoviane Rugovizmi sipas filozofisë se Camus te Miti i Sizifit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *