POLITIKA KOMBËTARE

SHQIPTARËT DHE TERRORIZMI

Para disa ditëve kisha shkruar se një ekstrem e lind ekstremin tjetër, me theks të veçant terrori dhe terrorizmi.
Dukuritë negative gjithmon kanë qenë më të kapshme për shtresën e lënë pasdore nga sistemi dhe institucionet. Gjykimi inferior dhe selektiv është burimi kryesor i prodhimit të pakënaqësisë tek njeriu dhe eskivon deri në atë nivel sa që fillon të rezulton me reflektimin e dhunës duke përfunduar deri në terror.

Një nga rastet e këtilla në Ballkan ishte sjellja inferiore e ish presidentit Françez Fransoa Miteran i cili duke mbështetur politika nacionaliste dhe stereotipe lejoi ushtrimin e terrorit mbi qindra mijë njerëz në Bosnje dhe Hercegovinë. Europa ishte direkt e kyçur në vëzhgimin dhe mbikqyrjen e kësaj situate, por, verbërimi i disa diplomatëve të ngarkuar në baza fetare qesheshin me cinizëm duke e mbrojtur në heshtje këtë gjenocid me preteks se po çfarosim Islamin nga Ballkani.

Është më se e vërtet që ndarja e tokave shqiptare nga Europa e vjetër është bërë pikërisht për çështje fetare dhe aspak teritoriale. Ngjyra e gjelbër në hartat e tyre për Shqipërinë justifikonte besimin Islam dhe neve na shikonin si çerdhe e vetme në ballkan që kurdo herë do të rringjallim perandorinë Osmane. Arsyet e tyre me baza historike nga e kaluara gjetën hapsirë të gjykojn në këtë mënyrë, ngase lashtësia e këtij populli që sot jemi ne shqiptarët ka dëshmuar se në të kaluarën kemi ditur të krijojm shtete, qeveri dhe perandori. Por kjo e vërtet flet për kohërat e civilizimeve dhe kulturave të lashta.

Të dhënat shkencore flasin se sa më i lasht të jetë një popull, aq më i pasur është për nga trashëgimia kulturore dhe shpirtërore. Për dallim nga perandoritë e kaluara dhe perandoritë moderne që duan të dominojn botën, shqiptarët asnjëher nuk kanë predikuar dhe nuk e njeh historia që kanë luftuar për grabitje dhe zaptime të teritoreve të huaja. Perandoria Romake, Bizante dhe Osmane këtë e kanë bërë. Cezari modifikoi dhjatën e re dhe bëri martesën me Kleopatrën vetëm e vetëm të sundon afrikën dhe të zgjëron teritorin e perandorisë së tij. Sulltan Selimi krijon kanunin e tij, duke e ndar shtetin nga kushtetuta e asaj kohe sheriati që të mund t’i shpall luftë Sirisë ku bënin pjesë Iraku, Jordani, Jemeni e tj. Edhe pse një ndërhyrje të këtillë ushtarake nuk e lejonte Gjykata Kushtetuese e vendit respektivisht shejhul Islami. Perandorët kapricioz dhe të verbër për teritor dhe famë, duke anashkaluar, ndryshuar dhe duke i thyer ligjet pozitive që ishin në fuqi gjatë sundimit të tyre, sollën deri tek padrejtësia, deri tek drejtësia selektive dhe mundësuan jetësimin e ligjit të dominimit i forti mbi të dobtin, por pa baza juridike. Për hirë të së mirës materiale, për joshjen e bindjeve personale shpesh herë në histori ndodhë që ana materiale ta vret dhe asgjëson anën shpirtërore. Që nënkupton, etja e disa njerëzve ndaj parasë dhe të mirës materiale xhvlersoi dhe e humbi kuptimin e njeriut si vlerë universale, humane, sociale, kulturore e tj.

Shkelja e të drejtave njerzore si e drejt universale, paraqitja dhe mbështetja e llojeve të ndryshme të diskriminimit racor, fetar, etnik, kulturor e tj. fillon të prodhon vner dhe padurim tek pala tjetër.

Është më se e vërtet që populli ynë ndër shekuj ka qenë i robëruar, por kjo dukshëm shihet nga shekulli i fundit në përjetimet e hidhura të egzodit, gjenocidit dhe terrorit që ka ushtruar shteti sërb mbi shqiptarët.

Shqiptarët nuk e kanë në gjenë terrorin.

Shqiptarët asnjëher nuk kanë cënuar të drejtën e besimit. Shtëpia e shqiptarit gjithmon ka qenë e hapur jo vetëm për shqiptarin musliman, katolik ose ortodoks, por edhe për jo shqiptarët pa marë parasysh se çfar etniteti dhe besimi kanë ato. Kjo gjë është e vendosur edhe me kanun, por edhe me ligj në lidhjen e Prizrenit. Për tërë kohën shqiptarët janë orvatur të krijojn institucionet e tyre, por fatkeqësisht që qendrat vendimarrëse asnjëher nuk e kanë përfillur kërkesën dhe nevojën e shqiptarëve.

Sot me paraqitjen e terrorit në botë, lirisht mund të themi se shtetet më të siguruara nga kjo dukuri janë shtetet e banuara me shqiptarë, sepse solidarizimi dhe respektimi i të drejtave universale si akt i garantuar nga vet Zoti, shqiptari e ka të kalitur në memorjen e tij dhe e mbron me fanatizëm.

Gjë që nuk mund ta themi për shtetet sllave në ballkan, ngase tradita e tyre ka dëshmuar se ata në filozofinë e tyre e shohin mburje dhe kënaqësi nëse arijn që ndonjë etnikumi ose besimi ndryshe nga i tyri t’i bëjnë padrejtësi, dhunë ose terror.

Terrorizmit le t’ia kujtojn ato shtete të cilat në të kaluarën e tyre kanë ushtruar terror dhe dhunë mbi ndonjë popull të pafajshëm, që kanë ushtruar egzod dhe gjenocid mbi ndonjë popull të pambrojutur, që kanë plaçkitur dhe robëruar teritore me ushtrimin e forcës.
Sot shqipëtarët edhe pse të dëmtuar ekonomikisht duke dalë nga kriza lufte, janë populli më i pasur në ballkan me kulturë dhe të mira të tjera që ditë e më tepër po dëshmohen nga shkencëtar dhe hulumtues botëror.

Datat historike të kombit tonë janë vlera të aritura me ndihmën e intelektualëve dhe klerikëve shqiptarë. Sa i përket pakënaqësive të shfaqura nga Vatikani, Carigradi dhe Stambolli, ne kemi një përgjigje:
“Nder dhe respekt për çdo kend – por secili Zot dhe Mbret në shtëpi të vet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *