POLITIKA NDËRKOMBËTARE

Mbyllen mijëra institucione në Turqi

Përmes një dekreti të cilin e mundëson shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, qeveria turke e Binali Yildirim ka urdhëruar mbylljen e mijëra institucioneve të Lëvizjes Hyzmet. Për 1043 shkolla private, 1229 shoqata dhe fondacione, 19 sindikata, 35 spitale dhe 5 universitete është urdhëruar mbyllja e menjëhershme dhe arrestimi i drejtuesve të tyre.

Turqia, përpos me përndjekjen e kundërshtarëve politik të presidentit Erdogan po ballafaqohet me një diskurs dhe përçarje të thellë rreth besimit fetar. Ndërmjet përkrahësve të doktrinës islamike të Fetullah Gylen dhe doktrinës vahabiste të AKP-së së presidentit Erdogan po zhvillohet një luftë e ashpër teologjike.

Vahabistët dhe AKP kanë filluar t’a sulmojne dhe akuzojnë Fetullah Gylen për sektarizëm. Qarqet fundamentaliste po e kritikojnë ashpër edhe thënjen e njohur të Gylen, ku ai deklaron se: “shkenca dhe të arriturat e saj janë të gjitha pjesë e Kuranit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *