POLITIKA NDËRKOMBËTARE

Kenan Sofuoglu e kërcënon me vrasje ish-futbollistin Hakan Şükür

Motoçiklisti turk Kenan Sofuoglu ka kërcënuar me jetë futbollistin e njohur Hakan Shukur pas tentativës së dështuar për të organizuar grusht shteti në Turqi.

Futbollisti Shukur njihet si mbështetës i rivalit të Presidentit Erdogan, klerikut Fet’hullah Gulen. Kërcënimi ndaj Shukur është bërë në Facebook-un e motorçiklistit, i cili i ka ndaluar futbollistit që të mos shkojë në qytetin Sakarya, në të kundërt qytetarët do ta kapin dhe do t’a dhunojnë rëndë.

Sakarya është qytet pak orë larg Stambollit, ku jeton edhe ish-futbollisti i kombëtares turke Hakan Şükür. Motoçiklisti që ka bërë kërcënimin është mbështetës i Presidentit Erdogan. Ai doli në rrugë për të kundërshtuar grushtin e shtetit.

Futbollisti Hakan Şükür, që nga ardhja e AKP-së në pushtet ka humbur shumë tifoz në Turqi, për shkak se ai e ka deklaruar hapur prejardhjen e tij kombëtare shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *