POLITIKA NDËRKOMBËTARE

Jemi të shokuar me ngjarjet në Munih

Të dashur qytetarë,

Jemi të shokuar nga ngjarjet që kanë ndodhur mbrëmë në Munih, ku humbën jetën shumë njerëz të pafajshëm, në mesin e të cilëve edhe tre të rinj shqiptarë. Në emër të Qeverisë dhe të Popullit të Kosovës, i kam shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve të tre të rinjve shqiptarë dhe familjarëve të të gjitha viktimave në këtë sulm tragjik. Gjatë ditës së sotme, i kam dërguar një telegram ngushëllimi edhe Kancelares Gjermane, Angela Merkel, duke i shprehur solidaritetin e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës me popullin dhe Qeverinë Gjermane, në këto momente të vështira.Po ashtu, jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën e Kosovës në Berlin dhe Konsullatën në Munih, për zhvillimet tjera.Populli i Kosovës bashkëndjen plotësisht dhimbjen me të gjithë familjarët e viktimave dhe lutet për shërimin e të plagosurëve.

Isa Mustafa

One thought on “Jemi të shokuar me ngjarjet në Munih”

  1. Shokohet veq lopa……sepse me tere planeten po vepron islami kunder njerezimit e ti po shokohesh!!!!!!!!!!
    Nese nje dite ndodhe diqka e ngjajshme ne Kosove nga hordhite Islame te Naim Trrnaves, Ferid Aganit, Gezim Kelmendit………..a do te shokohesh apo do tjau qkerdheshnonen?..?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *