POLITIKA NDËRKOMBËTARE

ASNJË KOMPROMIS ME TERRORISTËT, DHUNUESIT E BARBARËT

Mbrëmë njerëzimi u përball edhe më një akt të rëndë terrorist, nga i cili pësuan qytetarë të pafajshëm. Sulmi në Munih është vazhdimësi e akteve terroriste që kanë për qëllim atakimin e vlerave hyjnore, humane e njerëzore, përmes dhunës, frikës e terrorit.
Kemi ndjesi e dhembshuri të veçantë me atakimin e Gjermanisë dhe popullit gjerman, ngase ne si popull e shtet tek Gjermania e gjermanët , në ditët tona më të vështira kemi gjetur mbështetjen, përkrahjen dhe ndihmën e pakursyer, që për ne është e paçmuar.
Në këto momente të rënda shpreh përkrahjen dhe mbështetjen time për autoritet gjermane, si dhe ngushëlloj familjet e viktimave, duke e lutur Zotin që të plagosurit të shërohen sa më parë.

Ngushëlloj e ndaj dhimbjen edhe me familjet e bashkatdhetarëve tanë, për humbjen e më te dashurve të tyre nga sulmi i mbrëmshëm.
Për më tepër, sulmi mbi Gjermaninë është atak mbi një vend e një popull që parandaloi krizën e refugjatëve, duke evituar njëkohësisht një katastrofë humanitare që trokiste në dyert tona.

Asnjë kompromis me terroristët, dhunuesit e barbarët. Uniteti veprues i botës së qytetëruar, të lirë e demokratike do e mposht edhe këtë të keqe me të cilën po përballemi.

Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava

2 thoughts on “ASNJË KOMPROMIS ME TERRORISTËT, DHUNUESIT E BARBARËT”

  1. O Highwan, naim trrnava eshte muslimani me i mire, sepse eshte i poshter, rrenc, antishqiptar, idiot, prap rrenc, …..ti po fol thuase trrnava ka kry nej shkoll normale!!,! Po Islam eshte diagnoze mentale……dhe naim trrnava eshte nje mentalist por i cili perfiton mjete te medha financiare nga antishqiptarizmat e tij….

    Kqyrja telegramin e ngushellimit……nuk e permend qe kane vra SHQIPTAR…por bashkatdhetar……sepse fjla qe Naim Trrnava e urren me se shumti ne jeten e tij eshte SHQIPTAR.

  2. Natyrisht se vrases te njerezve te pafajshem jane kriminele, jane katile dhe meritojne denim ne kete bote dhe ne boten e amshueshme. Por Myftiu i Kosoves duhet te shikoje nga vetevetja dhe te ve gishtin ne koken e tij, per veprimet e tij qe jane ne kundershtim meKuranin Famemadh. Myftiu eshte akuzuar per falsifikim te magjistratures, se diloms e tij eshte nga nje shkolle virtuale do te thote inekzistente. Myftiu qe vetit i thote hoxhe, titullin e ka marre duke nderruar e ndryshuar Kushtetuten e BIk ne menyre arbitrate, jo ligjote, duke falsifikuar dhe duke petdorur dredhi qe jane te denueshme nga Allahu i Gjithemeshirshem. Naim Ternava ka ndryshuar nenin e Kushtetutes i cili mandatin e Muftiut e kufizonte ne dy mandate nga 4 vjet. Tani Myftiu kaandat te perjetshem dhe kjo i bie se Naim Ternava, qe eshte nje falsifikator sui generis, do te jete myfti sa te jete gjalle. Ai, me kushtetuten e falsifikuar, vetit i jep te drejte qe ne menyre arbitrare ti emeroje te gjithe imamet neper komuba te Kosoves sikur te ishte nje sulltan. Imamet neper Kosove jane pjese e tarafit te tij, prandaj ne BIK mungon transpatenca, mungon kpntrolli financiar, nuk dihen as te hyrat, as te dalat, xhemati nuk informohet per raportet financiare te BIK, madje as Kuvendi i BIK nuk ka haber se cfare behet me gjithe ato te hyra te Bashkesise islame. Nje anetar i Kuvendit ka pase guximin te deklarohet publikisht se kur eshte shwyrtuar raporti financiar, anetaret e Kuvendit te BIK kane pase ne dyar te tyre nje raort te tille vetem per 5 minuta dhe pastaj ua kane marre perseri dhe per ata 5 minuta kane mundur vetem ta shfletojne dhe asgje tjeter. BIK thjeshte eshte privatizuar nga Naim Ternava dhe ky njeri ka shkelur te gjitha normat fetare, morale, ligjore, juridike, kanunore, etike. Mendoj se organet hetuese, prokuroria, auditori i pergjithshem dhe policia, prokuroria duhet te merren me gjendjen ne BIK, ne Medrese dhe ne Fakultetin e Studimeve Islame ku dushohet se ja edhe abuzime seksuale me studebte dhe medresante. Kohe me pare jsne publikuar SMS te turpshme te profesoreve te ketyre institucione drejtuar studenteve te tyre. Mirepo, askush nuk eshte marre me keto abuzime. Kjo eshte gjendja ne BIK. O Allah, deno hajnat, matrapazet, genjeshtaret, hajnat, mashtruesit, hipokritet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *