POLITIKA KOMBËTARE

NUK KA FALJE PËR KRIMINELËT QË E VRANË AHMET KRASNIQIN

Shkruan: Shefqet Jashari Strofci

Ne shqiptarët gjatë historisë u përballëm me shumë të liga dhe të këqija. Shumë prej tyre i kemi mundur me punë e durim dhe dolëm faqebardhë. Viteve të fundit disi na u kanë grumbulluar gajlet. Të zotët e mendjes janë shumë të brengosur që në viset tona fara e huaj që është mbjellë nga qendrat e pansllavizmit, është rritur dhe zhvilluar shumë. Është bërë ’’faktor politik”! Është bërë ,,faktor kombëtar”, edhe pse asgjë nuk ka punuar dhe as që po punon për të mirën e kombit shqiptar. Përkundrazi, ka punuar dhe po punon për interesat e atyre që e sollën dhe e mbollën në Viset tona, në tokën tonë stërgjyshore. Ka shumë emra kjo farë e çoroditur njerëzore. Quhet ’’farë ruse’’, sepse trualli ideologjik i saj është Rusia. Quhet ’’farë e keqe’’, sepse njerëzimit nuk i solli kurrfarë të mire, përpos dhunës, terrorit dhe krimit. Kjo farë e keqe tek ne krijoi ,,njeriun e ri”, të zhveshur nga ndjenjat humane, të zhveshur nga ndjenjat njerëzore dhe kombëtare.

Shqipfolësit që i përkisnin kësaj fare të huaj, në fillim e quanin veten komunistë. Më vonë, me ndihmën serbe, krijuan partinë e tyre që e quanin me mburrje ’’Partia Komuniste Shqiptare’’. Pastaj ia ndërruan emrin, duke e quajtur ,,Partia e Punës’’ dhe ,së fundi, ’’Partia Socialiste’’. Por, ideologjia nuk ndryshoi fare. Parimet e Makiavelit ,,qëllimi i arsyeton mjetet’’, u bënë parime të shqipfolësve që e udhëhoqën këtë parti (dhe argatëve të tyre). Ata me veprimtarinë e tyre përçarëse dhe mafioze, i sollën dëme të rënda çështjes madhore kombëtare dhe nuk po e kanë gajle për gjithë ato të liga që po ia bëjnë kombit dhe Atdheut, pasi që në ato punë të liga po kanë ca përfitime personale, grupore dhe klanore. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, udhëheqja e kësaj partie vrau shumëfish më tepër shqiptarë sesa ushtarë të huaj. I vranë dhe i prenë burrat më të mirë të kombit me tradhti dhe pas shpine, sepse ua kishin frikën, se pas luftës do t’i pengonin për t’i quar në vend porositë e kryedjajve komunistë të Beogradit dhe të Moskës. Këta karrieristë të sëmurë për pushtet pranuan të bëhen vasalë të Beogradit dhe të Moskës! Pranuan të bëjnë përçarje ndërshqiptare! Pranuan t’i shkelin marrëveshjet e arritura me forcat politike djathtiste! Pranuan ta ndezin luftën qytetare! Më në fund, pranuan t’ua japin ’’bakshish’’ edhe Kosovën dhe viset tjera shqiptare serbo – jugosllavëve, vetëm që ta fitojnë përkrahjen e tyre për t’u bërë ata të parët e vendit.
Siç dihet, sundimi i tyre i solli dëme të mëdha Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë popullit shqiptar. Fatmirësisht ,,nëna shtrigë” e çakejve të Ballkanit u shtri për tokë. I Madhi Zot e dënoi këtë çerdhe të kryedjajve të mallkuar me varfëri dhe skamje. E dënoi rënd këtë vend të madh evro-aziatik, që e kultivoi, e rriti dhe e shpërndau në tërë botën farën e keqe, ,,farën ruse’’ dhe ,,egjrën komuniste’’. Fatmirësisht, edhe diktatorët e kuq të Evropës Lindore u shtrinë për tokë, ashtu si ,,nëna’’ e tyre e Kremlinit për të dhënë shpirt. E humbën pushtetin njëri pas tjetrit. Ndodhi një mrekulli edhe në Shqipëri! U shemb diktatura! Fitoi demokracia! Filluan të bëhen ndryshimet drejt së mirës!

Fatkeqësisht, ,,fara ruse’’ që e humbi pushtetin në Shqipëri, shpejt u organizua. Lypi ndihmë prej çakajve të Ballkanit, prej ,,nënës’’ së tyre shtrigë të Kremlinit dhe mafisë së kuqe ndërkombëtare. Pranuan ndihmën serbo–ruso-greke, por pranuan edhe vasalitetin ndaj tyre. Dhe, siç dihet, demokracia e brishtë e Shqipërisë u shemb! Shqipërisë iu vu flaka dhe futa në të njëjtën kohë nga ,,pionierët e Enverit’’ dhe bandat greke! Edhe pararoja staliniste e LPK – së mori pjesë në shkatërrimin e shtetit shqiptar! U tmerrua bota! Shqiptari mori një pamje të shëmtuar nëpërmjet fotoreporterëve grekë. Ideologët e shovinizmit serb dhe atij grek fluturonin nga gëzimi kur shpifjet e tyre se ,,shqiptarët nuk janë komb dhe nuk kanë aftësi shtetformuese’’, shitej në katër anët e botës! Bajraktarët e farës ruse, Nanosi & Compani, e morën pushtetin me mjete të dhunës bolshevike, por edhe me përkrahjen materiale dhe diplomatike të ish – Jugosllavisë së vetëshpallur, Greqisë, LPK-së dhe të mafisë së kuqe ndërkombëtare.

Vetëm vetëdija e lartë kombëtare dhe politike e popullit të Shqipërisë, bëri që të mbetet i parealizuar në tërësi plani antishqiptar (i përpiluar nga qendrat antishqiptare: Beograd – Moskë – Athinë), që parashihte edhe fillimin e luftës civile Jug – Veri në Shqipëri. Megjithatë, e realizuan planin rezervë: Faktori shqiptar në Gadishullin Ilirik u defaktorizua. Faktikisht, më nuk kishte shtet shqiptar në këtë ishull. Por, i ashtuquajturi ,,Revolucioni i vonuar demokratik’’ i Qosjes i bëri të kënaqur dy partnerë: stalinistët e Shqipërisë, që erdhën në pushtet (me mjete dhune) dhe Greqinë, që iu hapën rrugët për ta bërë Shqipërinë koloni të saj. Por, mbetën të pakënaqur dy partnerët tjerë që e ndihmuan Nanosin me të holla për të ardhur në pushtet: Sipas burimeve zyrtare serbe, Beogradi për destabilizimin e Shqipërisë i ka harxhuar 17 milionë dollarë.

Edhe enveristët e LPK-së, në bazë të Marrëveshjes së Zyrihit (që u lidh në mes krerëve të LPK-së dhe PSSH-së, me qëllim që njëra-tjetrën ta ndihmojnë në shkatërrimin e LDK-së në Kosovë dhe PDSH-së në Shqipëri dhe largimin nga skena politike të dr. Ibrahim Rugovës dhe dr. Salih Berishës), ia dhanë Nanosit të gjitha të hollat që i patën mbledhur në emër të Kosovës. Pra, Nanosi & Compani kishin obligime ndaj të dyja palëve (Serbisë dhe LPK-së). Nanosi ishte një dhelpër e vjetër që enveristët e Kosovës, po të donte, do t’i shtinte të hanë çka nuk hahet. Nanosi dinte se çka bënte, por kryekuqaloshët e Kosovës nuk dinin për dredhitë e tij se ishin ,,shtalbaka”. Nuk dinin ata të gjorët se mësimet dhe urdhrat e tij do t’i fusin në shamakun e tradhtisë kombëtare, do t’i fusin në ujëra të zeza, që një ditë me faqe të zezë do të ngulfaten!

Por, me ngadhënjimin e ,,Revolucionit të vonuar bolshevik të Shqipërisë”, nuk u realizua në tërësi projekti i qendrave antishqiptare (Moskë–Beograd-Athinë) për shkatërrimin e kombit shqiptar. Ishte një fitore e rëndësishme serbo–ruso-greke, por Serbia donte që pjesa e dytë e projektit, që kishte të bënte me Kosovën, të realizohej sa më parë. Nanosi edhe pse ende nuk i kishte realizuar të gjitha objektivat në Shqipëri, filloi t’i kryente obligimet që i kishte marr nga Beogradi dhe Athina, që të fillohet në realizimin e pjesës së dytë të projektit antishqiptar, ku parashihej që Kosova të bëhej përgjithmonë tokë serbe.

Me shkatërrimin e Shqipërisë, populli ynë kishte frikë se diçka ogurzezë po i përgatitej Kosovës! Dhe, nuk vonoi shumë e dolën në skenë komplotistët e Kosovës. Kundërshtuan të mbahen zgjedhjet e dyta parlamentare. Nuk i njohën zgjedhjet dhe organet shtetërore që dolën nga ato zgjedhje. Tentuan ta bënin shkatërrimin e LDK – së, komplotistët e LDK – së në krye me H. Hysenin & B. Luzhën. Shkuan në Shqipëri, pa dijeninë e opinionit, kryekomplotistët R. Qosja dhe H. Hyseni, për të marrë detyra konkrete prej Nanosit, Mejdanit dhe Klosit. Posa u kthyen nga Shqipëria këta argatë të Serbisë, edhe pse Drenica kallej flakë, formuan shërbëtoren e çakajve të Ballkanit LBD-në. Është çudi e madhe që nën kulmin e asaj partie hyri edhe partia e Demaçit dhe Qeveria e Bukoshit (Bukoshi me telegramin që ia dërgoi Qosjes, e quajti vepër madhore formimin e partisë së tij, edhe pse nuk ishte koha e formimit të partive të reja kur Drenica kallej flakë!).

Pra, Nanosi ishte mjeshtër i zgjuar, i cili diti t’i shfrytëzojë karrieristët dhe mendjeshkurtrit e Kosovës për të punuar për realizimin e planit antishqiptar, për të cilin ai ishte obliguar se do ta realizonte. Veprimtaria përçarëse dhe antikombëtare e karrieristëve dhe plangprishësve të Kosovës rritej dhe shtohej. E shpallën Drenicën ,,territor të çliruar’’, qëllimi i të cilëve ishte për ta nxitur Serbinë që t’ua hiqte qafe Adem dhe Hamzë Jasharin dhe njësitë e tyre guerile, pasi që nuk arritën t’i bindin ata që t’i luftonin institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Kryetarin, Ibrahim Rugovën. Komplotistët dhe mendjeshkurtrit e Kosovës nuk pranuan të marrin pjesë në formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës (që do të përbëhej nga përfaqësues të të gjitha forcave politike dhe ushtarake të Republikës së Kosovës). Shkelën Marrëveshjen e Oslos, që parashihte institucionalizimin e UÇK-së, bashkimin e faktorit ushtarak dhe krijimin dhe forcimin e FARK-ut. Krijuan lista për vrasjen e veprimtarëve që nuk i përkisnin forcës së tyre komplotiste. Krijuan ndasi në baza partiake dhe përçarje në mesin e popullsisë së Kosovës. Penguan dhe nuk lejuan veprimtarë që i përkisnin LDK-së të kyçen në Luftën çlirimtare.

Është për t’u habitur se si i ka bindur Nanosi & Compani mendjeshkurtrit dhe komplotistët e Kosovës se e kanë të garantuar çlirimin e Kosovës, po që se e luftojnë LDK – në, forcën më të madhe politike shqiptare në Gadishullin Ilirik. Gradat e oficerëve të karrierës që kishin kryer akademi ushtarake nëpër akademitë jugosllave, i shpallën të pavlefshme. Ushtarakët duhej të hynin në luftë si ushtarë të thjeshtë, dhe pasi t’i vlerësonin aftësitë e tyre ushtarako – ideologjike analfabetët politikë dhe ushtarakë të LPK-së, mund të merrnin gradat që ata do t’ua caktonin.

Historianët një ditë gjithsesi duhet të përgjigjen në këtë pyetje: Gjithë kjo veprimtari përçarëse dhe antikombëtare e LBDK – së, LPK – së dhe Qeverisë së Kosovës, ndihmoi apo pengoi forcimin e faktorit politik dhe ushtarak të Republikës së Kosovës?!

Dihet se historianët sot nuk do të mund të jepnin vlerësim shkencore për periudhën e luftës, se do ta hanin plumbin në ballë nga argatët e argatëve të Nanosit. Por, opinioni ynë dhe të zotët e mendjes, e kanë të qartë se Kosova nuk do të ishte në këtë gjendje të mjerë, po të mos kishin bërë komplotistët luftë kundër LDK-së, në vend se të bënin luftë kundër Serbisë.

Siç dihet, gjyshërit dhe prindërit tanë kur sulmoheshin nga çakajtë e Ballkanit, i pajtonin familjet e hasmëruara dhe i mbyllnin të gjitha mosmarrëveshjet që i kishin njerëzit në mes veti, sepse iu duhej bashkimi për ta luftuar armikun. Populli ynë e bëri të njëjtën gjë kur rinia jonë studentore dhe inteligjenca e lartë, në krye me prof. Anton Çetën, morën aksionin për pajtimin e gjaqeve. Në emër të Zotit, për shpëtimin e Kosovës, u falën më tepër se 1000 gjaqe. Por stalinistët dhe enveristët e çartur të Kosovës, të cilët baba shpirtëror e konsideronin Qosjen, ndërsa mësues dhe udhëheqës Nanosin, Mejdanin dhe Klosin, vepruan të kundërtën e asaj që bëri populli ynë. Dhe, si rrjedhojë e gjithë kësaj patëm dështim pas dështimi në fushën ushtarake dhe diplomatike, edhe pse na u dha rasti i shkëlqyer që ne vetë ta bëjmë çlirimin e Kosovës, kur dihet se i kishim të gjitha kushtet e përshtatshme.

Komplotistët e Kosovës ishin hipnotizuar nga Nanosi, Mejdani dhe Klosi. Ku ta dish se çfarë përrallash iu kishin treguar! Me siguri iu kanë garantuar pushtet mbi shqiptarët e Kosovës. Po, iu kanë garantuar edhe ’’çlirimin e Kosovës’’, po që se e fillojnë luftën sa më parë. Nanosi ua dha kallashët e tij kryekuqaloshëve të Kosovës, me të cilët e kalli Shqipërinë. Me dhjetëra dhe qindra kuaj të ngarkuar me kallashë të ndryshkur e pa nishan, kalonin kufirin shqiptaro – shqiptar afër Kukësit dhe Tropojës dhe ushtria serbe bënte sehir! I lente të lirë të kalonin kufirin, derisa ,,gjeneralët’’ e Hashimit organizuan parada nëpër male të Kosovës, për ta bindur faktorin ndërkombëtarë se në Kosovë është krijuar një ushtri që po e luftonte ushtrinë serbe. Por, kur Serbia deshi ta mbyllë kufirin, nuk kalonin më mushka të ngarkuara me armatim, po as individë këmbë. Kjo e ka një shpjegim, por këtë e kuptojnë vetëm të zotët e mendjes, por jo edhe naivët dhe argatët e argatëve të Nanosit, që u bënë anëtarë dhe udhëheqës të dy bishtave të PSSH (PDK – ja dhe AAK – ja), që po veprojnë në Kosovë.

Është për t’u habitur se si i ka bindur Nanosi & Compani mendjeshkurtrit dhe komplotistët e Kosovës se e kanë të garantuar ,,çlirimin e Kosovës’’, po që se e luftojnë LDK-në, forcën më të madhe politike shqiptare në Gadishullin Ilirik. A thua vallë, si i bindi Nanosi mendjeshkurtrit dhe karrieristët e Kosovës se luftën do ta fitojnë me Serbinë pa oficerët e karrierës!?

Se sa e rëndësishme është karriera dhe pushteti për njerëzit e panjerëzi për karrieristë të sëmurë për pushtet, tregon jo vetëm veprimtaria përçarëse, por edhe ajo kriminale, kur krijuan qendrën e krimit, për t’i vrarë burrat më të mirë të kombit, veprimtarë të çështjes kombëtare që i përkisnin LDK-së, apo oficerë të karrierës që nuk arritën t’i bënin argatë apo skllav të mjerë.
Siç dihet, të gjitha krimet që u bënë në Shqipëri dhe Kosovë pas ngadhënjimit të ,,revolucionit bolshevik” të Qosjes, janë organizuar dhe janë kryer nga një qendër komanduese (organizatë ilegale) që udhëhiqej nga politikanët aktual të Shqipërisë dhe të Kosovës (që i përkasin ,,farës ruse’’). Është krijuar në mënyrë profesionale nga ,,sugari’’ i OZN–së jugosllave – ,,sigurimi’’ i Shqipërisë.

Pra, veprimtaria e kësaj qendre të krimit nuk është tjetër, pos vazhdim i veprimtarisë së UDB-se jugosllave, me një ndryshim, se kriminelët shqipfolës u treguan se janë edhe më të pashpirt se ,,cërna ruka’’ serbe. E masakruan dhe e mbytën në banesën e tij në Tiranë Ali Ukën, për shkak se i kundërshtoi dinakëritë dhe tradhtitë e tyre. Organet e hetuesisë së Shqipërisë i dinë urdhëruesit e këtij krimi, por si t’i zbulojnë miqtë e miqve të pushtetarëve aktualë të Shqipërisë, kur do ta rrezikonin jetën dhe familjet e tyre.
Është e pabesueshme se sa poshtë kanë rënë disa krerë (ish – të burgosur politikë) të rezistencës ilegale, kur kryespiunët serbo-grek ua lanë ,,këmbët e arushës në dorë’’, kur ua falën postet drejtuese të ,,sigurimit’’ (SHIK – ut të Kosovës).

Kriminelët me kravata kuq e zi i dhanë urdhër Qendrës së krimit, ta vrasin demokratin dhe veprimtarin e shquar të kombit Azem Hajdarin. E vranë Azem Hajdarin në qendër të Tiranës, kriminelët e porositur nga krerët e PSSH – së, vetëm pse u zotua se do ta ndihmojë çlirimin e Kosovës me të gjitha forcat që i kishte Shqipëria. Pastaj e vranë ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqin, sepse aftësitë, përvoja dhe veprimtaria e tij politike dhe ushtarake shkonin në dëm të planeve strategjike të çakajve të Ballkanit dhe nënës së tyre shtrigë – Baqushkës së Kremlinit. U bënë pesë vjet të plota nga dita kur kriminelët e vegjël (dorasët) e pushkatuan ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqin, në kryeqytetin e Shqipërisë, në bazë të vendimit të lëshuar nga kriminelët e mëdhenj, që patën zënë pozita udhëheqëse në Kryesitë e LBDK-së, LPK-së, Shtabin e Xh. Halitit dhe individë që i përkisnin Qeverisë së Kosovës.

Kjo vrasje në analet e kriminalistikës një ditë do të analizohet, për të marrë shembull se deri ku mund të shkojë njëmendësia e tredhur e karrieristëve të sëmurë për pushtet, kryekuqaloshëve shqiptarë, për të cilët kolltuku dhe pozita udhëheqëse ishin shumëfishë më të çmueshme dhe më të rëndësishme sesa çlirimi i vendit, interesat madhore kombëtare, liria, shteti, pavarësia, dhe bashkëkombësit.
Qysh më 21 shtator të vitit 1998, atë ditë kur e vranë në Tiranë kolonel Ahmet Krasniqin, ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, kryekuqaloshët e Kosovës u zbuluan edhe për opinionin e gjerë, se janë tradhtarë të shumëfishtë të kombit shqiptar! Janë dorë e zgjatur serbe! Janë dorë e zgjatur ruse! Janë dorë e zgjatur greke! Janë plangprishësit e Kosovës! Janë e zeza e vet dhe pasardhësve të tyre! Janë turpi i kombit!

Po, si të vritet or një Burrë aq i madh i kombit, i cili qysh nga mosha rinore u përcaktua ta luftojë me mençuri okupatorin! Po, u vra Ahmeti me urdhrin e ish – ,,patriotëve’’ që si bagëtia në ahur i mbajtën ca vite nëpër burgjet jugosllave, që nga naiviteti apo qëllimet karrieriste ishin futur në organizatat ilegale.

Po, u vra Ahmet Krasniqi se qyqarët karrieristë të LBDK-së dhe LPK-së ia kishin frikën atij, sepse kur do të çlirohej Kosova nga FARK-u, ai do të bëhej njëri ndër më të çmuarit e Kosovës. Dhe, kur e dinin të gjorët se çfarë karakteri të fortë kishte ai, se ai nuk bën lëshime, po të vinte në pyetje edh jeta e tij, kur është në pyetje interesi kombëtar, vetëm sa nuk i lëshonte shpirti.

Gazetarët sahanlëpirës filluan ta shanin dhe ta shpifnin Ahmet Krasniqin, (siç vepruan edhe për të tjerët që i pushkatuan), por ai ishte si deti i qetë pas stuhisë. I kryente detyrat dhe obligimet që i takonin në bazë të Marrëveshjes së Oslos. Krijonte njësi operative të UÇK-së. Krijoi qendra të stërvitjes dhe garnizone të FARK-ut në afërsi me Kosovën. Dhe, kur vendosi që të gjitha brigadat dhe ushtarakët e FARK-ut të futën në Kosovë nën komandën e tij, kryekriminelët paguan kriminelë të profesionit, morën pëlqimin dhe ndihmën e SHIK-ut të Shqipërisë, caktuan datën, momentin dhe vendin e përshtatshëm për ta pushkatuar sa më lehtë, por edhe që të ketë jehonë sa më të madhe.

Kjo vrasje ishte planifikuar dhe llogaritur mirë nga strategët e sigurimit të fshehtë serb, që mbanin pozita udhëheqëse në organet partiake dhe shtetërore të Shqipërisë dhe të Kosovës. Dinin saktësisht se sa dëme do t’i sjellë vrasja e Ahmet Krasniqit UÇK-së, FARK-ut, Kosovës dhe shqiptarisë. Për armiqtë tanë, vrasja e Ahmet Krasniqit ishte një kryevepër madhështore, ishte një dhuratë e vlefshme për ushtrinë serbe dhe shtetin serb. Edhe komplotistët mendjeshkurtër dhe plangprishësit e Kosovës, i patën interesat e tyre në këtë vrasje. Ata ishin të bindur se UÇK-ja do të mbetet vetëm e tyre. Pushteti i Kosovës do të jetë vetëm i tyre. Fama, privilegjet, pasuria e Kosovës do të bëhet vetëm e tyre. ,,Armiqtë’’ e tyre personalë dhe partiakë, do t’i vrasin apo do t’i dënojnë me burgje. Faktori ndërkombëtarë do t’ua çlirojë Kosovën dhe pastaj do t’ua japin pushtetin për të bërë çka ua do zemra. Ëndërroni me sy qelë se do të marrin tituj dhe grada të larta ushtarake. Do të bëhen pasanikë të mëdhenj të Kosovës. Po planifikuan kryekriminelët e kuq të Kosovës se me vrasjen e Ahmet Krasniqit, do t’ua fusin frikën në palcë ushtarakëve të ,,padëgjueshëm’’ që nuk pranonin të bëhen robër dhe skllevër të tyre.

Mendonin kriminelët shpirtzi se me këtë vrasje do t’i frikësonin dhe do t’i detyronin kundërshtarët e tyre politikë, rininë dhe burrërinë e Kosovës, ta ulin kokën dhe të bëhen rrogëtarë të komplotistëve dhe karrieristëve të Kosovës, argatëve të pagojë të Fatos Nanosit. Kanë ditur kryekriminelët që kanë grada të UDB-së jugosllave, se me vrasjen e Ahmet Krasniqit përçarja ndërshqiptare do të marrë flakë; morali luftarak i shqiptarit do të vyshkej; UÇK – ja do të mbetej ,,ushtri’’ e analfabetëve ushtarakë, që do t’i fusin në aventura ushtarake burrat dhe djelmoshat trima shqiptarë pa qenë të përgatitur për luftë. E dinin strategët ushtarakë serbë se e kanë të garantuar fitoren luftarake në Kosovë, po që arrijnë t’ua mbushin mendjen karrieristëve dhe mendjeshkurtërve të Kosovës, që të mos ua lënë komandën ushtarake oficerëve të karrierës. E dinin gjeneralët serbë se çfarë force e madhe ushtarake do të bëhej Kosova, po që se angazhohen oficerët e karrierës në luftë, dhe po që se bëhet bashkimi i faktorit politik dhe ushtarak i saj.

Këtë detyrë nuk e patën vështirë ta kryejnë oficerët e sigurimit të fshehtë serb, që punonin në organet më të larta shtetërore të Shqipërisë, në kreun e LBDK – së, të LPK – së dhe në shtabin e Xh. Halitit dhe të H. Thaçit, të ashtuquajtur SHP i UÇK-së dhe Drejtoria Politike e SHP të UÇK-së.

Mu për këtë edhe lutjet e përditshme të veprimtarëve të dalluar të kombit shqiptar, lutjet e miqve tanë që vinin nga katër anët e botës, si dhe lutjet e diplomatëve të shquar të SHBA – ve, që të bëhej bashkimi i faktorit politik dhe ushtarak i Kosovës, (të krijohet një qeveri e përbashkët e Kosovës), nuk ndikonin në kreun e LBDK – së, të LPK – së dhe të shtabit të Xh. Halitit dhe të H. Thaçit, (që e quanin ,,SHP i UÇK – së’’ dhe ,,Drejtoria Politike e SHP të UÇK – së.’’

Me vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, kryekuqaloshët e Kosovës u treguan se janë karrieristë të sëmurë për pushtet, u treguan se janë të pa fe dhe të pa atdhe. U treguan se janë të pa shpirt, janë frikacakë dhe tinëzarë! U treguan se janë farë e keqe, farë e prishur, farë e huaj, farë ruse! Me të vërtetë, u treguan se janë llumi i shoqërisë shqiptare! U treguan se janë mashë e huaj! U treguan se janë ,,Cërna ruka’’ serbe! U treguan se janë zogj serbi! Po, po, u treguan se janë tradhtarë!

Ahmet Krasniqi me dinjitet po pushon në varrezat e Kryeqytetit të Shqipërisë dhe aty do të mbetet, derisa organet kompetente të Shqipërisë të mos i zbulojnë të gjithë kriminelët që morën pjesë drejtpërdrejtë dhe tërthorazi në këtë vrasje makabre. Kriminelët e kuq të Kosovës edhe pas luftës e përgjakën Kosovën, duke ia vrarë burrat më të mirë të saj, vetëm pse nuk arritën t’i bëjnë rrogëtarë, siç i bënë disa ,,intelektualë’’ dhe ,,veprimtarë’’, duke i përkëdhelur, duke i frikësuar, apo duke iu dhënë ca pozita udhëheqëse apo duke iu dhënë pasuri të huaj.

Si duket, karrieristët e sëmurë për pushtet ende nuk e kanë të qartë se një ditë, jo edhe aq të largët, do të përgjigjen dhe do ta marrin dënimin e merituar për vrasjet politike që i bënë para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës, dhe për dëmet që ia sollën çështjes madhore kombëtare me veprimtarinë e tyre përçarëse dha antikombëtare. Mos të iu shkojë mendja kriminelëve të vegjël dhe kriminelëve të mëdhenj se, me kalimin e kohës, do t’i harrojmë krimet e tyre. Gjakhumbur nuk do të jetë kurrë Ahmet Krasniqi dhe as veprimtarët tjerë që i vratë. Nuk do të ketë falje për kriminelët (të mëdhenj dhe të vegjël) që e vranë (që morën pjesë në vrasje) Ahmet Krasniqin dhe veprimtarë tjerë të kombit.

Dihet se sipas së drejtës ndërkombëtare dhe kanunore, krimet e luftës dhe krimet politike nuk vjetrohen. Prandaj, ne do të bëjmë durim dhe do të presim ditën kur do t’iu dalin në fushë turpi, të ligat, të zezat dhe krimet që i bëtë.

Ju, kriminelë zemërkatil të Kosovës, pse nuk po merrni mësim nga përfundimet e kriminelëve që i njeh bota. A e dini se si e përfunduan jetën kryekriminelët shqipfolës Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu?! Ishte edhe më i fuqishëm se këta dy Miloshi, por ku gjendet sot ?! Mos harroni se çdo gjë në këtë botë është e përkohshme. Edhe fuqia e juaj prej ujku, edhe dredhitë e juaja prej dhelpre, edhe karakteri i juaj prej çakalli një ditë do të pushojnë, por vepra e juaj e zezë do të mbetet për tu mësuar nëpër shkolla brez pas brezi, që brezi i ri të merr mësime konkrete, që njerëzit si ju të mos kenë mundësi t’i mashtrojnë.

Sa për përfundim, kriminelë të Kosovës, duhet ta regjistroni mirë në rradakën tuaj se edhe po që se arrini t’i shpëtoni gjyqit të Kosovës për veprat e juaja kriminale dhe të pista, kurrsesi nuk do të mund t’i shpëtoni Gjyqit të Zotit Fuqiplotë dhe as gjyqit të historisë.

Shtator 2003

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *