POLITIKA KOMBËTARE

FANTAZMA E MUKJES

Shkruan: Luciano Boci

Historia përsëritet – thotë postulati i famshëm.

Prova e tij është e prekshme.
Marrëveshja disa orëshe midis forcave politike në Shqipëri, për Drejtësinë, u prish në mënyrë të ngjashme me marrëveshjen e Mukjes të 2 Gushtit 1943.

Marrëveshja e Mukjes u nënshkrua midis forcave nacionaliste dhe partisë komuniste, për një luftë të përbashkët kundër okupatorit, për një Shqipëri etnike.

Përfaqësuesi i PK ishte Ymer Dishnica që e firmosi marrëveshjen, e cila u hodh poshtë me një truk, disa orë më pas, nga Enver Hoxha nën bekimin e Vukmanoviç Tempos, i dërguari i PK jugosllave.

Pas kësaj dihet fati i luftës dhe gjakosja e damkosja e nacionalistëve.

Pasojat e asaj prishje, u reflektuan në triumfin e një diktature nga më të egrat, që linçoi, vari, vrau e preu mijëra nacionalistë e patriotë.

Misionet e atëhershme ndërkombëtare ose u sollën vakët, duke përkrahur pa rezultat individë si A. Kupi, ose tërthorazi dhe fshehtas mbështetën me logjistikë E. Hoxhën në marshimin e tij mbi kokat e shqiptarëve.
Prishja e saj është konsideruar si turpi i historisë dhe fillimi i revanshit komunist!

Sot ironikisht jemi në të njëjtën situatë.
Madje dhe kohësisht jemi shumë afër 2 gushtit, 73 vite pas Mukjes.
Mgjs E. Agaçi ( Y. Dishnica) e ka firmosur, “Dulla” i sotëm (Rama) nuk e pranon.
I prish planet e sundimit ajo! Nga mënyra dhe teksti se si u arrit dhe jo vetëm.
Pasi po e shkatërron, Rama përgatitet ta përdorë, për të sulmuar të djathtën dhe “forcat nacionaliste”.
Është karta e vetme tek e cila ka shpresa për të marrë karrigen që do.
Kërkon që me “bandën e tij të maleve”, si dikur Hoxha, të instalojë një sundim kohëgjatë.
Vakësia reaguese e atyre viteve, e ndërkombëtarëve, na kushtoi.
Shpresoj sot, t’i referohen paksa historisë për të gjetur aty arsyen, për të mos i besuar më Ramës!
Ne jemi besimplotë tek SHBA dhe BE!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *