EKONOMIA

VARFËRIA DOLI TË JETË MË E FORTË, SE KOMBINATI I ÇELIKUT TË PARTISË

Rënja e sistemit komunist e çliroi sadopak Republikën e Shqipërisë nga kthetrat ideologjike të “vëllezërve” jugosllav, kinez, rus dhe disa “miqve” kosovar. E pushtuar dhe e plaçkitur nga komunistët në vitin 1944.  E drejtuar për dekada të tëra nga një parti jugosllave, Shqipëria nuk arriti asnjëherë të përmbushë nevojat elementare për jetën dhe dinjitetin e popullit të saj.

Burgosjet, internimet, vrasjet, dhunimet, shkelja e rëndë e të drejtave të njeriut dhe shtetëzimi i pronës private, i mundësuan varfërisë të zëjë vendin kryesor në fatin jetësor të çdo qytetari të vendit.

Andaj, vitet e 90-ta, përveçse për rënjen e komunizmit, do të mbahen mend edhe për ekzodin masiv të shqiptarëve drejt Europës. Të dërmuar nga politika e triskave të Partisë së Punës dhe uria që kishte kapluar vendin, qytetarëve të shtetit shqiptar, posa ju ofrua rasti i volitshëm, ia kthyen me shpejtësinë e dritës shpinën mësimeve të partisë dhe veprës komuniste të shokëve Enver Hoxha, Milladin Popoviç, Dushan Mugosha, Vojo Kushiç, Svetozar Vukmanoviç-Tempo etj.

Ikja e qytetarëve shqiptarë nga vendi, rezultoi pas një kohe me një remitencë të konsiderueshme ekonomike, e cila më vonë e mundësoi deri diku çlirimin e popullit nga triskat e Partisë së Punës dhe politika e dështuar ekonomike e trashëgimtares së saj, Partisë Socialiste. Për hirë të së vërtetës, drejtuesit e Partisë Socialiste e vlerësuan lart remitencën e armiqve të partisë, sepse ajo ju mundësoi të konsolidojnë pushtetin apsolut dhe abuzimin me drejtësinë.

Viktimat e sistemit komunist u liruan nga burgjet dhe kampet e përçëndrimit, por ata mbetën të burgosur të varfërisë, e cila dalngadalë po i dërrmon edhe trashëgimtarët e tyre. Viktimat e sistemit të kaluar janë dëshmitarët e së vërtetës, përmes të cilëve dëshmohet saktësisht se varfëria e shqiptarëve, doli të jetë më e fortë se kombinati i çelikut të partisë pushtuese serboruse, PPSH.

Enver Hoxha së bashku me themeluesit e PKSH-së, terroristët Milladin Popoviç dhe Dushan Mugosha.
Enver Hoxha së bashku me themeluesit e PKSH-së, terroristët Milladin Popoviç dhe Dushan Mugosha.

IK NGA KURVIZMI KOMUNIST, ENFERRO - TITISR
IK NGA KURVIZMI KOMUNIST, ENFERRO – TITIST

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *