POLITIKA KOMBËTARE

Periudhë kritike për sigurinë në Kosovë

Eksperti i sigurisë, ish-luftëtari i Koshares, Bahri Gashi, konsideron se fakti që terrorizmi nuk njeh fe e as komb, flet për mundësi reale dhe jo të neglizhuar, që edhe tek ne mund të ndodhin akte dhe veprime të terrorit në forma të ndryshme. “Fakti që në emër të fesë, qytetarë të Kosovës në numër të shumtë kanë marrë pjesë, me ose pavetëdije në luftërat e ISIS-it, flet për mundësi reale dhe jo të neglizhuar, që edhe tek ne mund të ndodhin akte dhe veprime të terrorit në forma të ndryshme”, shprehet ai. Sipas Bahri Gashit, institucionet e sigurisë dhe para së gjithash ato të inteligjencës, duhet të ndërmarrin dhe të shtojnë veprime të koordinuara brenda dhe jashtë agjensive, me qëllim parandalimin.”

“Deri më tani këto shërbime janë treguar efikase dhe kanë arritur të parandalojnë edhe raste, si të makinës bombë me ekspozliv në hyrje të Prishtinës nga drejtimi i Beogradit. Koha do të tregojë për një periudhë të ardhshme kritike sa i përket garantimit të sigurisë. Rreth nesh paraqiten shumë interesa territoriale dhe përplasje kulturash e ideologjish, të cilat nëse nuk do të tregohemi të vëmendshëm do të kemi pasoja serioze”, nënvizon ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *