POLITIKA KOMBËTARE

NAZISTIMI I KRYEMINISTRIT

Shkruan: Rexhep SHAHU

Njera duhet te ndodhe : ose te fitoje Trump ose te vdese Soros, ndryshe Amerika do te ece mbrapsht dhe bota do zhytet ne kaos, nje lloj komunizmi shume mafioz, me i keq se gjithe komunizmat e derisotshem, do ta sundoje boten. Njerzit do te kerkojne planet tjeter se edhe ne varre nuk do te ndjehen te sigurte.

Frika, pasiguria, perbuzja, braktisja, shperfillja, tallja ka ndodhe e po ndodh perdite tek ne e rrotull nesh, ne shume vende te botes.
Reforma ne drejtesi sot lexohet e tille : jane bere gati listat e prokuroreve e gjyqtareve qe do te zevendesojne aktualet qe nuk i do partia e qeveria. Ka nga ata qe nuk duhej te ishin sot prokurore e gjyqtare sepse kane punuar nga 20 vjet ne diktature prokurore e gjyqtare dhe kane denuar me tejkalim shume njerez dhe kane punuar edhe nga 20 vjet e me teper po prokurore e gjyqtare edhe pas diktatures. Kjo eshte e llahtarshme, e pafalshme, kriminale kur e di se dikush ka vare e pushkatuar njerez dikur kur mund te bente ndryshe dhe po ky a keto dikusha kane bere drejtesi me para te majme kete cerek shekulli ne Shqiperi.

Kur them jane bere gati listat per te hequr ca qe mendohet se i ka emeruar PD e per te vene ca qe i do PS, pa guxuar te preke askush ata qe i ka emeruar diktatura, bllokmenet e diktatures, kam parasysh fjalimin e para ca diteve te kryeministrit te pandershem, (pandershmeria paguhet rende sepse nuk ke me jetue gjithone kryeminister dhe zoti nuk te do aq shume sa me ta marre jeten duke qene kryeminister), fjalim qe mbajti para magjistranteve te drejtesise. Ata qe jane ne specializim ne magjistrature dhe e kryejne ate specializim jane te emeruar paraprakisht prokurore e gjyqtare te ketij vendi. Pra nuk vendos dot per ta kryeministri i sotem apo i neserm sepse ata jane pjese e sistemit. Po me cfare te drejte morale, ligjore, politike, njerzore shkon kryeministri dhe mban fjalim para tyre dhe ne ate fjalim mallkon opoziten e vendit. Cfare lidhje kane magjistrantet e drejtesise me opoziten e vendit. Pervec merakut te madh qe kryeministri ka per ta vdeke opoziten, per te pergatite si nazistet magjistrantet qe kur te shkojne ne detyre te marrin vendime te verbera kunder opozitareve te vendit.

A thu Lu – ja a e din kete gje, apo me leje te Lu-se ka nazistuar kryeministri yne.

Pastaj kjo puna e pasurise, kontrollit te saj, u be si shume bajate. Kryeministri e te tijte e ata kunder tij e te tijve nuk po shohin kurre traun ne syte e tyre.

Ej jarana te politikes, a vetem gjyqtaret e prokuroret qenkan macja e zeze e damllaja e ketij vendi. Jo jo. Gjyqtaret e prokuroret jane aty se jane te emeruar a te zgjedhur nga lideret e politikes, te cilet ne te shumten e hereve kane marre kiliograme te shumte valutash per te emeruar gjyqtare e prokurore.

Beni reforme, shkyjeni kete vend, hiqini te gjithe ata qe nuk i doni, emeroni ke doni, nxirrjani ujin e zi ketij vendi, merruani shpirtin njerzve, shqiptaret po ikin e do te ikin dhe do te shtohen ne dhera te tjera, por prape ketu do te mbeten do njerez sepse duhen varrosur qeveritaret ne fund te fundit, nuk mund ti leme pa shti ne dhe se na qeshin njerzia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *