POLITIKA KOMBËTARE

NATA E SHËN HORRIT

Shkruan: Edison YPI

Po nuk e votuat, me të dalë nga Parlamenti do ju vijë si për të vjellë dhe do ju merren mentë. Duke u lëkundur do ngatrroni makinat, do hypni nëpër makinat e njëritjetrit. Shoferat e majtë do çuditen por edhe do mrekullohen si ju erdhi fari i shumpritur për të pasur në makinë një deputete apo një deputet të djathtë për ta masakruar si e meriton. Po ashtu dhe shoferat dhe rojat e djathta do fërkojnë duart nga rast i hatshëm që u zbriti nga qielli kur s’e prisnin. Në këtë eufori e sipër, shoferat do tua përplasin deputetave kokat mbi xhama.

Të vjelltit dhe marramendjes do ti shtohet gjakosja e kokave me frakturat përkatëse. Rrëmuja, klthmat, ulërimat, do bllokojnë trafikun. Bllokimi i trafikuf do pamundësojë ardhjen e autoambulancave. Piskama, të vjella, dhëmë të thyer, kocka gjymtyrësh, pellgje gjaku. Pasi shoferat dhe rojat të shohin deputetat e vet në makinat e gabuara, euforia e fillimit do ja zerë vendin sherrit mes tyre. Me gjak nëpër turi, rroba të grisura, të dhjera dhe të pshurrura nga frika, celularët e dalë jashtë përdorimit nga lagia dhe përplasjet, deputetët do kërkojnë të dalin nga makinat për tu afruar njëfarsoj me njëritjetrin për tu marrë vesh ç’po ngjet.

Për shkak të rrëmujës, kjo përpjekje për tu bashkuar do shkaktojë një hallakatje edhe më të madhe. Nga dyert e makinave gjysëm të hapura, ata që do mund të dalin do bëjnë disa hapa dhe do rrëzohen me turi mbi llamarina dhe pellgje të vjellash. Të tjerëve që nuk do mund të dalin, këmbët do tu varen brenda, duart dhe pjesa tjetër e trupit do tu varen jashtë makinave. Disa aktivistë të Shoqërisë Civile të gjindshëm për kësi rastesh do sjellin me urgjencë arka me bidona uji për shplarje dhe sjellje në vete. Por do rezultojë se nuk është ujë por acid që deputetave të sakatuat do tu grisi edhe më rrobat dhe do ti djegi mishrat. Rrengun me acid që duket si ujë do përpiqen ta ndreqin disa studenta që do sjellin qumësht. Deputetat do t’i rrëkëllejnë me eks shishet gjysëm litroshe të qumështit shpëtimtar studentor që pas acidit do ju duket mrekulli.

Mirëpo pas pirjes së qumështit do kalojnë pak sekonda dhe deputetave do ju fryhet barku sa një fuçi, do ju dalin e do ju varen kokërdhokët e syve, gjymtyrët dhe koka do rrëzohen, nga disa brima mbi barkun e fryrë do dalin zorrët dhe të gjitha rropullitë. Qumështi kishte qënë sodë kaustike. Do bëhen përpjekje të pashpresa për ti nxjerrë nga lart me helikopter. Rrobat e shqyera nuk do mundësojnë kapjen pas litarit dhe çengelit të helikopterit. Sherri kush e kush të kapet pas litarit do bëhet gjithashtu pengesë që nuk do mundësojë evakuimin e askujt. Në këto kushte, e vetmja ndihmë që do mund tu jepet do jetë një spërkatje me atë pluhurin që përdoret për ngordhjen e karkalecave nëpër ara. Pluhuri në fjalë, atypëraty nuk do ketë ndonjë efekt kushedi se çfarë, ca të kolla, ca teshtima, dhe aq. Por pak më pas, kur mbi trupat e sakatosur të deputetave do hidhet ujë për shpëlarje, që në fakt nuk do jetë ujë por solucion nga ai që çbllokon lavamanat dhe banjat, nga kontakti i këtij solucioni me pluhurin e mëparshëm, trualli do ndizet më keq se prushi.

Parehatia e lemeritshme e trupave, apo më saktë, mbeturinave të trupave të deputetëve, me zjarr nën këmbë dhe gjak nëpër turi do vazhdojë nja një orë. Një babaxhan nga turma e kuriozëve që do ndjekin spektaklin do çfaqi mendimin se deputetët kurrsesi nuk duhet të vdesin. Po vdiqën ç’u pa ? do jenë fjalët e fundit të ligjëratës së babaxhanit hokatar. Vuuuuuu duartokitjet. Për t’ja arritur këtij qëllimi të shenjtë dhe djallëzor njëkohësisht, do tu thuhet disa biznesmenave që kanë shumë pare të sjellin urgjent dhjetë mjekët reanimatorë më të mirë të botës. Ti gjejnë ku të duan. Të kushtojnë sa të kushtojmë. Do bjeri nata. Spektatorët do largohen. Do mbeten reanimatorët. Do dëgjohen rënkimet.

Të gjithë të shtrirë mbi gjakra, të vjella, pshurrje, të dhjera. Gjatë natës nga gjithë trevat shqiptare do vinë shqiptarë me cfurqe, thika, brisqe, sëpata, kazma, që deputetave do u grijnë mishin mes blegërimave. Nëmtë gdhirë, ngaqë s’do kenë ç’të bëjnë, reanimatorët do largohen. Mishrat e deputetave do lihen aty tri ditë e tri netë. Do vijnë ti mbledhin me qerre. Do t’i zhdukin ato mishra në një vend të largët që do mbahet sekret. Ngjarja do mbetet në Histori si “Nata e Shën Horrit”. Do shkruhen libra, do bëhen filma, teatro, do kompozohen pjesë muzikore. Po e votuat do jetë pak më ndryshe. Do falenderoni Zotin që nuk do ketë Natë të Shën Horrit. Me gjakftohtësi, durim, ca tableta që pengojnë ikjen e shurrës nga frika dhe rënien e damllasë, do prisni të gjykoheni në përputhje me ato që sapo votuat.

One thought on “NATA E SHËN HORRIT”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *