POLITIKA NDËRKOMBËTARE

Turqinë e përfshinë vala e suspendimeve

Ekspertët ndërkombëtar dyshojnë në aftësitë e qeverisë së Turqisë për të përballuar me sukses valën e madhe të suspendimeve në ushtri, media, arsim dhe kulturë. Ministria e Arsimit të Turqisë lajmëroi për përjashtimin e 15 000 punëtorëve të arsimit! Shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut dhe torturat çnjerëzore ndaj atyre që konsiderohen si armiq të shtetit dhe opozitar të pushtetit po vazhdon me një tempo marramendëse. Qeveria e Binali Yildirim dhe dora e hekurt e presidentit Erdogan po e prekë tashmë çdo pore të jetës së lirë dhe jo të dirigjuar nga AKP.

Në SHBA, Gjermani, Francë dhe Angli mbretëron përshtypja se kjo valë e pastrimeve është përgatitur një kohë të gjatë dhe nuk ka të bëjë fare me puçin e dështuar ushtarak, për të cilin ende nuk dihet se a ishte vërtetë i organizuar nga një pjesë e ushtrisë, apo ishte i orkestruar nga vet qeveria e Binali Yildirim dhe presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Qeveria e Yildirim e ka konfirmuar se ajo i ka dërguar kërkesat zyrtare për ekstradimin armiqve të AKP-së në SHBA, Gjermani, Francë, Angli dhe Shqipëri. Ende nuk kemi ndonjë konfirmim zyrtar për një kërkesë të njëjtë nga Qeveria e Kosovës dhe pushteti i tandemit Ahmeti – Gruevski në IRJM. Kjo e fundit ka qenë përfituese e ndihmës më të madhe ushtarake e politike nga Turqia.

Faqja zyrtare e Televizionit shtetëror Gjerman

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *