POLITIKA KOMBËTARE

Paralajmërim për sulme terroriste në Prishtinë

Organizata evropiane “Verisk Maplecroft” e vendos Prishtinën në vendin e parë të rrezikshmërisë së lartë nga sulmet terroriste të besimtarëve mysliman. Paralajmërimet e shtetit islamik ISIS po mirren seriozisht nga zyrtarët e shtetit të ri, por mundësitë e qeverisë së Kosovës për të penguar me forcat e veta sulmet e paralajmëruara jenë të kufizuara. Ministri kosovar Hyseni deklaroi se, “314 qytetarë të vendit morën pjesë në luftrat në Siri dhe Irak, ndërsa sot janë 70 të tjerë aktiv në këto luftëra dhe 57 që janë konfirmuar të vdekur. Gjithashtu, në këto zona ndodhen edhe 38 gra dhe 27 fëmijë. Deri më sot, policia ka arritur të arrestoj 34 persona”.

Pjesa më e madhe e ekspertëve të sigurisë në Kosovë ndajnë mendimin se sulmet terroriste në Kosovë synojnë të nxisin kaosin dhe të prishin marrëdhënjet tradicionalisht të mira mes shqiptarëve dhe vendeve që e kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës. Sipas ekspertëve të sigurisë, shqiptarët e Kosovës nuk kanë asnjë arsye të bashkohen me synimet e ISIS, edhe pse një pjesë e ndjeshme e imamëve ka arritur të ndryshojë politikën e Bashkësisë Islame dhe kahjen e besimit fetar në Kosovë. Vite më parë, Kosova njihej për një islam të integruar në vlera dhe qytetërim, ndërsa sot ajo duket të jetë dorëzuar para trysnisë vahabiste dhe imamëve të infiltruar nga ISIS në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *