POLITIKA NDËRKOMBËTARE

Lista e arrestimeve ishte e gatshme para tentimit të grushtshtetit

Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, ka dalë me një deklaratë bombastike lidhur me zhvillimet e fundit në Turqi. Ai duke folur për tentim të grushtshtetit në Turqi ka thënë se ‘lista e arrestimeve ishte e gatshme”. Hahn ka deklaruar me tej duke hedhur dyshime të forta se kjo listë ishte përgatitur dhe pritej çasti që të ekzekutohej.

“Lista ishte e gatshme dhe kjo është një e dhënë se ajo ishte e përgatitur të përdorej në ndonjë fazë”, ka nënvizuar Joahnnes Hahn.

Kjo deklaratë e tij kaq direkte është e para e këtij lloji e dhënë nga ndonjë zyrtar i lartë i BE-së për zhvillimet e fundit në Turqi. Menjëherë pas tentimit të grushtshtetit janë arrestuar si të dyshuar 2,745 gjykatës dhe rreth 3,000 pjesëtarë të ushtrisë, përfshirë edhe gjeneral e prokurorë.

Johannes Hahn ka thënë gjithashtu se për BE-në shqetësuese është edhe arrestimi i gjykatësve.

“Ne kemi deklaruar se presim që zhvillimet të ecin sipas standardeve ligjore ndërkombëtare. Nga ajo çfarë po shohim deri më tash, kjo fatkeësisht nuk po ndodhë”, deklaroi Hahn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *