POLITIKA KOMBËTARE

GRUSHTI I SHTETIT TË EROGANIT QË NA BËRI MIRË

Sefedin Krasniqi

Tashmë u kuptua nga gjithë bota se grusht shteti në Turqi u inskenua nga vetë Erdogan. Edhe amerikanët dhe rusët e kanë ditur që nga fillimi. Komisionieri Hahn tregoi hapur se listat, kush do të burgosej, ishin punuar me kohë. Edhe imamët e kanë ditur dhe vetëm kanë pritur fjalimin e Erdoganit për t’i ndezur altopalantët e minareve të xhamive për t’i transmetuar lutjet trishtuese të mortit. Imamët edhe sëpatat i kishin përgatitur dhe pa mëshirë iu prenë kokat « ushtarëve puçistë » nëpër rrugë duke bërtitur « Allahu Akbbar dhe duke u betuar në xhihad ». Edhe CNN-i turk ishte zgjedhur nga ku do t’i drejtohej popullit Erdogan. Edhe gazetarja me shije të shishme në telefonin e së cilës do të fliste Erdogani me FaceTime, fjalët e tij i përcillte në shenjë pohimi duke lëkundur kokën. Gazetarja ka pranuar që është shpërblyer me 250’000 euro për « telefonatën e lisrisë », që në të vërtetë është telefonata e mallkimit ! Me prerjen e kokave të « ushtarëve puçistë », që u pasua me arrestimet dhe pastrimet në ushtri, gjyqësi, polici, arsim, e që do të pasojë në shëndetësi duke prekur edhe bujqit, blegtorët, druvarët, berberët dhe lustraxhinjtë e këpucëve, Erdogani po ia bënë, me shpejtësi, gropen veti.

Nëse vazhdon me këtë ritëm pastrimin dhe prerjen e kokave sipas kërkesës së Putinit, si kundërpërgjigje, Perëndimi do t’iu jep mbështetje kurdëve dhe do të lind Kurdistani i pavarur. Kurdët janë të gatshëm të sakrifikohen deri në pikën e fundit të gjakut për shtetin e tyre. Ata janë të ndarë në katër shtete si shqiptarët dhe janë jo më pak se 20 milion.

Jeniçerët shqiptarë të Erdoganit të trojeve shqiptare

Por, puçi i Erdoganit na bëri mirë ne shqiptarëve për një punë. Jeniqerët vullnetarë shqiptarë (muslimanë) të Erdoganit dolën mbi sipërfaqe sikur këpurdhat pas shiut. U identifikuan me shumë krenari dhe arrogancë dhe krejt në stilin e prindërve apo gjyshërve të tyre marksistë leninistë, të dikurshëm ! Dikush shqeu diplomat e Gülenit (Shkup), dikush u paraqit si jeniçerë vullnetarë (Luginë të Presheves) për të shkuar në mbrojtje të Erdoganit. Edhe në Shqipëri dhe Kosovë nuk munguan jeniçerët e Erdoganit pa lëshuar jargë në krye me Shefqet Krasniqin e mexhanëve të Sibovcit të Obiliqit, ku, siç kam thënë një ditë, s’ka as nuk ka pasur kurrë xhami. Sidomos, jeniçerët shqiptarë vullnetarë (muslimanë) i kanë çmend rrjetet sociale duke u lutur për shëndetin e vëllait të madh të tyre Erdogan dhe duke sharë e mallkuar çdokë që ka guxuar të shpreh mendimin lirshëm për të treguar dinakërinë e Erdogan-it. Kanë hapur edhe profile të reja me emra të sajuar me domethenie dhe kuptime turke.

Shumë i zënë me Reformen në Drejtësi, Rama nuk harroi t’i çojë fjalë Vëllait të Madh (shoferit personal) se iu dogj shpirti për të dhe që ndihej i lumtur dhe me fat që ka shpetuar kokën, edhepse nuk e kishte pasur ne rrezik. Udhëheqësit e Shqipërisë, të gjithë i kanë vëllezër: ish-jugosllavët, rusët, kinezët, turqit, etj. Vetëm shqiptarët e Kosovës i kanë miq. S’kanë faj. Janë duke e çuar në vend me devotshmëri amanetin e kurvit.

Udhëheqësit e shtetit të Kosovës u prononcuan, por në mënyrë stereotipe dhe të lodhtë-pa asnjë ndjenjë vëllazërore (nga frika !). Madje, Thaçi befasoi, nuk i tha Erdoganit as vëlla i madh as i vogël. As që ia përmendi emrin fare.
Ramush Haradini u deklaru haptas që s’e ka vëlla Edoganin sepse Erdogani nuk ështe shqiptar dhe pikë. Kjo është burrëri. Ramushi edhe më parë u ka thënë jeniçerëve të Erdoganit dhe të tjerëve se nuk i ka vëllezër ata që në Kosovë e sollën vehabizmin me ndihmen serbo-ruse dhe të do shteteve arabe që në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri ndërtojnë vetëm xhamia e në Serbi kanë investuar në ndërtimin e Beogradit nën ujë. Ky kurrë s’ka koketuar me jeniçerët vullnetarë shqiptarë për vota apo për ta rritur partinë !

Ndërsa, Albin Kurti është duke ia përgatitur fjalimin Visar Ymerit, në mungesë të vëllezërve sijamez nga shteti « Amë » !

Çka duhet të kuptojnë jeniçerët shqiptarë të Erdoganit dhe vetë vëllai i madh i tyre ?

Jam i sigurtë që në ditët në vijim, do të mundohen të shkaktojnë ndonjë bela në Shqipëri, Kosovë apo në Maqedoni. Fati i shqiptarëve është Kosova e lirë, të cilën dihet kush e ka çliruar nga Serbia pas 2000 vjete robëri. Jeniçerët vullnetarë shqiptarë dhe vetë Erdogan duhet ta dinë se Kosovën e ka çliruar SHBA dhe BE dhe gjaku i shqiptarëve. Duhet ta dinë se Gjermania për herë të parë që nga LDB e ka angazhuar ushtrinë e vet në operacione luftarake, pikërisht në Kosovë. Një tentim destabilizimi i cilësdo pjesë nga trojet shqiptare, reagimi i shqiptarëve muslimanë, por që janë sëpari shqiptarë, do të jetë i fuqishëm. Kurrë nuk do të lejojnë që ndokush, kushdo qofshin ata, të organizojnë prerjen e kokave pjestarëve që janë të autorizuar të kujdesen për qetësinë e shqiptarëve në trojet e veta, sikur që bënë imamët e Erdoganit mbi urën e Bosforit. As SHBA e BE nuk kanë investuar miliona e miliona euro në Kosovë për t’i hapur rrugën ndonjë neo-perandorie osmane të projektuar me kutin e Erdoganit. Dhe, shqiptarët nuk kanë derdhur gjak për një okupim të ri ! Mbrojtja e vlerave që i kemi krijuar me mund, kësaj radhe, u takon shqiptarëve muslimanë, por që me shpirt ndihen se vëllezërinë e kanë nga gjaku e jo nga feja. Ky është virtyti më i shenjtë dhe detyra më patriotike në këtë kohë çmendurie fetare.

Sentenca e grusht shtetit të Erdoganit dhe Ilir Shaqiri

Dy gjeneralëve jeniçerë nga Kosova; njëri boshnjak që e sulmoi Erdoganin (gjeneral Adem Huduti) nga Reçica e Prizrenit dhe jeniçeri tjetër që e mbrojti Erdoganin (gjeneral Umit Dunda) me origjinë nga Prizreni do t’iu kushtojë një këngë Ilir Shaqiri !

3 thoughts on “GRUSHTI I SHTETIT TË EROGANIT QË NA BËRI MIRË”

  1. Nuk e marr vesh ate: se keshtu e la amanetin kurvi ,me sa dime kufijte i ndau Europa ,dhe ai nuk u tha vellezer as turkut dhe as serbit edhe xhamiat ja hoqi fare

  2. Keta jane Jeniqeret Musliman : Visar Duriq, Naim Trrnafc, Xhabir Hamit, Irfan Salih, Ferid Agan, Fuad Ramiq, Gezim Kelmend, Nexhmedin Spahi, Amir Ahmet, Sabri Bajgor, Mazllam Mazllam, Lavdrim Muhaxher, Enes Gog, Lavdrim Muhaxher, Lutfi Hazir,…edhe nja 20-25 mije te tille.

    Por keta Jeniqer veprojne sepse i lejojne qeveritaret e Kosoves te veprojne….

    Ndersa ne Shqiperi Speciet e llojit Edi Rama dhe Olsi Jazegji jane kundershtaret kryesor te teorise se Darwinit, sepse nuk eshte be njeriu prej majmuni por Majmuni Prej Muslimani.

    DARWIN U KRY

  3. Sefedin Krasniqi të lumtë dora ! Kështu shkruajnë vetëm ata që dinë ! Unë po të dija të shkruaja sikur ju nuk do të ndalesha kurrë se shkruari , as ditën e as natën !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *