POLITIKA NDËRKOMBËTARE

Aydan Özoguz: Erdogan dhe Turqia të respektojnë ndarjen e pushteteve dhe rregullat demokratike

Kreu i komisionit për integrimin e turqve në Gjermani pranë qeverisë së kancelares Merkel, zonja Aydan Özoguz, i bënë thirrje kancelares dhe Gjermanisë të mos e lënë të vetme Turqinë dhe popullin turk, i cili po ballafaqohet me probleme të shumta, por të angazhohet për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe ndarjen e pushteteve në Turqi. “Pas grushtshtetit të dështuar janë shtuar gjasat për konflikt mes turqve edhe në Gjermani”. Aydan Özoguz dhe komisioni për integrim pranë qeverisë Merkel i sigurojnë qytetarët me prejardhje turke se qeveria Gjermane do të mbrojë kornizën për debat demokratik dhe zgjidhje të mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore. Özoguz theksoi rrezikun e mundshëm të konfrontimit mes nacionalistëve turq në njërën anë dhe pasuesve të AKP-së së presidentit Erdogan në anën tjetër. Qeveria e kancelares po e përcjell me vëmendje të shtuar gjendjen në Turqi dhe i ka kërkuar zyrtarisht shtetit turk mbrojtjen e ligjshmërisë dhe shmangjen e hakmarrjes mesjetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *