POLITIKA NDËRKOMBËTARE

Selxhukët dhe shqipfolësit ngrejnë harkun e triumfit

Në mesin e selxhukëve shqipfolës dhe paraardhësve të tyre turq ka filluar festimi i triumfit të partisë islamike AKP dhe presidentit të zgjedhur Erdogan kundër puçistëve kemalist. Mbështetja e masave selxhuke për politikën e dorës së fortë të Erdoganit kundër “kufarëve”, është shoqëruar edhe me lutje për dënim me vdekje të puçistëve dhe të gjithë atyre që pengojnë rikthimin triumfal të osmanlinjëve të ri në pushtet.

Dështimi i kinse puçit ushtarak në Turqi po konsiderohet si rast i mirë për selxhukët dhe AKP-në, që ata të realizojnë planet e tyre dhe të t’a shfrytëzojnë përparësinë që u ofroi momenti aktual për të pastruar radhët e ushtrisë nga ndikimi kemalist.

Përpos pastrimit të radhëve të ushtrisë, AKP dhe Erdogan planifikojnë që me mbështetjen e selxhukëve dhe pasardhësve të tyre në rajon, të nisin valën e re të turqizimit të pakicave kombëtare, ku ndërrimi i emrave dhe ndalimi i shkollimit në gjuhën amtare është synim kryesor.

Mbështetjen për politikën e dhunës asimiluese të AKP-së dhe presidentit Erdogan e kanë dhënë edhe imam të Bashkësisë Islame të Kosovës, Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni dhe të Bashkësisë Islame në Shqipëri. AKP dhe Erdogan i kanë siguruar imamët dhe selxhukët në Turqi e rajon, se pushteti i osmanlinjëve të ri do t’i mbështesë edhe më shumë financiarisht përpjekjet e përbashkëta për ringjalljen e Perandorisë Osmane.

Ditën e djeshme, në një demonstratë të përbashkët në Gjermani, një imam i AKP-së i shoqëruar nga një shqipfolës selxhuk, e entuziazmuan masën e mbledhur të përkrahësve, duke i siguruar ata se demokracia do e mundësojë ringjalljen e Perandorisë, se devijimi në Turqi dhe vendet mike do të përfundojë, dhe se osamnlinjtë e ri do të jenë sundimtarët e sërishëm në ish-tokat e pushtuara.

One thought on “Selxhukët dhe shqipfolësit ngrejnë harkun e triumfit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *