POLITIKA KOMBËTARE

Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

Shkruan: Blendi Fevziu

Ishte befasuese, por jo e papritur. Grushti i shtetit ne Turqi, mori vemendjen e shqiptarve, me shume se cdo event tjeter nderkombetar. Me shume se sa zgjedhjet amerikane, me shume se sa dalja e Britanise se Madhe nga Bashkimi Europian madje edhe me shume se sa gjithe eventet politike ne vendet fqinje, nga te cilat, varet fati i shume emigranteve shqiptare. Kishte nje vemendje befasuese, tek te gjitha zonat ku banojne shqiptare, nga Kosova ne Maqedoni e nga Shqiperia ne Mal te Zi.

Qe shqiptaret paten kete vemendje per Turqine m’u duk befasuese. Per shume vite zhvillimet atje kane qene periferike dhe asnjehere ne vemendje te Shqiperise. Edhe lajmet nga Turqia kane qene te rralla dhe fare te zbehta ne shtypin tone. Ndaj ky evidentim ne rrjetet sociale vetem sa rihapi nje pikepyetje te madhe qe lidhet me shkakun e saj. A ishte vemendja ndaj Erdoganit dhe statuset pro tij nje qendrim parimor i shqiptareve? Pra a ishin ato qendrim legjitim ndaj nje grushtishteti pucist qe tentonte te rrezonte nje qeveri te dale nga zgjedhjet e lira?

Pra a ishte reflektim i nje leksioni demokracie? Veshtire te thuhet kjo. Sepse ndersa reagimi i pare kunder nje grushti shteti ishte legjitim dhe ne sinkron me gjithe boten demokratike, reagimet e mepasme, tregonin se me shume se sa demokracine, shumica e shqiptareve te shqetesuar ne rrjetet sociale per fatin e Erdoganit dhe problemet e tij te brendshme politike. Ata qe reaguan me te drejte kunder grushtit te shtetit, nuk shkruajtem me asgje per dhunen ndaj ushtareve, per vrasjet makabre qe tronditen rrjetet sociale, per shkarkimet masive qe jane karakteristike vetem te vendeve autoritariste apo diktatoriale.

Akoma me tutje mbeta i befasuar nga adhurimi ndaj Liderit Turk, me postime plot pathos dhe me shikimin e tij si mbinjeri. Te adhurosh demokracine e kuptoj; te adhurosh qytetaret qe u shtrine nen tanke per te penguar nje grusht shteti edhe kete e beso. Eshte e dinjitoze. Por te adhurosh nje person qe sillet ne menyre te tille nuk eshte aspak normale. Dje pashe nje grup studentesh ne Shkup qe grisnin diplomat e tyre sepse ato ishin leshuar nga Kolegjet e Gulenit.

Qe nga Revolucioni Kulturor Kinez nuk kisha pare nje gje me absurde. Njeriu duhet te kete respekt per shkollen ku studion; ajo eshte pjese e rendesishme e jetes se tij; e thote gjithnje me mburrje ate dhe kujton me nderim profesoret e tij. Por te djegesh diplomen tende apo ta grisesh sepse paske studiuar ne nje shkolle e investuar nga nje njeri qe nuk e do Erdogan, kjo eshte vertet jashte cdo llogjike normale.

Nuk eshte cudi qe e gjithe kjo histeri me shume se sa me demokracine dhe parimet e saj, te kete te beje me besimin dhe identifikimin e shume myslimaneve me Turqine. Ne fakt, nese besimi eshte i njejte, Erdogani nuk eshte khalif. Ai nuk eshte skeptermbajtesi i myslimanizmit ne bote dhe as shpetimtari i saj. Eshte nje President i zgjedhur nga Turqit, per hir te se vertetes ne menyre legjitime, por i kritikuar mjaft dhe me te drejte per autoritarizmin e tij.

Mund te jete besimtar, por asesi nuk mund te jete modeli i besimtareve shqiptare, kudo qofshin ata. Dhe aq me pak mund te jete model tolerance dhe mirekuptimi. Dy parime qe kane shoqeruar gjithnje islamizmin shqiptar. Ndaj u befasova duke pare dje kete entusiazem per nje politikan ne rrjetet sociale, entusiazem qe Shqiptaret bejne mire ta ruajne per te tjera evente dhe personazhe politike.

5 thoughts on “Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?”

  1. Asnje Shqiptar nuk e qmon Recep Tayip Orangutanin, por ka Turqeli ose Musliman qe e dojne Orangutanin.
    Ne Kosove ne bazë te praktikimit te religjionit neper faltore Islamike ……ka afer 30-32 mije Musliman. Dhe te gjithe keta e mbeshtetin Orangutanin , sepse nuk e ndiejne vehten Shqiptar por Musliman. Sepse religjioni Islam nuk lejon kombe. Pik.

    Ndersa ne Shqiptaret qe jemi ne Kosove me Diaspore 3.3 Milion…..nuk kemi arsye te mirremi apo mendojme per Orangutanin.

    Ose je SHQIPTAR ose Musliman…..i flliqt.

  2. As je Shqiptar nuk e qmon Recep Tayip Orangutanin, por ka Turqeli ose Musliman qe e dojne Orangutanin.
    Ne Kosove nanbaze te praktikimit te religjionit neper faltore Islamike ……ka afer 30-32 mije Musliman. Dhe te gjithe keta e mbeshtetin Orangutanin , sepse nuk e ndiejne vehten Shqiptar por Musliman. Sepse rwligjioni Islam nuk lejon kombe. Pik.

    Ndersa ne Shqiptaret qe jemi ne Kosove me Diaspore 3.3 Milion…..nuk kemi arsye te mirremi apo memdojme per Orangutanin.

    Ose je SHQIPTAR ose Muskiman…..i dlliqt.

  3. pik se paru ata nuK jan TUEQ ESHTE I VWETMI KOMB QE TOLERON PER POZITA TE LARTA, ESHTE PA BESI AKTI QE ATA KOSOVARE KAN BERE, HA BUKEN E TURKUT DHE BEN DYHAN E SHKAUT, JAZEK , APO ATA U MUNDUAN QE TI QUAJN SKENDER BEU I DYTE, ESHTE NJE NDRYSHIM SKENDERBEN E MOREN OSMQANLINJTE AY NU LA VENDIN DHE SIC E DIME ISHTE KALAMA SHQIPTAR, BERI DETYREN KOMBETARE, KURSE KETA BEN TRADHETIN TE PA PRANUSHME ..JAZEK

    1. Se pari ti zotni ke harruar gjuhen shqipe. Duket qarte qe ti mendimin tend e ke ne turqisht dhe mundohesh ta shprehesh ne shqip prandaj shkruan pacavure te tilla. Turp duhet te te vije ty nga vetja, ne radhe te pare sepse kushedi sa kohe ke qe nuk komunikon ne shqip dhe se dyti qe mundohesh te tregosh te mirat e turkut per shqiptaret, te mira qe as kane ekzistuar dhe as ekzistojne.

  4. Në shekullin 21 shqiptarët vuajnë ende nga sindroma e “kultit të personalitetit” – kur nuk gjejnë objekt adhurimi në qarkun e vet, drejtohen jashtë! Defekt gjenetik, apo mungesë akute e identitetit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *