POLITIKA NDËRKOMBËTARE

Muftiu i Beogradit dhe Shefqet Krasniqi e përshëndesin fitoren e Erdoganit kundër “puçistëve”

Muftiu serb i Beogradit, Muhamed Jusufspahiq ( i lindur Ivan Trifunoviq ), i është bashkuar postimit të ish-imamit të xhamisë së madhe në Prishtinë “Sulltan Mehmet Fatih”, Shefqet Krasniqit. Ata e kanë përshëndetur njëzëri dështimin e “puçit” ushtarak kundër presidentit Erdogan dhe vlerave të ish-perandorisë së përbashkët osmane.

Imami Shefqet Krasniqi në postimin e tij thekson: “Se Turqia po përjeton momente të rënda është parë që sa kohë, por ajo çka ndodhi mbrëmë ishte diçka që ia vuri kapuçin. Në fakt, dolën në pah shumë mynafikë e hipokritë, të cilët për interesat e tyre të ngushta nuk e kursyen as interesin shtetëror. Të atillë ka gjithkund, ka edhe tek ne, por në Turqi si duket paska shumë. Zoti deshi dhe puçi ushtarak dështoi, e të gjithë muslimanët dhe miqtë e sinqertë të popullit turk u gëzuan shumë. Ndaj, faleminderit o Zot që e ruajte popullin turk dhe liderin e saj Erdoganin. Urime popull vëlla turk, jemi me ju.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *