POLITIKA KOMBËTARE

KRIMINELËT JANË TË HUMBUR, PËRFUNDIM I KEQ PO I PRET

Shkruar nga Shefqet Jashari Strofci

Armiqtë e kombit tonë, edhe pse janë të vetëdijshëm se koha po punon për ne, edhe pse po e kuptojnë se faktori shqiptar në Gadishullin Ilirik do të luaj rolin kryesor në një të afërme jo të largët, ata i kanë shumëfishuar forcat që të na godasin me të gjitha mjetet që mund t’i vejnë në veprim, që së paku të na pengojnë, që rruga deri në realizimin e synimeve tona të jetë sa më e gjatë dhe shumë e mundimshme.
Fatkeqësisht edhe pas çlirimit të Kosovës çetnikët e Beogradit po i shfrytëzojnë mbeturinat e shoqërisë shqiptare, nanoistët e gjorë, për të ju ndihmuar në realizimin e skenarit të ndyrë antishqiptarë, për ta bindur botën në kopallat e tyre të vjetra se ,,shqiptarët janë popull jo shtetformues’’. Siç dihet serbo-grekët dhe aleatët e tyre qysh kur ia vunë flakën Shqipërisë nepërmjet bajraktarëve të farës ruse dhe kriminelëve të kuq me të ashtuquajturin’’revolucion i vonuar demokratik’’më 1997, realizuan gjysmën e skenarit dhe e bindën një pjesë të opinionit botërorë në shpifjet e tyre se ne shqiptarët ,,nuk dimë të mbajmë shtet’’ , se ne shqiptarët ,,jemi destabilizues të Ballkanit’’dhe shpifje tjera të ngjashme. Fatmirësisht pjesa e dytë e skenarit u mbet e pa e realizuar, në saje të ndihmës së të Madhit Zot që i detyroi SHBA-të dhe aleatët e saj, për t’i bërë pluhur dhe hi skenarët antishqiptarë të serbo-ruso-grekëve dhe aleatëve të tyre, ku me forcën e tyre të përbashkët NATO-n na e çliruan Kosovën. Populli ynë me pjekurinë e tij të lartë politike dhe atdhedashurinë e flaktë e habiti botën, kur brenda një kohe të shkurtër u kthye në vatrat e shkrumbuara dhe të plaçkitura nga kriminelët serb. Fatmirësisht serbo-ruso-grekët dështuan, por përpjekjet e tyre për realizimin e skenarit të tyre të pa kryer i shumëfishuan, duke i vënë në veprim bishtat e tyre që i kishin lënë të pa prekur në subjektet shqiptare, politiko-ushtarake. Veçmas u treguan të suksesshëm dhe të fuqishëm, siç ishin edhe gjatë luftës, bishtat e tyre që i kishin futur në strukturat udhëheqëse të UÇK-së. Mënyra, vendi, dhe koha e formimit të Qeverisë së Thaçit dhe veprimtaria e saj në Kosovën e çliruar, ua hapi rrugën bishtave serb në Kosovë të punojnë pa pengesë në realizimin e skenarit serb për ta bindur botën se ,,shqiptarët nuk janë të aftë as të bëjnë dhe as të mbajnë shtet’’. Uzurpimet, kërcënimet dhe vrasjet që i bënë dhe po i bëjnë pehlivanët e Nanosit dhe argatët e tyre në Kosovën e çliruar, është ndihma dhe përkrahja më e fortë që po i bëhet Beogradit, Moskës dhe Athinës, nga bajraktarët e farës ruse shqipfolës, që u është bërë ndonjëherë më parë. Pra, ndihma e pehlivanëve të Nanosit dhe argatëve të tyre është shumëfish më e madhe se ndihma dhe përkrahja që u është bërë këtyre qendrave antishqiptare nga vetë ,,babai’’i farës ruse Enver Hoxha dhe kukullat serbe që qenë vënë në Kosovë nga Beogradi gjatë sundimit të tyre.

Kryekriminelët po mendojnë se pasuria e fituar me anë të krimeve politike dhe ekonomike do t’i bëjnë të fuqishëm dhe të pa prekshëm, por siç po shihet kanë gabuar rëndë.

Tentimi i fundit i pehlivanëve të Nanaosit për t’i sjellë Kosovës njërën ndër tragjeditë më të rënda pas luftës, që kishin për qëllim vrasjen e kolonel Tahir Zemës, njërit ndër komandantin më të suksesshëm të UÇK-së, tregon se bajraktarët e farës ruse dhe shërbëtorët e tyre, që po luajnë rolin e udhëheqësve të subjekteve politike dhe shtetërore të Kosovës, janë në fazën e fundit të çmendurisë, sepse e kanë të qartë se krimet e tyre që i bënë para lufte, gjatë luftës dhe pas luftës janë të zbuluara, dhe se nuk do të shkoj shumë larg kur policia do të jetë e detyruar t’i arrestojë për të dhënë llogari për krimet e bëra. Dihet se kriminelët janë pa shpirt dhe pa zemër, por kriminelët e kuq shqiptarë po tregojnë edhe një veti të veçantë. Me siguri kjo veti e veçantë e tyre është krijuar nga përdorimi i gjatë i,, egjrës’’ komuniste, prandaj mënyra se si po i bëjnë krimet po tregohen se janë shumë të lig dhe të marrë. Mjafton të përmendet rasti i fundit, kur planifikuan t’i vrasin me dhjetëra njerëz, gra, fëmijë, qytetarë të pafajshëm, vetëm për të realizuar një vrasje, që bajraktarët e farës ruse dhe shërbëtorët e tyre do t’i gëzonin, që në atë krim kundër njerëzimit do të gjente vdekjen Tahir Zemaj, një burrë i fortë i shqiptarisë, që i pari ua dha hakun e merituar hordhive serbe në Logjë e gjetiu.

Kryekriminelët po mendojnë se pasuria e fituar me anë të krimeve politike dhe krimeve ekonomike do t’i bëjë të fuqishëm dhe të paprekshëm, por siç po shihet kanë gabuar rënd. Ishin llumperproletarë dhe ashtu do të mbesin. Pasurinë e vjedhur dhe të uzurpuar do t’ua marrim (nacionalizojmë). Do të mbesin edhe pa pozita udhëheqëse, ashtu siç mbeti ’’babai i farës ruse’’Qosja. Këtë radhë qytetarët e Republikës së Kosovës në zgjedhjet lokale nuk do të kanë mëshirë ndaj nanoistëve dhe neostalinistëve, që po mundohen për ta destabilizuar Kosovën, që po punojnë për interesa të huaje dhe për interesa personale e klanore, duke i shkelur interesat madhore kombëtare. Por këto mbeturina të shoqërisë shqiptare, prapseprap kanë fat se ne nacional-demokratët kemi mëshirë. Do t’u sigurojmë mbrojtje sociale. Mos t’i frigohen pleqërisë, nuk do t’i lëmë të lypin rrugëve . Do t’i vejmë në shtëpia të pleqëve, se jemi të sigurtë se as fëmijët dhe as farefisi nuk do të kujdesën për ta kur t’u dalin në shesh të gjitha të ligat që ia bënë Kosovës, kur të dalin në shesh të gjitha krimet dhe të zezat që ua bënë shqiptarëve.

Një këshillë për kriminelë që vrasin pas shpine.

Këshilla e fundit për kriminelët : Ju kriminel të vegjël, ju doras të mjerë, ju qytetarë anonim me emra shqiptarë, që ua ka pi sorra mendtë dhe asgjë nuk po kuptoni se në dorë të kujë keni rënë. Mos u bëni të marrë, se vrasja dhe krimi në as një mënyrë nuk mund të quhen ,,vepër patriotike’’. Vrasja është krim. Ai që vranë njerëz pa hak, ai që vranë njerëz pas shpine, ai që vret njerëz me pare, nuk është njeri, ai është më i keq se bisha e egër, ai është kriminel! Mos harroni se populli na mëson nga përvoja e tij se ,,gjaku nuk humbet’’. Pra një ditë herët a vonë do të zbulohen të gjitha vrasjet, do të zbulohen të gjitha krimet! Populli ynë është human dhe zemërgjerë! Ai për hir të Zotit dhe pastaj të Kosovës i fali më tepër se 1000 gjaqe, kur ishte koha t’i bashkojmë forcat, kur erdhi momenti për t’i bashkuar radhët, se donim t’i këpusim prangat e robërisë! Kosova sot është çliruar në saje të mundit të madh të shumë gjeneratave. Por Kosova sot, e ka edhe një betejë shumë të rëndësishme. Ka mbetur beteja përfundimtare për të realizuar pavarësinë e Kosovës. Dhe pastaj me zgjuarsi dhe me punë të mbarë do t’i realizojmë edhe shumë synimet tjera madhore. Ju kriminel të vegjël, ju doras të mjerë, pendohuni sa më parë për krimet që i bëtë! Juve ju mashtruan kriminelët e mëdhenj, që luajtën rolin e ,,udhëheqësit ushtarak’’ apo të ,,udhëheqësit partiak’’. Pranimi i fajit para organeve gjyqësore merren për rrethanë lehtësuese, kur ju shqiptohen dënimet, por pranimi i fajit edhe me ligjet e Kanunit do të merret si rrethanë lehtësuese. Prandaj sa më parë të paraqiteni në organet e policisë për t’i treguar krimet që i bëtë ju apo të afërmit e juaj. Merrni shembull Daut Hajradinajn, i cili vullnetarisht u paraqitë në organet e hetuesisë për të treguar se si erdhi deri te vrasja e katër ushtarëve të UÇK-së, dhe kush i vrau ata. Po qe se ia doni të mirën Kosovës, po qe se ia doni të mirën fëmijëve tuaj dhe të dashurve tuaj, lajmërohuni sa më parë në organet hetimore, apo në organet e policisë për ta paraqitur krimin që e bëtë ju, apo shokët tuaj. Populli ynë ka zemër të madhe, ai do t’ua fal fajin, se e din se ,,shtisi është më fajtor së bërsi’’se e din se juve kriminelët e mëdhenj ju kanë mashtruar. Përndryshe, po qe se nuk lajmëroheni vet, por hetimet e policisë do të zbulojnë krimin e juaj, juve nuk do t’u falet kurrën e kurrës faji i krimit. Edhe kur ta kryeni dënimin kanuni i Lekë Dukagjinit do të ju dënojë edhe njëherë. Juve dhe familjet e juaja do t’ju leqitim. Edhe kur të vdisni nuk do t’ju lëmë në varreza të qytetarëve. Varri i juaj do të jetë i mallkuar dikund nepër përrocka dhe moqale!

Po ju kriminel të mëdhenj, çka po pritni! Vranie veten më së miri ju bjen! Për ju nuk ka falje! Ju nuk do të meritoni mëshirë! Juve ju pretë mallkimi i Zotit dhe i popullit! Ju jeni farë e djallit të mallkuar! Ju jeni zog shkau! Ju jeni tharmi i të gjitha të ligave që e gjetën popullin tonë! Ju njohim shumë mirë se kush jeni! Me emra dhe mbiemra të plotë ju njohim! Koha e juaj po i afrohet perëndimit! Ju jeni të mbaruar! Ju jeni cofëtina! Kundërmoni erë cofëtine edhe pse vesheni me rrobe të reja, edhe pse veni kravata kuq e zi, edhe pse flisni për patriotizëm, edhe pse me plot gojën flisni për pavarësinë e Kosovës, edhe pse flisni për dëshmorët e kombit, edhe pse flisni për familjet e të masakruarëve dhe invalidët e luftës, ju jeni kryekriminelë! Ju jeni ata që e keni krijuar Qendrën e Krimit në Kosovë, ju jeni ata që e keni krijuar mafinë politike dhe ekonomike në Kosovë! Ju jeni vazalët e Nanosit, ju jeni sëbashku me Nanosin shërbëtorët e Athinës, Beogradit dhe Moskvës! Ju jeni ,,njerëz’’ të vdekur për së gjalli!

Botuar në Librin “KRIMINELËT JANË TË HUMBUR PËRFUNDIM I KEQ PO I PRET”

One thought on “KRIMINELËT JANË TË HUMBUR, PËRFUNDIM I KEQ PO I PRET”

  1. KEMI AKUZUAR SERBET PER KRIMET E BERA, KUNDER POPULLIT SHQIPTARE SI DO MOS KOSOVARVE, PRA MOR VELLEZER, FAJIN E KANE TRADHETARET E KOMBIT QE I KINI DHE PO VEPROJNE NE MYNYR TJETER, VJEN PYETJA PSE I BEJNE KRIMET E POPULLIT TE TYRE, ESHTE KOLLAJ NUK JAN SHQIPTARE, NUK NJOHIN PATRIJOTIZMEN, JAN TE XHVESHUR NGA MORALI, JAN ME TE KEQ SE EGERSIRAT, ISHALLA KIOHA DO VIJ QE DHE ATA TE SHKOJNE NEPER PLUMBAT E ATYRE QE JU KAN BERE TE NJEJTAT, ROST KOSOVA ROFSHIN SHQIPTARET E NDERCEM , MOS HARONI FJALEN HAK MARJEN,, RESPEKT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *