OPINIONE

KAUSHA RIOSHE

Shkruan: Rexhep Shahu

Po shoh e lexoj shume kausha te merakosen, te qajne e vajtojne, te kendojne e lumturohen per Turqine shume me teper se sa per Shqiperine.

Keto kausha, qe une i quaj kausha, jane rioshe demokracie disa, jane ishkomuniste qe u bene predikues feje mashtrues,
jane ata qe paguhen per te bere reklama per fe te ndryshme, kush t’i paguaje me mire,
jane ata qe pa dite as alfabetin e plote te gjuhes shqipe pellasin ne varrime gjoja arabisht duke e perdhose edhe gjuhen arabe te cilen nuk e dine por e fyejne, jane ata bij cobanesh a bareshash te nderuara, bij mjelesesh dhe shpesh bije Nafijesh partie qe te kallin sot ne mbrojtje te fese, jane bash ato disa nga bijte e bijat e atyre qe ishin me te zellshmit ne shembjen e kishave e xhamiave qe sot te vrasin per fene qe s’e dine c’eshte dhe per zotin qe nuk i besojne aspak,

jane bash bijte e atyre qe ma zhveshen dhe poshtruan te kroi i fshatit gjyshin tim hoxhe, i cili tha atehere se komunistet jane te pafe,
jane bash bijte e atyre komunisteve te zellshem qe prisnin dru si pune te zgjedhur ose milnin lope, ose spiunonin gjithe naten dhe qe e tallnin dhe spiunonin babane tim qe mbante ramazan fshehtas pa leje partie,
jane bash do bij a bija spiunash qe hyne ne burg per poshtersi te atilla qe Amerika i denon me karrige elektrike, qe dolen nga burgjet tona me enveriste se sa ishin kur hyne ne burgje,
jane bash do kausha lapangjoza qe jetopjne me ndihma prej organizatave fetare qe jane shumuar shume dhe qe jane legale e ilegale,
jane keto kausha qe te peshtirosen kur u thua fjalimin e kryetarit te bashkise Gjirokaster ne prill 1921 kur thote se feja e shqiptarit eshte besa shqiptare dhe shejtat e shqiptareve jane Aleksandri i madh, Pirro i Epirit dhe Skenderbeu,
jane keto lloj kaushash rioshe qe kujtojne se jeta e bota ka nise me baballaret apo nenat e tyre, qe kujtojne se jeta ka nise me keto kausha qe per nje konjukture apo per nje dore lekesh jane bere misionare te verber te feve te ndryshme dhe sot debatojne per kuranin e biblen pa dite se cfare jane ne thelb keto libra te shenjte,
jane keto lloj kaushash qe per me fshehe spiunimet e prinderve te tyre veshin petka fesh per mbrojtje,
jane keto lloj kaushash qe terbohen e te nxjerrin syte e ballit kur u thua se Turqia osmane e pengoi 500 vjet Shqiperine, e la te vetme pa shkolla shqipe, ia perdori brutalisht forcen fizike e mendore te bijve te saj, mbolli erresire 500 vjet ne Shqiperi,
jane keto lloj kaushash rioshe debile qe zemerohen me ty kur u thua se Tuqia mori lenden njerzore, shqiptaret e debuar prej Serbise sipas marreveshjes Turko-Serbe per te populluar shkretirat e veta dhe tokat e trojet e shqiptareve ia fali me dekrete Serbise,
jane keto kalusha rioshe demokracie, votues me pagese partish, qe duan Turqine me shume se Shqiperine, qe te marrin inat kur u thua se Turqia ua hoqi identitetin shqiptareve, ua tjetersoi mbiemrat dhe Turqia nuk u pendua kurre qe per miqesine e vet turko-serbe shfarosi shqiptaret,
jane keto kausha batalla qe te cajne trapin ne ekrane e tavolina si dashnore pa kushte te Turqise e cila shemtohet prej ketyre morrave, qe ti nxjerrin syte me thoj kur u thua se para dashurise turko serbe ajo turko shqiptare eshte e pallogaritshme kur e sheh te materializuar ne investime turke ne Serbi e Shqiperi. Turqia dhe vendet arabe ndertojne xhamia ne Shqiperi me minare deri ne qiell si raketa kunder zotit, ndersa ne Serbi investojne miliadra ne industri dhe celin plot e plot vende pune,
jane keto kausha qe knaqen me kete gjendje se tek ne punesohet ndonje hoxhe analfabet dhe qe ato qe vijne nga disa vende arabe jane kunder hoxhallareve qe ndjekin Turqine,
jane bash keto kausha qe te bejne t’u thuash mos na cani trapin, qe pine raki gjithe diten neper kafe e rrejne ne shtepi se jemi ne ramazan, qe bejne vjedhje nga me te ndryshmet dhe deklarohen si flliqana myslimane te ndershem, por vec ne gjume ose te vdekur ndoshta.
E keshtu pra boll ma. Une jam mysliman, jo praktikant, nip i nje hoxhe me emer dhe mbaj me krenari emrin e tij, bir prinderish qe kane praktikuar ritet kryesore te fese islame, por jo skllever te saj, qe jane shkrumbue ne gusht per nje lot uje por nuk e kane thye kurre ramazanin, prind ne familje ku mbahet ramazan, mysliman qe nuk duroj te me varrosin hoxhallare qe nuk mi thone ato fjale ne gjuhen shqipe, qe nuk duroj te me perrallisin hoxhallare handikapate qe per meshire u jepet nje rroge dhe lypin leke si lypsare nga xhemati.
Jam nip i nje hoxhe qe ka cele disa shkolla fetare ne fillim te shekullit te kaluar sepse ka qene i bindur se shkolla e zhvillon kete vend, pavaresisht gjuhes se shkollave, jam bashkefshatar i kryemyftiut te Kukesit Sulejman Laci qe zbriste nga kali dhe ua qethte me gershane mjekrat e flliqta hoxhallareve dhe nuk i lejonte me mbajte mjekra sepse me mbajte mjekra nuk eshte lehte, nuk duhet me dale udheve me u mbushe pluhur, llom, me ate mjekerr te llomte nuk mundesh me u ule ne sofer e me hanger buke tek njerzit se te behet mjekra si dacit me kos,
pra kausha, rrini ne pune tuaj se me dhune nuk impononi askend me u ndjeke ne fene tuaj.
Dhuna juaj po cel biznese te reja fetare. Vish nje uniforme nje kostum dhe shetit neper qytet, mbaje mjekren si cjap sa mos me te durue askush ne autobuz prej eres se llomit e djerses, shkurto pantallonat, kjo eshte pune, reklame dhe paguhesh per kete.
A nuk eshte biznes fetar… Fete e sektet po konkurojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *