POLITIKA NDËRKOMBËTARE

Erdogan po i shkatërron strukturat demokratike

Shkruan: Christian Nitsche, ARD-Aktuell

Grushtshteti është e kundërta e asaj ç’farë prezanton vlera demokratike. Vendosja e diktaturës ushtarake në Turqi dështoi, megjithatë, nuk ndjehesh mirë kur e sheh hakmarrjen e presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Ai po e shfrytëzon momentin që të pastrojë edhe gjyqësorin nga gjyqtarët e pavarur. Pa respektuar asnjë procedurë ligjore, janë larguar nga puna mëse 2700 gjyqtar, një e pesta e numrit të gjithmbarshëm të gjyqtarëve në Turqi.

Ç’farë sulmi kundër shtetit të së drejtës dhe demokracisë! Apo ndoshta u ndodhën këta gjyqtarë një kohë të gjatë në listën e zezë të presidentit Erdogan? Politikani që brenda një dite largon një numër të tillë të gjyqtarëve nga funkcioni, pa i respektuar fare procedurat ligjore, e dhunon qëllimisht ndarjen e pushteteve dhe i shkatërron strukturat demokratike.

Cili është qëllimi i Erdoganit dhe pasuesve të tij? Si duket, pas gazetarëve kritik, kurdëve dhe pakicave tjera, tash në rend për t’u ballafaquar me gjyqësorin e kapur nga partias e Erdoganit duhet të përgjigjen edhe vet gjyqtarët! Erdogan po e kërkon edhe rikthimin e dënimit me vdekje, të cilin ndaj kundërshtarëve politik do ta shqiptojnë gjyqtarët e dëgjueshëm të regjimit.

Nëse kjo gjendje vazhdon, mund të themi se Turqia po shkon drejt shtetit policor, me një njeri të vetëm në krye të pushtetit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *