POLITIKA NDËRKOMBËTARE

25 nga 34 krerët e puçit, gjeneral e kolonel të arrestuar janë me prejardhje shqiptare

Terrori ndaj oficerëve shqiptar në armatën e Turqisë po vazhdon. Ndër të arrestuarit edhe piloti shqiptar që rrëzoi aeroplanin ushtarak rus.

I pandehuri kryesor për organizmin e grushtshtetit ushtarak në Turqi, Gjenerali Akin Öztürk, ka prejardhje prej Mitrovicës, ndërsa ndër të akuzuarit tjerë është edhe piloti ushtarak Jusuf Kurti, i cili vitin e kaluar kishte rrëzuar aeroplanin ushtarak rus.

Ky pilot ka prejardhje nga fshati Bukuroc, Komuna e Preshevës, transmeton Zhurnal. Edhe personi i dytë i akuzuar gjeneral-lejtnant, Metin Idil, ka gjithashtu prejardhje shqiptare. Nga 29 kolonel dhe pesë gjeneral që janë arrestuar deri tani, 25 prej tyre kanë prejardhje shqiptare.

2 thoughts on “25 nga 34 krerët e puçit, gjeneral e kolonel të arrestuar janë me prejardhje shqiptare”

  1. ne qofte se ata gjeneral qe kan origjunen shqiptare e kan formuar marjen e praj ministrit i zgjedhur nga populli TURK ATA DUHET TE KERKOJNE FALJE ZOTIT PRAJMJNISTRIT, MBASI TUEQIJA I KA DHENE SHKOLLAT DHE STREHIM KUR E KAN KERKUAR, UNE SI SHQIPTAR VET THEM JAZEK, PER AKTIN E BERE ESHTE TRADHETI, SI DUKET ATA DO JEN SINPATHUSE FESE MYSLIMANE,,

    1. Turqija su ka dhane toka po i ka ndrrue me tokat tone qe ikemi lane ne Serbi kure me marveshjen turko serbe shqiptaret u shperngulen ne turqi neper shkretirat e turqise per ti bere mish per top ne mes turqise dhe rusise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *