POLITIKA NDËRKOMBËTARE

Michael Rubin, këshilltar i Pentagonit, në muajin mars e paralajmëroi grushtshtetin ushtarak në Turqi

Michael Rubin, këshilltar i Pentagonit dhe anëtar i “Think Tank American Enterprise Institute”, në muajin mars të këtij viti, në një artikull të shkruar, paralajmëroi grushtshtetin ushtarak në Turqi dhe pastrimin e radhëve të ushtrisë turke nga oficerët që nuk i shërbejnë idesë së turqve-selxhuk. Në pyetjen e korrespondentit të SRF, se si Michael Rubin erdhi deri në këtë përfundim, ai përgjigjet: “Pas bisedimeve që kam zhvilluar me shumë kolegë të ushtrisë, kam marrë përgjigjen për gjendjen jo të mirë dhe për pakënaqësinë e madhe të drejtuesve të ushtrisë turke me kursin islamik të presidentit Erdogan. Drejtuesit e ushtrisë turke njihen për linjën e tyre Kemaliste dhe mbrojtjen e Kushtetutës sekulare, prandaj edhe konflikti me Erdoganin doli të jetë i paraprogramuar. Mendoj se kjo çka po shohim në Turqi, është vetëm maja e ajsbergut. Ditët dhe muajt në vijim do të jenë shumë domethënës dhe pritet që konflikti të eskalojë, me tendencë për të krijuar një valë të re të refugjatëve nga Turqia drejt Europës. Burgosja e Adem Hudutit, Gjeneralit kemalist, është një shenjë e zymtë edhe për aleancën e paktit veriatlantik NATO.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *