POLITIKA NDËRKOMBËTARE

Dhuna dhe hakmarrja mund ti kushtojnë shumë shtrenjtë Turqisë

Politikanë nga e gjithë bota e kanë dënuar tentimin e grushtshtetit në Turqi. Megjithatë, burgosja e mijëra vetave dhe shkarkimi i plotë i mijëra gjyqtarëve paralajmërojnë ditë të zeza për vendin. Lajmet për masakrimin e shumë ushtarëve të pafajshëm kanë ngjallur skepticizmin edhe te aleatët e Turqisë.

Presidenti gjerman Gauck dhe kancelarja Merkel i kanë kërkuar qeverisë dhe presidentit turk të mbështesin hulumtimin e pavarur dhe të respektojnë ndarjen e pushteteve si kusht për ekzistencën e një demokracie të mirëfilltë dhe funkcionale.

Në fjalën e saj, kancelarja Merkel deklaroi se: “Hakmarrja dhe dhuna pas dështimit të grushtshtetit nuk e ndihmojnë stabilizimin e gjendjes dhe rikthimin e paqes shoqërore. Demokracia nënkupton, respektimin e legjitimitetit, por edhe respektimin e të drejtave të të gjitha pakicave kombëtare. Shkarkimi i 3000 gjyqtarëve, është shenjë brengosëse dhe nuk na jep shpresë për një rikthim të shpejtë të gjendjes normale në Turqi.”

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *